Presidenti i Mongolisë në karantinë për shkak të koronavirusit, pas vizitës në Kinë

Agjencia shtetërore e lajmeve e Mongolisë ka publikuar se kreu shtetëror do të vendoset në karantinë menjëherë pas kthimit nga Kina për shkak të infektimit të mundshëm me koronavirusi.

Battulga është presidenti i parë i ndonjë shteti i cili e ka vizituar Kinën pasi ky vend filloi t’i zbatojë masat emergjente për shkak të koronavirusit.

Presidenti i Mongolisë ka qëndruar të enjten në Pekin së bashku me shefin e diplomacisë dhe zyrtarë tjerë.

Në anën tjetër autoritetet e Hong Kongut e kanë futur një qen në karantinë për kafshë shtëpiakë, pasi ishte i testuar pozitivisht ndaj koronavirusit, kanë kumtuar zyrtarët, transmeton CNN.

Qeni është dorëzuar departamentit për bujqësi dhe peshkatari në Hong Kong, pasi pronari i tij ishte infektuar me koronavirus, pretendohet në deklaratë./Insajderi