,,Pse festa e ,,7 MARSIT,,këtë vit festohet ndryshe në Komunën e Sarajit?

ibishi

“7 Marsi” është një datë e madhe historike për arsimin shqip.,Sot kujtojmë 7 marsin e vitit 1887, mendja jonë është gjithmonë tek mësonjëtorja e parë laike shqipe e Korçës e cila falë kontributit të pishtarëve të arsimit të asaj kohe si dhe të shumë brezave të tjerë, bëri të mundur që dituria dhe mendja e edukuar e kombit tonë ta përmbyste përgjithmonë heshtjen dhe asimilimin shekullor që të tjerët padrejtësisht me shekuj na e kishin imponuar.

Në  këtë datë nga marsi në mars, gjithçka ndryshon në Komunen tonë Saraj  

frymëzuar  nga hisoria dhe veprimtaria e lavdishme kombëtare dhe rrugëtimin që ka bërë arsimi dhe shkolla shqipe deri më sot.

                 Kryetari i Komunës z.,Blerim Bexheti  dhe administrata komunale ishin në luftë të pakompromistë në realizimin e një politike  positive në fushën e arsimit ,për rindërtimin e infrastrukturës shkollore me kushtet bashkëkohore në të gjitha shkollat që gravitojnë në komunën e Sarait.

                  Në Republikën e Maqedonisë së Veriut, gjatë  kohës së monizmit dhe në demokracinë e brishtë të  sajë shqiptarët në fushën e arsimit  ballafaqoheshin me probleme të natyrave  ,nga më të ndryshme ,,duke mos harruar modelet e paraleleve shqipe të përpunuara e dizajnuara në kuzhinat sllave (Nga Partia Komuniste e Maqedonisë  e më pas riemëruar  Lidhje Social Demokrate e Maqedonisë) e laboratorë antishqiptar duke zhvilluar politikat e tyre kundër arsimit shqip si në Kumanovë ,Tetovë Gostivar dhe gjimnazin Zef Lush Marku në Shkup .Në atë botë as që mund të flitej për paralelele të gjuhës shqipe e të drejtimeve profesionale  ,nuk duhet lërë anash pa mos i përshkruar edhe elemenetet  infrastrukturore të të qenit nxënës e me theks të veçantë ato që banonin në periferi e me fokus të vecantë Derveni dhe Karshiaka e Shkupit .

                  Në komunën e Sarajit ,në  këtë muaj  mars është më ndyshe realiteti arsimor sesa nga motet tjera çdo vendbanim me shkollë të vecantë ,Andaj sot me bindje të plotë e themi se as që kishte menduar dikush se këtë vend ,hapsira që dikush e kishte shëndrruar në depo bërlloku  ,falë politikave të mirfillta në fushën kulturore dhe arsimore të pushtetit i udhëhequr nga ministria e arsimit kuadro shqiptarë të Bashkimit Demokratim për Integrim  në bashkpunim me komunën e Sarajit do bënte Kompleksin e parajsës arsimore e kulturore pikërisht në Saraj. Sot për her të parë në historinë e Komunës së Sarajit  festojmë edhe gjeneratën e parë të plotë të

     ,,SH.M.Q.SH Saraj,, në Saraj, shkollë e cila drejtohet nga drejtori i parë i kësaj shkolle Mr.Bedri Gjureci në të cilën  mësimin vijojn në dy drejtime si Gjimnaz dhe ekonomi .

            Po ashtu këtë vit u bë realitet duke promovuar lëshimin e sallës së re sportive të këtij  gjimnazi  me të gjitha paisjet  bashkëkohore ,kjo paraqet edhe një shtytje pozitive shtesë për gjimnazistët që ata  të shfaqin talentin e tyre në disciplinat e ndryshme sportive. Kjo qendër arsimore dalëngadalë, por me hapa të sigurta, kthehet në kompleks kuturor e arsimor bashkë me promovimin e projektit  për ndërtimin e shtëpisë së Kulturës në nivel komunal ,që do të paraqet motivim shtesë  për nxënësit, rininë dhe shoqatat kulturoro artistike e shkencore e  të zhvillojnë veprimtaritë e tyre .

            Padyshim sot për këto të arritura sot ju jemi falenderues  politikave të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe kryetrait të Komunës, Blerim Bexheti.

7 Marsi për ne është një ditë e shenjtë për të falenderuar mësuesit,veteranët dhe të gjithë dashamirët e arsimit në komunën-Saraj .Ju falenderojmë për rolin dhe kontributin e  dhënë në detyrën e tuaj  fisnike edukative-arsimore.