El Feth

sula

Cfarëdoqoftë ardhmëria e konfliktit në Siri, është shumë e qartë se Rexhep Taip Erdogan, do ju qëndrojë besnik bindjeve të veta se Turqia nuk pranon dorëzim përpara terorizmit të cilin e ka luftuar me vite dhe gjatë asaj kohe ka dhënë me mija shehidë.
Shkruan h. Sulejman ef. Rexhepi

Këtyre ditëve në xhamitë e Turqisë po dëgjohet vazhdimisht surja “El Feth”(Fitorja) me të cilën populli turk po i lutet Zotit t’i jep forcë ushtrisë së tyre që të ngadhnjejë në përplasjet që po ndodhin në Siri me forcat e regjimit të Asadit i cili po ndihmohet me të gjitha mënyrat nga Rusia dhe grupet teroriste.
Pas daljes nga xhamia, para disa ditësh, Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan deklaroi se “fitorja gjithsesi do të jetë e jona dhe ne do t’ju mbajmë një leksion historik të gjithë atyre që mendojnë se mund t’a gjunjëzojnë Turqinë…”. Kjo deklaratë e Erdogan u përshendet nga opinion turk i cili është akoma i mbërthyer nga dhembja për shkak të humbjes së tridhjetë ushtarëve turq në Idlib.Sot të gjithë e dijnë se Ankaraja nuk do lëvizë nga qëllimi i vetë.
Kur aeroplanët luftarak të Turqisë, F-16, rrëzuan në rajonin Jabal al-Zaëiya dy aeroplanë sirianë, u qartësua tërësisht se Erdogan nuk e ka ndërmend të zmbrapset dhe se operacioni “Mburoja pranverore” ka për qëllim të mbajë largë pikave vëzhguese turke të gjitha forcat e regjimit të Asadit. Analistët thonë se grumbullimi i forcave turke në Idlib dhe epërsia ushtarake në teren pritet t’i sjellin Turqisë epërsi edhe në tryezat e bisedimeve, qofshin ato rajonale apo ndërkombëtare lidhur me çështjen siriane.
Nuk ka dyshim se në këtë situatë të komplikuar që po krijohet me përplasjet turko-siriano-ruse, Erdogan dhe Turqia po përballen edhe me një problem po aq të madh, që është menaxhimi i situatës me refugjatë dhe me krizën humanitare. Numri i njerëzve që poi kin nga rajoni i përfshirë me luftime ka bërë që të zhvendosën mbi një milion refugjatë. Në drejtim të Turqisë, kuptohet.

Por, Turqia është nga pak e lodhur me menaxhimin e krizave të rëfugjatëve që po zgjatin me vite. Nëse kësaj i shtohet edhe angazhimi ushtarak në Siri, është tërësisht i kuptueshëm qëndrimi i Erdogan i cili ua bëri të qartë të gjithëve se nëse nuk angazhohen në zgjidhjen e krizës siriane, ai nuk do të mund të kontrollojë valën e refugjatëve që do të niset drejt Evropës. “Barrën e përkujdesjes për refugjatët shteti turk nuk do t’a mbajë më i vetëm”, deklaroi Presidenti turk.
Dhe, anipse dikush dëshiron t’ia veshë Erdoganit se po manipulon me fatin e njerëzve ikanakë, duhet thënë se çështja e refugjatëve nuk është dhe nuk mund të jetë problem vetëm i Turqisë, është në masë të madhe edhe i atyre të cilët kursesi nuk dëshirojnë t’i shohin refugjatët në kufinjtë e tyre, është edhe i atyre që këtyre ditëve në mënyrë aq jo humane dhe të vrazhdë po sillen me njerëzit që dëshirojnë të mbrijnë në Evropë. Përgjegja e tyre për momentin është vetëm gazi lotsjellës, anipse do duhej të të përpiqen të përmirsojnë përmbushjen e premtimeve të dhëna në marrëveshjen e BE me Turqinë në vitin 2016 me të cilën duhej menaxhuar kriza e migrantëve dhe fluksi i vazhdueshëm i tyre.
Sidoqoftë, deklarata e paradokohshme e Jens Stoltenberg se “NATO po i shqyrton mundësitë për t’i ndihmuar Turqisë e cila në Siri po konfrontohet me forcat siriane dhe ruse…” është një shenjë se diçka po ndryshon. Ai poashtu tha se “ Turqia kufizohet me Irakun dhe Sirinë dhe asnjë aleate e NATO-s nuk ka vuajtur dhe nuk është përfshirë nga dhuna sikur Turqia”
Pas këtyrë deklaratave të njeriut të parë të Aleancës Veriatlantike, do të ishte tërësisht e pritshme që NATO të përfshihet në problemin sirian duke ia mbajtur anën aleatit të vetë shumëvjeçar që nuk është kursyer as në situatat më sensitive për të marrë pjesë në aksionet e përbashkëta. Turqia pret ndihmën e aleatëve në kohën e intesifikimit të përplasjeve që po ndodhin vetëm disa dhjetëra kilometra pranë kufirit të sajë, kurse angazhimi i Rusisë në përkrahje të regjimit të Asadit kursesi nuk do duhej të anashkalohet nga NATO. Fakti se Turqia si antare e NATO e cila është e involvuar në një konflikt ndërkohë që posedon një numër të madh kokash bërthamore amerikane, vetëm e forcon bindjen se përplasjet Turqi-Siri-Rusi duhet menaxhuar me kujdesin më të madh
Cka do të prodhojë samiti i Erdogan dhe Putin që u mbajt në Moskë, me ç’ rast u dy burrshtetasit u dakorduan për ndërprerjen e luftimeve në Idlib si edhe për gjetjen e mundësive për një paqe afatgjate, për momentin është akoma e paqartë. Stejt Departmenti amerikan e përshëndeti këtë marrëveshje, por deklaroi se “Do t’i shqyrtojmë hollësisht detajet rreth zhvillimit të situatës bashkë me aleatin e sajë në NATO, Turqinë”
Cfarëdoqoftë ardhmëria e konfliktit në Siri, është shumë e qartë se Rexhep Taip Erdogan, do ju qëndrojë besnik parimeve se Turqia nuk pranon dorëzim përpara terorizmit të cilin e ka luftuar me vite dhe gjatë asaj kohe ka dhënë me mija shehidë. Ai, me ndihmën e Zotit, synon krijimin e një Turqie stabile e të fortë që do jetë garancë për të gjithë qytetarët e vetë dhe në këtë drejtim ka përkrahjen e plotë të popullit turk e të miqve.
Presidenti turk Erdogan është pa diskutim lider me një ndërgjegje të pastër islame që nuk frikësohet nga askush përveç nga Zoti. Në këtë drejtim, është e çuditshme dhe e pakuptimtë kërkesa e Kryetari të Egjiptit Sisi drejtuar botës arabe që të nënçmohet figura e Erdoan. Mendoj se një kërkesë e këtillë do të përfundojë në kanalizimin që historia ia ka rezervuar inisiativave të këtilla përplotë urrejtje e smirë.

Ndërkohë, sureja “El Feth” po vazhdon të kumbojë në xhamitë e Turqisë. Por, ajo po dëgjohet edhe në xhamitë tona dhe gjetiu.Edhe duatë e mia personale, si edhe të besimtarëve muslimanë të Maqedonisë janë përkrahje të Turqisë dhe të Erdogan.