Personazhi Anton Palokaj një mesazh këshillues në këto ditë të vështira

89930699_1066182760416637_6831221981950509056_n

Ai është një personazh shumë interesant me shumë shumë dimensione e talente por kur bie fjala për atdhedashuri, patriotizëm e humanizëm ai është i pari. Po flasim për shqiptarin Anton Palokaj i cili në këto ditë të vështira që po kalon bota kundër virusit ai ka këtë mesazh e këshillë për bashkëatdhetarët : “Përshëndetje, vëllezër e motra, miq e bashkatdhetar të nderuar.

Në lidhje me koronavirusin Covid-19. që po tmerron botën për ditë e më shumë me infektime dhe vdekje. Tash dhe në Shqipëri e Kosovë. Deri sot, kemi ndigju shumë informata dhe mëndemë të ndryshme mbi ket armik të padukshëm të njerëzimit dhe shumë i rrezikshëm sidomos për të moshuarit dhe gjithë ata me shëndet të ligë.

Nuk e di askush për momentin se nga ka ardh saktësisht as kur do të shkon dhe sa viktima do ti len pas, e tjera pasoja në mbarë botën.
Një gjë është e sigurtë, se për momentin nuk e ka zbuluar askush një vaksinë apo medikament që garenton shrimin nga ky virus.

Për hir të atyrë që janë të moshuar dhe të atyrë me shëndet të ligë, respektoni rregullat që jan caktuar nga institutët shëndetsorë të qeverivë. Për mos përhapjen më gjër dhe ndalimin e kontrolluar të keti virusi të keq.

Mos bani panik por lutjuni Zotit që të mos përhapët dhe më shumë as në vëndet tona dhe askun tjetër nëpër botë dhe që të ju gjindët sherimi sa ma shpejt.🙏

Zoti pastë mëshirë për ne dhe na ruajtë e na mbroftë nga ky virus dhe nga ç’do e ligë tjetër që mund të na sulmon në trupi e Shpirt.
Sidoqoftë, u baftë vullneti Zotit e jo i yni.
Zoti ju ruajtë e ju bekoftë kudo që jeni nëpër botë. Ashtu qoftë”.

89448990_673619563443148_204853644913278976_n