Kreu i Kumanovës, Dimitrievski i rekomandon qeverisë të vendos orë policore

maksim

Kreu i komunës së Kumanovës ka kërkuar nga qeveria që të vendos orë policore nga sonte në gjithë teritorin e komunës së Kumanovës, ndërkohë që sipas tij ora policore kërkohet nga ora 20 deri në orën 05 të mëngjesit.

Kumanova si qytet por edhe Maqedonia si shtet nuk duhet të lejojmë që të ndalemi këtu, jemi të detyruar që të luftojmë kundër të keqes dhe jemi të bindur se me gjithë kapacitetet si njerëzore dhe natyrore do ia dalim nga ky problem, shtabi komunal për mbrojtje dhe shpëtim i propozon qeverisë që të vendos orë policore në komunën e Kumanovës dhe atë nga sonte prej ora 20 deri në orën 05 të mëngjesit, të kufizohet lëvizja për njerëz që dalin pa nevojë, thuhet mes tjerave në njoftimin e Dimitrievskit.