Nga nesër orë policore në Maqedoni! (VIDEO)

Oliver-Spasovski_13_Sport-1-1-696x412

Përmes një konference të jashtëzakonshme kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski ka njoftuar për herë të parë se në Maqedoninë e Veriut do të zbatohet orë policore si shkak i përhapjes së koronavirusit, raporton Zyrtare.net

Ky vendim u soll në mbledhjen e sotme të Qeverisë në Shkup, në kuadër të masave më shtrënguese ndaj qytetarëve, për parandalimin e shpërhapjes së virusit COVID-19.

“Të nderuar qytetarë, po njoftoj se Qeveria solli vendim për një masë që për herë të parë do të zbatohet në republikën tonë. Sollëm vendim për masa më radikale, me qëllim që t’i mbrojmë qytetarët nga virusi Korona. Nga nesër fillojmë me masën, orë policore. Ndalohet lëvizja e popullatës nga ora 21:00 deri në 6 të mëngjesit. Nuk ka kompromis. Masën duhet ta respektojmë se vetëm kështu do të mund ti mbrojmë qytetarët. ASGJË MË NUK ËSHTË NJËSOJ!”, deklaroi Spasovski.

Nga kjo masë përjashtohen personat që kanë nevojë për shkaqe shëndetësore urgjente. Personat me dializë, nën shoqërimin e dy personave të tjerë, tha më tej Spasovski, duke nënvizuar se kjo masë nuk do të vlej për pjesëtarët e policisë dhe ushtrisë të cilët do të jenë në detyrë.

Kjo masë siç thekson kryeministri Oliver Spasovski ka për qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve nga virusikorona dhe rreth kësaj nuk ka kompromis.