Australi, lojtari shënon dhe “feston” me stadiumin bosh (VIDEO)

feston

Kampionati australian vazhdon të luhet, por pa tifozë. Në ndeshjen nes Wanderers dhe Sydney ka ndodhur një episod i rrallë, të cilin lojtari nuk do e harrojë kurrë. Bëhet fjalë për La Fondre, i cili shënoi dhe shkoi të festonte bashkë me tifozët. Ishte e kotë, pasi stadiumi ishte bosh. Në momentin që kuptoi gabimin, ai filloi të duartrokiste.

Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që ndodhin gjëra të tilla, duke pasur parasysh që as vetë lojtarët nuk po e besojnë. Siç duket, tifozëria është shumë e rëndësishme.