Familja nga Tetova prodhon dhe dhuron maska falas

thumbnail_20200321_113912

Studioja e modës dhe punëtoria për qepje e familjes Iljazi nga Tetova këtyre ditëve ka përpunuar dhe shpërndarë maska mbrojtëse falas për qytetarët. I japin për njerëzit të cilët nuk kanë mjaftueshëm para si dhe për atë se shumë vështirë gjenden.

“Familja jonë ka vendosur të prodhojë maska për shkak të Kovid- 19. Ideja ka qenë spontane, bashkë me familjen time, ka njerëz që u duhen maska, ndërsa nuk kanë para të blejnë dhe nuk janë nëpër farmaci. Prandaj ne prodhojmë nga 200 maska dhe ua japim falas”, ka thënë Kreshnike Iljazi.

Sipas saj, maskat mund të dezinfektohen.
Maskat janë të materialit 100 për qind pambuk dhe sterilizohen në hekurosje. Në brendi ka edhe vend shtesë për xhep ku mund të vendoset shami e lagët për siguri shtesë”, ka thënë Iljazi.

Nga familja e saj thonë se kur është mësuar kjo në qytet, disa biznesmenë u kanë donuar edhe atyre mjete dhe lëndë që më shumë të kenë materiale për bërjen e maskave të tilla. as/fab