MPJ ka organizuar kthim të 63 shtetasve të Maqedonisë nga Mali i Zi dhe Kosova

D__AS20170608103

Ministria e Punëve të Jashtme kumtoi se në bashkëpunim me MPJ-në e Malit të Zi dhe Kosovës,  në mëngjes ka organizuar kthim të 63 shtetasve të Maqedonisë në vendin e tyre, me një autobus dhe 19 automobila, të cilët do të dërgohen në karantinë të domosdoshme, sipas masave për mbrojtje nga pandemia.

Njëkohësisht, me autobus rrugës drejt Malit të Zi, është mundësuar 15 qytetarë malazez të kthehen në vendin e tyre.

Ministria e Punëve të Jashtme, njëherit, u falënderohet autoriteteve malazeze dhe kosovare  për bashkëpunimin, transitin e pandërprerë dhe solidaritetin