Napoli bëhet pishman, shtyhet data për rikthimin në stërvitje

napoli

Skuadra e Napoli ka vendosur që të shtyjë datën për rikthimin e lojtarëve në stërvitje, përkundër se kishte paralajmëruar ndryshe.

Me koronavirusin që po vazhdon të përhapet në Itali, Napoli ka ndjekur veprimet e Lazios, dhe ka shtyrë datën për rikthimin në stërvitje.

Napolitanët kishin njoftuar se skuadra i kthehet stërvitjeve gjatë së mërkurës, por për këtë vendim janë bërë pishman.

Aktualisht, data për rikthimin e skuadrës në stërvitje nuk është publikuar akoma.