Pendarovski: Vetizolimi është parandalimi më i mirë kundër koronavirusit

Pendarovski-1

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski si pasojë e gjendjes së jashtëzakonshme në vend nga pandemia e virusit korona ka dhënë një mesazh sensibilizimi për qytetarët e vendit tonë. Pendarovski në mesazhin e tij falënderon të gjithë profesionistët dhe qytetarët për mundin dhe njëkohësisht apelon që të respektohen masat e qeverisë, duke shtuar se vetizolimi është masa më e mirë preventive ndaj virusit Covid-19.

Letra e plotë:

Të nderuar qytetarë,

E di që çdo ditë jeni të mbingarkuar me informata dhe konferenca për shtyp r përhapjes së epidemisë dhe plotësisht e kuptojë frikën për shëndetin tuaj dhe shëndetin e të afërmeve të juaj. E kuptoj edhe shqetësimin tuaj nga lajmet jo të mira si edhe zgjerimin e masave restriktive. Edhe unë vetë i kam dëgjuar nuk e di sa e sa herë thirrjet nga kompetentët që të rrimë në shtëpi dhe t’i shmangemi kontaktit fizikë me rrethin. Megjithatë, për gjithë këtë ka një arsye të madhe.

Në 20 vitet e kaluara kemi kaluar nëpër shumë gjëra të vështira, por, të jem i sinqertë, kështu armik vdekjeprurës, deri tani nuk kemi pasur. Para ca ditëve për here të parë vendosëm gjendje të jashtëzakonshme, ndërsa pardje, gjithashtu, për here të parë, orë policore në tërë territorin, ku policia dhe ushtria i kontrollojnë hyrjet dhe daljet në të gjithë vendbanimet.

Mjekët, motrat medicinale, ushtarët, policët dhe vullnetarët janë çdo ditë në punë. Në mirëmbajtjen stabile të sistemit, kontribut të madh japin edhe të punësuarit në tregti, transport, veprimtaritë shërbyese, të cilët edhe përskaj situatës kritike qëndrojnë në vendet e tyre të punës.

Përderisa e gjithë bota është në kërkim të vaksinës dhe ilaçit, vetë-izolimi është parandalim më i mire kundër virusit. E di se e keni vështirë, por, patjetër ti mbrojmë jetët tona.

Të gjithë së bashkë do ja dalim!