Spitalet private në vend do të trajtojnë pacient me koronavirus

10-39-01-ja-cili-euml-sht-euml-spitali-m-euml-i-besuesh-euml-m-n-euml-shqip-euml-ri-foto_hd-780x439-657x350.jpg

Objektet shëndetësore private jashtë rrjetit të institucioneve të kujdesit dhe trajtimit intensiv do ta kryejnë këtë aktivitet në rrjetin e institucioneve shëndetësore për ofrimin e shërbimeve shëndetësore pacientëve të sëmurë me koronavirus, vendosi Qeveria në seancën e djeshme.

Vendimi do të jetë vlejë derisa të zgjatë gjendja e jashtëzakonshme në vend.

-Fondi për sigurimeve shëndetësore i Republikës së Maqedonisë së Veriut do të lidhë kontrata me këto institucione me të cilat do të përcaktohet vëllimi dhe lloji i shërbimeve shëndetësore të cilat institucioni privat shëndetësor do t’i kryejë gjatë periudhës së vlefshmërisë së këtij Dekreti, në përputhje me dispozitat në fushën e sigurimit të detyrueshëm shëndetësor, kumtoi pres-shërbimi i Qeverisë.