Infektohet me koronavirus bashkëpunëtori i ngushtë i Papës

papa

Koronavirusi ka alarmuar sërish Vatikanin. Mediat italiane raportojnë se një bashkëpunëtor i Papa Françeskut ka rezultuar pozitiv me Covi-19. Ai është shtruar në spital  me gjendje jo të rënduar, por ka shtuar edhe njëherë panikun në selinë e Shenjtë.

Ndërkohë, Vatikani ka marrë masa të ashpra kundër përhapjes së virusit të ri, duke mbyllur gjithçka.

Pak ditë më parë Ati i Shenjtë iu nënshtrua testit për Covid-19, pasi pati probleme shëndetësore, mirëpo rezultoi negativ.