24 raste të reja me koronavirus në Maqedoni, në total 201

NorthMacedonia-MaqedoniaeVeriut-Alsat-Covid-19

Ministria e Shëndetësisë njofton se  gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë  janë regjistruar 24 raste të reja me koronavirus. Sipas qyteteve, në Shkup janë paraqitur 15 raste, në Kumanovë 4, Dibër 2, Ohër 1, Shtip 1, dhe  Tetovë 1. Me këtë numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid-19 në vendin tonë shkon në 201.