Arteta shërohet nga Covid19, gruaja dhe fëmijët e tij janë në gjendje të mirë

arteta

Trajneri i skuadrës së Arsenal, Mikel Arteta, është shëruar tashmë krejtësisht nga koronavirusi.

Javë më parë raportohej se Arteta ishte në mesin e atyre që rezultuan pozitiv në Covid19, por tashmë gjithçka duket se ka kaluar.

Raportime nga mediet britanike tregojnë se Arteta rezulton i pastër dhe nuk është më me Covid.

Gjithashtu, edhe gruaja dhe fëmijët e spanjollit thuhet të jenë në gjendje të mirë shëndetësore.