Bomba pranë burgut në tetovë policia jep detaje

90722954_681442512660773_6439616244109803520_n

Sot rreth orës 10:30 minuta, i punësuar në burgun e Tetovës, në SPB Tetovë ka denoncuar se në rrugën “Braqa Milladinovi” në Tetovë, në afërsi të këtij institucioni, në vendin ku ka parkuar veturën e tij të tipit “golf”, pranë rrotës së majtë të përparme ka gjetur një mjet shpërthyes të tipit bombë dore kashikara.
“Ekipi i SPB Tetovë kryen hetime, ndërsa janë ftuar edhe përfaqësues të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim dhe Njësisë për antiterrorizëm në MPB, për ngritjen dhe transportimin e mjetit shpërthyer. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.