Ministri i Sportit të Italisë: Duhet të jemi gati për të rifilluar

seria a

Spadafora ka thënë se duhet të gjithë duhet të jenë gati për të rifilluar evenimentet sportive, sa më shpejtë që është e mundur.

“Dua të falënderoj presidentin e CONI, CIP dhe të gjithë pjesëtarët e bordit që pranar diskutimin tim dhe që krijuan këtë mundësi të mirë për të dialoguar” ka thënë Spadafora në takimin e CONI.

“Ne duhet dhe duam të jemi gati për të rifilluar sezonin sa më parë të jetë e mundur. Për rolin dhe për rëndësinë e tij sociale dhe ekonomike. Sporti do të jetë një nga motorët që do të ndihmojë vendin të dal nga kriza” ka thënë tutje ministri.

Mbetet të shihet se kur do të rifillojnë evenimentet sportive në Itali. Sigurisht, Serie A është ajo që tërheq vëmendje më të madhe.