Rasti i parë i koronavirusit në Tetovë

Screenshot_20190210-230822_Facebook

Nga 24 personat e sotëm të infektuar me koronavirus me njoftim sot nga ministria e shëndetësisë, shumica janë nga Shkupi (15), ndërsa sot rasti i parë është regjistruar në Tetovë.

Ministria e Shëndetësisë raporton se 24 raste të reja të koronavirusit janë regjistruar në vend në 24 orët e fundit. Sipas qyteteve: Shkupi (15), Kumanova (4), Dibra (2), Ohri (1), Shtipi (1), Tetova (1). Kjo çon në 201 numrin e përgjithshëm të pacientëve të diagnostikuar me KOVID-19.

Sipas vendbanimit, deri më tani rastet e COVID-19 janë regjistruar në:

– Shkup (123)
– Dibër (43) 2 të vdekur
– Kumanova (15) 1 i vdekur
– Shtip (8)
– Velesi (3)
– Ohër (3)
– Kavadarci (2)
– Prilep (2)
– Gostivar (1)
– Tetovë (1)

Më shumë detaje pritet të jepen nga Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe gjatë ditës.