Sekretari amerikan siguron Shqipërinë dhe Maqedoninë: SHBA-ja mbetet partneri juaj në çdo hap të rrugës

sekretari amerikan

Sekretari i Shtetit amerikan Mike Pompeo mirëpret vendimin e Këshillit të BE për të filluar negociatat e anëtarësimit të Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë.

“Ne mirëpresim vendimin e Këshillit Evropian për hapjen e negociatave me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë. Shtetet e Bashkuara mbeten partneri juaj gjatë gjithë procesit”, shkruan Pompeo në Twitter.