Sport
Për një vit shteti përfitoi 87 milionë euro nga sigurimi i automjeteve
Për sigurimin e detyrueshën të automjeteve gjatë vitit të kaluar janë paguar 87 milionë euro, prej të cilave 21 milionë euro janë paguar për kartonin e gjelbër, informoi Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve. Të gjitha çmimet për sigurimin e detyrueshëm automobilistik rregullohen nga shteti. AMS-ja, Ministria e Financave dhe industria e sigurimeve janë duke punuar në përgatitjet për procesin e liberalizimit të çmimeve, i cili është një nga kushtet në negociatat për anëtarësim në BE. Në vitin 2023, qytetarët, kompanitë dhe institucionet kanë siguruar më shumë se 697.700 automjete (mjete pasagjerësh dhe mjete mallrash, autobusë, motoçikleta, traktorë, rimorkio dhe mjete speciale). Numri total i automjeteve për të cilët pronarët kanë blerë policat e sigurimit të detyrueshëm të përgjegjësisë automobilistike në vitin 2023 është rritur me 5 për qind krahasuar me vitin 2022.
AMS
“Sipas të dhënave të dorëzuara në AMS, çdo automjet i tretë i siguruar ka pasur edhe karton jeshil për udhëtim jashtë vendit. Gjatë vitit 2023, të 11 kompanitë e sigurimeve kanë lëshuar 260 815 kartona jeshilë – sigurim i nevojshme dhe i detyrueshme për drejtimin e automjeteve jashtë vendit. Numri i kartonëve jeshilë të lëshuara vitin e kaluar u rrit me gati 20,000, pra 8 për qind më shumë se në vitin 2022. Në karton jeshil, në vitin 2023, të siguruarit kanë investuar 1,3 miliardë denarë ose 21,16 milionë euro”.
Numri i policave të lëshuara për sigurimin e detyrueshëm të automjeteve për në vend dhe jashtë vendit, vitin e kaluar, krahasuar me vitin 2022 është rritur për 6 për qind, ndërsa vlera totale e tyre është më e lartë për 6.5 për qind. Sigurimi i detyrueshëm ligjor i auto-përgjegjësisë dhe kartoni jeshil kanë çmime me normë të cilat i përcakton dhe i kontrollon Qeveria përmes komisionit kompetent profesional.
Sport
Themelimi i Akademisë së Futbollit të Beshiktash BJK në Gostivar, moment historik për futbollin në rajon
Gostivari dhe rajoni i Pollogut sot shënojnë një ditë të rëndësishme për futbollin dhe të ardhmen e talenteve të reja. Pas një pune të palodhshme nga grupi punues, është zyrtarizuar themelimi i Akademisë së Futbollit nga klubi me famë botërore Beshiktash BJK, duke sjellë në vendin tonë një shkollë sportive të nivelit më të lartë.
Kjo akademi, që vjen si frymëzim dhe mundësi e jashtëzakonshme për gjeneratat e reja, do të fokusohet në trajnimin dhe zhvillimin e talenteve në moshat e reja. Projekti synon jo vetëm ngritjen sportive, por edhe rinovimin e tërësishëm të infrastrukturës sportive në Gostivar, duke ofruar kushte optimale për stërvitje dhe zhvillim.
Në muajt e ardhshëm priten më shumë lajme dhe zhvillime nga ky projekt, i cili do të ketë një ndikim të madh jo vetëm për qytetin e Gostivarit, por edhe për futbollin në Maqedoni dhe më gjerë. Themelimi i kësaj akademie nga një klub i njohur si Beshiktash është dëshmi e rëndësisë që ky rajon ka për zhvillimin e futbollit dhe të ardhmes së sportit.
Ky projekt nuk është vetëm një hap përpara në ngritjen e standardeve sportive, por edhe një mundësi për të shkruar kapituj të rinj në historinë e futbollit në vendin tonë.
Sport
Aulon Kurtishi, merr ftesë për herë të parë nga Maqedonia U15
Ekipi përfaqësues U15 i Maqedonisë së Veriut do të zhvillojë një kamp stërvitor në Kërçovë nga 9 dhjetor deri më 14 dhjetor të këtij viti.
Në mesin e të ftuarve të futbollistëve nga gjenerata 2010, ka marrë ftesë edhe talenti Aulon Kurtishi nga Shkëndija e Tetovës.
Lojtari që është pjesë e gjeneratës së drejtuar nga Ibrahim Luma te Shkëndija do të jetë pjesë e kësaj përfaqësuese për herë të parë.
Grumbullimi i Maqedonisë U15 të udhëhequr nga seleksionuesi Ilami Iseni është përcaktuar me 9 dhjetor nga ora 08:00 në Federatën e futbollit të Maqedonisë në Shkup.
Sport
Festë dhe spektakël në Tetovë, Shkëndija fiton duelin me Shkupin
Skuadra e Shkëndijës ka fituar me rezultat 2:0 derbin me Shkupin nën spektaklin e dy tifozerive “Ballistëve” dhe “Shvercerave” në Tetovë.
Në takimin e luajtur në kuadër të xhiros së 16-të në elitën e futbollit vendor, kuqezinjtë nga Tetova triumfuan me golat e Shalës dhe Ibraimit në minutat 4-t dhe 62-të.
Ky duel mori vëmendje të madhe për shkak se për herë të parë pas shumë vitesh kjo përballje u zhvillua nën praninë e dy tifozerive shqiptare.
Ndërkohë, në duelet tjera të luajtura në xhiro e 16-të, Struga Trim Lum mori fitore 1:0 ndaj Pelisterit, teksa Gostivari e mundi me rezultat 2:0 Vardarin.
Voska Sport ka humbur me rezultat 4:1 nga Sileksi në Kratovë, ndërsa Besa e Dobërdollit u mposht nga Brera Strumicë me shifrat 0:1. Fitore në këtë xhiro ka marrë Rabotniçki që triumfoi ndaj Tikveshit ke rezultat 0:2.
-
Lajme2 months ago
Detaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lajme7 months ago
Këto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lifestyle7 months ago
Trashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme10 months ago
Burrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme7 months ago
Ja kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme10 months ago
Detajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
-
Lajme7 months ago
Ja kush janë 19 deputetët e koalicionit “Fronti Evropian” (LISTA)
-
Lajme7 months ago
KSHZ publikon rezultatet e para të zgjedhje parlamentare