Lajme
Shefi i OBSH-së paralajmëron: Bëhuni gati për sëmundjen X
Sekretari i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka theksuar rëndësinë e përgatitjes për sëmundjen X, duke shprehur shpresë se deri në muajin maj vendet do të arrijnë një marrëveshje pandemike për të trajtuar këtë “armik të përbashkët”, transmeton Anadolu.
“Marrëveshja e pandemisë mund të sjellë në një të gjithë përvojën, të gjitha sfidat me të cilat jemi përballur dhe të gjitha zgjidhjet”, tha Ghebreyesus në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.
Duke theksuar se sëmundja X, një sëmundje e panjohur, u përdor si term për herë të parë në vitin 2018, Ghebreyesus theksoi se ka gjëra të panjohura që mund të ndodhin dhe se çdo gjë që ndodh është “çështje kur e jo nëse”.
“Ne nuk duhet të përballemi me gjërat të papërgatitur, ne mund të përgatitemi edhe për disa gjëra të panjohura”, tha Ghebreyesus në panelin e diskutimit të titulluar “Përgatitja për sëmundjen X”.
Duke iu referuar rëndësisë së kërkimit dhe zhvillimit, si dhe infrastrukturës shëndetësore dhe fuqisë punëtore për t’u përgatitur për sëmundjen X, Ghebreyesus theksoi se shëndeti parësor është vendimtar siç e pa bota gjatë pandemisë COVID-19.
“Edhe komunitetet mund të përgatiten për sëmundjen X”, tha Ghebreyesus, duke shtuar se shëndeti publik, arsimi dhe komunikimi duhet të jenë në qendër.
Duke përsëritur rëndësinë e marrëveshjes së pandemisë, ai theksoi se kjo mund të ndihmojë botën të përgatitet për të ardhmen në një mënyrë më të mirë.
“Për shkak se bëhet fjalë për një armik të përbashkët, pa një përgjigje të përbashkët, duke u nisur nga gatishmëria, do të përballemi me të njëjtin problem si COVID-i”, tha shefi i OBSH-së.
Duke kujtuar se afati i fundit për marrëveshjen e pandemisë është muaji maj i vitit 2024, Ghebreyesus tha se shpreson që vendet të arrijnë këtë marrëveshje pandemike deri në atë kohë.
Më tej, ai tha se nëse ky brez që ka përvojë të dorës së parë nuk mund ta bëjë këtë, ai nuk mendon se do ta bëjë gjenerata e ardhshme.
“Pra, për hir të fëmijëve dhe nipërve tanë, ne duhet ta përgatisim botën për të ardhmen”, u shprej Ghebreyesus.
Lajme
Zjarri në Çair u shua pas më shumë se 30 orëve
Zjarri që ka rënë dje në orën 01:50 në një depo në bodrumin e një objekti banesor në Çair është shuar.
“Për momentin zjarri është shuar plotësisht, por ende do të përcaktohet gjendja e pjesës së djegur të objektit dhe gjendja e banesave në ndërtesë”, informoi Qendra për Menaxhim me Kriza.
Zjarri që ra dje në Çair bëri që mbi 30 persona të kërkojnë ndihmë në Klinikën e Toksikologjisë për shkak të tymit.
Ministria e Brendshme ka deklaruar se po merren masa për zbardhjen e rastit.
Lajme
Ahmeti i përgjigjet Mickoski: Ta provojmë humorin si do të dalë, nuk bëj fillma të holivudit!
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili i quajti “humor dhe satirë” kërkesën e BDI-së për veting.
“Ta shohim humorin se si do të shkojë. Filma të Hollivudit nuk bëjë unë këtu, dhe nuk jam skenarist i Hollivudit. Le të urdhërojnë, i bëjmë të gjitha”, deklaroi Ahmeti, i cili përveç vetingut, kërkon që të hetohet edhe privatizimi që nga vitet e ’90-ta, ku sipas tij janë diskriminuar shqiptarët në vazhdimësi.
Lajme
Mickoski: Mendova se me shkuarjen e BDI-së në opozitë, përfundoi humori dhe satira
Kryeministri Hristijan Mickoski ka deklaruar sot se qëndrimet e Frontit Evropian po zbuten dhe nga retorika për destabilizim, tani ata kaluar në qëndrime më të buta, dhe po paralajmërojnë protesta.
Ai tha se është de drejtë demokratike të protestohet, ndërsa BDI-së, tha se i dëshiron ditë të mira në opozitë ku pret që të reformohen.
“Po ashtu të reformohen edhe me kuadro, me kuadro të reja, dhe ndoshta në zgjedhjet e ardhshme do të dalin me qasje tjetër nga ajo që e kemi parë më tepër se 20 vite, qasje ku qëllimi kryesor ka qenë sa më shumë të vidhet”, tha Mickoski.
Në lidhje me kërkesën e Ahmetit për veting për të gjithë funksionarët, Mickoski tha se ka menduar se me shkuarjen e BDI-së në opizitë, humori dhe satira e tillë ka përfunduar.
“Por ja, ata po vazhdojë. Në rregull, do të shohim në periudhën e ardhshme çfarë pason nga lloji i tillë i humorit dhe satirës dhe të shohim se deri ku do të arrijnë si parti politike”, shtoi më tej Mickoski.
-
Lajme4 months ago
Këto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lifestyle5 months ago
Trashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme7 months ago
Burrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme5 months ago
Ja kush janë 19 deputetët e koalicionit “Fronti Evropian” (LISTA)
-
Lajme7 months ago
Detajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
-
Lajme5 months ago
Ja kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme5 months ago
KSHZ publikon rezultatet e para të zgjedhje parlamentare
-
Lajme3 months ago
“Rexhep Asani zv/drejtor në ELEM”, Bilall Kasami tregon emrat e personave që Lëvizja Besa do të emërojë nëpër drejtori