Lajme
Punonte si postier: Kosovari vodhi 50 paketa me celularë në Zvicër, i shiti në Kosovë
Një 41-vjeçar me shtetësi të Kosovës është shpallur fajtor ndër të tjera për vjedhje të shumta dhe është dënuar me burgim me kusht nga Gjykata e Qarkut në Emmen, Lucern.
Në periudhën nga korriku 2021 deri në dhjetor 2022 ai ka vjedhur gjithsej 50 dërgesa pako që kishin telefona të rinj celularë brenda tyre.
Në atë kohë ai punonte si punonjës në një kompani transporti që kryente porosi transporti për Postën Zvicerane, shkruan agjencia e lajmeve sda.ch.
41-vjeçari i ka shitur në Kosovë celularët e vjedhur, duke përdorur paratë nga shitja për t’u pasuruar. Shuma totale e veprës është mbi 26.000 franga.
Prokuroria publike Emmen i ka shqiptuar atij një dënim me kusht prej 120 ditësh burg, përcjell albinfo.ch. Përveç kësaj, ai duhet të paguajë taksa prej më shumë se 1200 frangash. Vendimi është përfundimtar, siç ka bërë të ditur prokurori publik i Lucernit.
Lajme
Deklaratë e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë mbi ndryshimet e mundëshme kushtetuese në Maqedoninë e Veriut, lidhur me statusin e gjuhës shqipe
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë përcjell me vëmendje të veçantë debatin mbi ndryshimet e mundëshme ligjore nga ana e Gjykatës Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut, lidhur me statusin e gjuhës shqipe. Vënia në pikëpyetje e këtij statusi cënon jo vetëm të drejtat e shqiptarëve, por edhe vetë themelet e Maqedonisë së Veriut si një shtet multietnik dhe demokratik.
Gjuha shqipe nuk është thjesht një çështje gjuhësore; ajo është një simbol i identitetit, historisë dhe dinjitetit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, të cilët janë një popull shtet-formues në këtë vend.
Vlerësimi i saj si gjuhë zyrtare është rezultat i përpjekjeve të gjata dhe sakrificave të mëdha të shqiptarëve për barazi dhe drejtësi. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese në këtë çështje përbën një provë të rëndësishme për përkushtimin e shtetit ndaj parimeve të barazisë, unitetit dhe respektimit të të drejtave të komuniteteve etnike.
Çdo përpjekje për të zvogëluar rolin e gjuhës shqipe bie ndesh me frymën dhe parimet e Marrëveshjes së Ohrit, një marrëveshje historike që i dha fund konfliktit mbi baza etnike dhe krijoi bazën për bashkëjetesë dhe paqe të qëndrueshme.
Ne u bëjmë thirrje institucioneve të Maqedonisë së Veriut, aktorëve politikë dhe juridikë, si dhe partnerëve ndërkombëtarë, që të mbrojnë arritjet e deritanishme dhe të garantojnë respektimin e plotë të të drejtave të shqiptarëve si një shtyllë e rëndësishme e stabilitetit dhe integrimit euroatlantik të vendit.
Maqedonia e Veriut ka mundësinë të dëshmojë se është një model i suksesit të bashkëjetesës multietnike, dhe ruajtja e statusit të gjuhës shqipe është një gurë themeli në këtë drejtim.
Lajme
E dhimbshme: Vdes policja 22-vjeçare, pasi rrëshqiti nga Piramida në Tiranë
Një police e Shqipërisë, ka vdekur në Spitalin e Traumës në Tiranë.
22-vjeçarja u rrëzua ditë më parë nga Piramida në kryeqytetin e shtetit që i shërbente.
Ajo po merrte trajtim te Neurologjia prej më shumë se një jave në spitalin ku edhe dha frymën e fundit.
Lajme
Hyri “live” në Tik-tok nga Gjinekologjia, gjykata në Tetovë kërkon që që të kthehet në punë anesteziologu Valton Dervishi
Gjykata Themelore në Tetovë ka shfuqizuar vendimin e Spitalit të Tetovës për t’ia ndërprerë marrëdhënien e punës anesteziologut Valton Dervishi, i cili u dënua me 15 muaj burg, pasi kishte hyrë “live” në Tik-Tok nga Reparti i GJjinekologjisë, përcjell TV21. Sipas vendimit të gjykatës, spitali është i detyruar që ta kthejë në punë të njëjtën.
“Kërkesa e paditur e paditësit V.D. aprovohet. Ndërpritet vendimi për shfuqizim të marrëdhënies së punës pa afat…nga viti, e marrë nga i padituri, ISHP Spitali Klinik i Tetovës”, thuhet mes tjerash në vendimin e gjykatës.
-
Lajme2 months ago
Detaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lajme7 months ago
Këto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lifestyle7 months ago
Trashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme10 months ago
Burrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme7 months ago
Ja kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme10 months ago
Detajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
-
Lajme7 months ago
Ja kush janë 19 deputetët e koalicionit “Fronti Evropian” (LISTA)
-
Lajme7 months ago
KSHZ publikon rezultatet e para të zgjedhje parlamentare