Connect with us

Lajme

Shporta minimale sindikaliste për janarin është 57.163 denarë

Vlera e shportës minimale sindikaliste për janarin e vitit 2024 është 57.163 denarë, njoftoi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM).

Krahasuar me atë nga muaji paraprak e cila arrinte 56.522 denarë, shporta e janarit është rritur për 641 denarë.

Me një apartament me qira prej 60 metra katror, shporta minimale për janarin arrin 72.538 denarë që është për 566 denarë më shumë krahasuar me dhjetorin e vitit 2023 kur arrinte 71.972 denarë.

Sipas LSM-së, nga shporta, ushqimi dhe pijet kapin vlerën prej 21.007 denarë ose 36,7 për qind,  veshëmbathjet dhe atletet 4.803 denarë ose 8,4 për qind, qiraja, uji, energjia elektrike dhe ngrohja 6.014 denarë ose 10,5 për qind,  higjiena personale dhe mirëmbajtja e higjienës në shtëpi 1.797 denarë ose 3,1 për qind, shëndeti 1.115 denarë ose 2 për qind, transporti 4.759 denarë ose 8,3 për qind, komunikime 2.709 denarë ose 4,7 për qind, rekreim dhe kulturë 4.205 denarë ose 7,4 për qind, arsim 7.022 denarë ose 12,3 për qind, restorane dhe hotele 3.733 denarë ose 6,5 për qind si dhe mallra e shërbime tjera 950 denarë ose 1,7 për qind.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

ASH: vLEN legjitimon planin e Stoilkoviçit për largimin e 3000 shqiptarëve nga administrata

Nga Aleanca për Shqiptarët kanë reaguar pas deklaratave të Bilall Kasamit lidhur me 3000 të punësuarit sipas Marrëveshjes së Ohrit, duke thënë se ai dhe VLEN u vendosën në mbrojtje të Stoilkoviqit dhe VMRO-së.
“Ditë më parë Qeveria e VMRO-së paralajmëroi se do ta shkurtojë administratën për 3000 të punësuar më pak dhe menjëherë pas këtij lajmi, doli ministri Stoilkoviç dhe u kërcënua me revizion dhe largim nga puna të 3000 të punësuarve shqiptar përmes Marrëveshjes së Ohrit.
Në vend që tu dalin në ballë këtyre e në mbrojtje shqiptarëve, njëri nga kryetarët e koalicionit VLEN, Bilall Kasami, doli edhe mbrojti Stoilkoviçin dhe VMRO-në, duke vulosur ofendimin, nënçmimin dhe diferencimin e 3000 shqiptarëve nga administrata shtetërore. Si gjithmonë, për të githa vendimet e VMRO-së dhe Stoilkoviqit këta bëjnë vetëm amin! Janë shndërruar në argument të VMRO-së!
Me kështu “shqiptar të ndershëm” jo vetëm 3000 shqiptarë mund te largohen nga puna, por çdo e arritur e shqiptarëve vihet në pikëpyetje.
Krejt fantazia e VMRO-së mund të jetësohet nga “shqiptarët e ndershëm”, e kjo fantazi shndërrohet në veprim madje edhe te foshnjat 3 muajshe”, thuhet në reagimin e ASH-së.

Continue Reading

Lajme

Prokuroria do ta hetojë aksidentin e autobusit të NTP Shkup

Prokuroria Themelore e Shkupit njofton se ka hapur lëndë dhe po ndërmerr veprime për hetimin e aksidentit të autobusit të NTP Shkup, që ndodhi më 8 korrik, në të cilin u lënduan shoferi dhe dy udhëtarë.

“Prokurori publik kompetent do t’i hetojë edhe pretendimet e bëra përmes deklaratave të shprehura publikisht nga pjesëmarrësit në ngjarje dhe nga persona të tjerë që tregojnë kundërligjshmëri në punën e NTP Shkup, lidhur me korrektësinë dhe mirëmbajtjen e autobusit që e shkaktoi aksidentin”.

“Për këtë qëllim është punësuar një person i aftë nga lëmia e inxhinierisë mekanike dhe është lëshuar urdhër për marrjen e masave MPB – Byroja për sigurinë publike për sigurimin e të dhënave dhe dokumentacionit nga NTP Shkup lidhur me mirëmbajtjen, servisimin dhe korrektësinë e autobus, si dhe organizimi i procesit të punës”.

“Sipas urdhrit, në prani të ekspertit do të kontrollohet korrektësia e autobusit. Janë dhënë udhëzime për të zhvilluar biseda me persona që kanë dijeni për ngjarjen”, thonë nga Prokuroria.

Ndryshe, pas aksidentit të 8 korrikut të autobusit të NTP Shkup, në opinion dolën deklarata se kompania nuk kujdeset si duhet për automjetet e transportit publik./Telegrafi/

Continue Reading

Lajme

MPB konfirmon rastin me personin e vdekur që u gjet në fshatin Orman të Shkupit

Një burrë i rritur me inicialet Ç.R mbrëmë me lëndime të rënda në kokë është gjetur pranë një veture në afërsi të fshatit Orman të Shkupit, i cili pas transportimit në klinikat e Shkupit iu nënshtrua plagëve të marra dhe ndërroi jetë, konfirmuan nga MBP për MIA.

“Dje në ora 18:50 në fshatin Orman, pranë veturës Lexus të parkuar me targa të Shkupit, është gjetur një mashkull i gjakosur nga pjesa e kokës, ndërsa pranë tij kishte një armë dhe një gëzhojë. Është konstatuar se bëhet fjalë për Ç.R (67). Ai është dërguar me autoambulancë në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”, ku edhe ka ndërruar jetë pas plagëve të marra. SPB Shkup po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.
Sipas mediave bëhet fjalë për biznesmenin Çedomir Radomiroviq, i cili ishte themelues i kompanisë “Tehnocom” dhe i Rado Bankës, ndërsa detajet e rastit pritet të bëhen të ditura nga Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së sotme.

Çedomir Radomiroviq konsiderohej i afërt me ish-strukturat e larta partiake të VMRO-së, veçanërisht me sekretarin e atëhershëm të partisë Boris Zmejkovski. Ai ishte një nga biznesmenët e paktë që e mbështeti financiarisht këtë parti në ditët opozitare të viteve ’90 të shekullit të kaluar.

Radomiroviç është themeluesi i Rado Bank, e cila u shemb në vitin 2005 pasi Banka Popullore e Maqedonisë zbuloi se ajo ishte e paaftë për të ekzekutuar urdhërpagesat.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme15 hours ago

ASH: vLEN legjitimon planin e Stoilkoviçit për largimin e 3000 shqiptarëve nga administrata

Nga Aleanca për Shqiptarët kanë reaguar pas deklaratave të Bilall Kasamit lidhur me 3000 të punësuarit sipas Marrëveshjes së Ohrit,...

Sport23 hours ago

Southgate jep dorëheqje nga Anglia

Gareth Southgate ka dhënë dorëheqje nga pozita e selektorit të Anglisë. Dorëheqjen e ka dorëzuar para pak minutash në Federatën...

Lajme23 hours ago

Prokuroria do ta hetojë aksidentin e autobusit të NTP Shkup

Prokuroria Themelore e Shkupit njofton se ka hapur lëndë dhe po ndërmerr veprime për hetimin e aksidentit të autobusit të...

Lajme23 hours ago

MPB konfirmon rastin me personin e vdekur që u gjet në fshatin Orman të Shkupit

Një burrë i rritur me inicialet Ç.R mbrëmë me lëndime të rënda në kokë është gjetur pranë një veture në...

Lajme23 hours ago

Dogana konfiskon 7.800 euro të padeklaruara nga një person në Bllacë

Dogana e Maqedonisë njofton se është parandaluar futja e paligjshme e devizave në vendkalimin kufitar Bllacë në vlerë prej 7.800...

Lajme2 days ago

Agim Berisha do të jetë drejtor i Spitalit Klinik të Tetovës

Doktor Agim Berisha pritet të jetë drejtor i përgjithshëm i Spitalit Klinik të Tetovës, mëson portali TS. Berisha është një...

Lajme2 days ago

SPB-Tetovë paralajmëron qytetarët: Dënim me burg prej 1 deri 5 vjet për të shtëna me armë zjarri

Në zonën që mbulon Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë, sipas përvojës së deritanishme, në periudhën e ardhshme pritet...

Lajme2 days ago

Konfiskohen 106 parfume “Gisada” në hyrje të Maqedonisë së Veriut (FOTO)

Mbi njëqind parfume “Gisada” në vlerë prej 240 mijë denarë janë konfiskuar nga doganierët në hyrje të vendkalimit kufitar “Tabanoc”,...

Lajme3 days ago

Flet Trumpi pas atentatit: Ndjeva plumbin të çante lëkurën!

Donald Trump është kthyer në shtëpinë e tij në Neë Jersey pasi u plagos në një tentativë për vrasje në...

Lajme3 days ago

Presidenti Erdoğan dënon atentatin ndaj Trump-it

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka dënuar atentatin ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Trump, duke shprehur urimet e tij më të...

Trending