Lajme
Qytetarët nuk mund të mbulojnë shpenzimet për ushqim
Numri i madh i qytetarëve nuk mund të mbushin të plotë shpirten e konsumatorit, sipas vlerësimeve që i bëjnë institucionet relevante dhe sindikatat. Për KLAN MAQEDONI, qytetarët thonë se çmimet janë tepër të larta derisa pagat e vogla.
“Shumë shtrejtë vallahi, shumë, pyet andej pyet këndej, nuk di njeriu çfarë të marrë. Jam duke u habitur, marrë pension 13mijë denar nuk di çfarë të bëjë, as për rrymë as për asgjë nuk mjaftojnë. Vallahi shumë problem”.
“Çmimet e larta. Njerëzit nuk kanë, pa punë, pa rroga, si të jetojmë, për ne jetesa është bërë e vështirë. Çfarë të marrim përpara, duhet veshja mbathja, shtëpia do. Rrogat janë shumë të dobëta”.
“Çmimet diku lartë diku poshtë, nejse mora pak. Me 6.000 denarë dal të blej. Vetëm 6.000 denarë ndihmë sociale marrë. Me ato para nuk mbijetohet por shteti ka marrë teposhtën, ishte i pari mbeti i fundit”.
Disa nga qytetarët thonë se çmimet janë më të larta edhe se në shtetet europiane.
“Nuk ke çfarë të pyesësh, kjo është katastrofë. Çmimet i ki më të larta se në perëndim. Duhet të lësh shumë gjëra, të jetosh më thjesht, përndryshe çmimet janë në qiell. Edhe nëpër markete çmimet i ke më të larta se në perëndim”.
“Çmimet nuk janë të larta janë mjaftueshëm, por rrogat janë të ulëta njerëzit nuk kanë para. Me një rrogë nuk mund t’ja dalësh në muaj. Ka shtrenjtë por ka edhe lirë ai që ka para e merr më shtrenjtë, ai që s’ka merr më lirë. Çfar janë 300 euro rrogë, harxhime bënë një mijë euro, rryma, uji, telefoni, haja, pija, mjeku. Problem jeta është bërë”.
Nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë, njoftuan se vlera e shportës minimale sindikaliste krahasuar me atë të muaji paraprak është rritur për 641 denarë. Në dhjetor të vitit të kaluar ajo ishte ishte 56.522 denarë , ndërsa për janarin e këtij vitit arrin 57.163 denarë. Nga Sindikata shtojnë se pagat si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat duhet të vazhdojnë të rriten për të parandaluar një eksod të fuqisë punëtore, kjo për shkak se vetëm brenda një viti janë larguar nga vendi 12.200 punëtorë ndërtimi dhe e njëjta situatë është edhe në sektorin e hotelierisë dhe turizmit.
Lajme
Deklaratë e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë mbi ndryshimet e mundëshme kushtetuese në Maqedoninë e Veriut, lidhur me statusin e gjuhës shqipe
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë përcjell me vëmendje të veçantë debatin mbi ndryshimet e mundëshme ligjore nga ana e Gjykatës Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut, lidhur me statusin e gjuhës shqipe. Vënia në pikëpyetje e këtij statusi cënon jo vetëm të drejtat e shqiptarëve, por edhe vetë themelet e Maqedonisë së Veriut si një shtet multietnik dhe demokratik.
Gjuha shqipe nuk është thjesht një çështje gjuhësore; ajo është një simbol i identitetit, historisë dhe dinjitetit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, të cilët janë një popull shtet-formues në këtë vend.
Vlerësimi i saj si gjuhë zyrtare është rezultat i përpjekjeve të gjata dhe sakrificave të mëdha të shqiptarëve për barazi dhe drejtësi. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese në këtë çështje përbën një provë të rëndësishme për përkushtimin e shtetit ndaj parimeve të barazisë, unitetit dhe respektimit të të drejtave të komuniteteve etnike.
Çdo përpjekje për të zvogëluar rolin e gjuhës shqipe bie ndesh me frymën dhe parimet e Marrëveshjes së Ohrit, një marrëveshje historike që i dha fund konfliktit mbi baza etnike dhe krijoi bazën për bashkëjetesë dhe paqe të qëndrueshme.
Ne u bëjmë thirrje institucioneve të Maqedonisë së Veriut, aktorëve politikë dhe juridikë, si dhe partnerëve ndërkombëtarë, që të mbrojnë arritjet e deritanishme dhe të garantojnë respektimin e plotë të të drejtave të shqiptarëve si një shtyllë e rëndësishme e stabilitetit dhe integrimit euroatlantik të vendit.
Maqedonia e Veriut ka mundësinë të dëshmojë se është një model i suksesit të bashkëjetesës multietnike, dhe ruajtja e statusit të gjuhës shqipe është një gurë themeli në këtë drejtim.
Lajme
E dhimbshme: Vdes policja 22-vjeçare, pasi rrëshqiti nga Piramida në Tiranë
Një police e Shqipërisë, ka vdekur në Spitalin e Traumës në Tiranë.
22-vjeçarja u rrëzua ditë më parë nga Piramida në kryeqytetin e shtetit që i shërbente.
Ajo po merrte trajtim te Neurologjia prej më shumë se një jave në spitalin ku edhe dha frymën e fundit.
Lajme
Hyri “live” në Tik-tok nga Gjinekologjia, gjykata në Tetovë kërkon që që të kthehet në punë anesteziologu Valton Dervishi
Gjykata Themelore në Tetovë ka shfuqizuar vendimin e Spitalit të Tetovës për t’ia ndërprerë marrëdhënien e punës anesteziologut Valton Dervishi, i cili u dënua me 15 muaj burg, pasi kishte hyrë “live” në Tik-Tok nga Reparti i GJjinekologjisë, përcjell TV21. Sipas vendimit të gjykatës, spitali është i detyruar që ta kthejë në punë të njëjtën.
“Kërkesa e paditur e paditësit V.D. aprovohet. Ndërpritet vendimi për shfuqizim të marrëdhënies së punës pa afat…nga viti, e marrë nga i padituri, ISHP Spitali Klinik i Tetovës”, thuhet mes tjerash në vendimin e gjykatës.
-
Lajme2 months ago
Detaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lajme7 months ago
Këto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lifestyle7 months ago
Trashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme10 months ago
Burrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme7 months ago
Ja kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme10 months ago
Detajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
-
Lajme7 months ago
Ja kush janë 19 deputetët e koalicionit “Fronti Evropian” (LISTA)
-
Lajme7 months ago
KSHZ publikon rezultatet e para të zgjedhje parlamentare