Connect with us

Lajme

Bekim Neziri lirohet nga burgu shtëpiak, i merret pasaporta, reagon VMRO

Kjo është edhe një reformë tjetër e Frontit evropian. Kështu u shpreh kryetari i VMRO-S Hristijan Mickoski për vendimin e Gjykatës së Apelit, me të cilin i akuzuari për sulmin në M-NAV Bekim Neziri, lirohet nga burgu shtëpiak. Mickoski u bënë me dije se ata siç shprehet do të pastrojnë mafian e cila e ka robëruar Maqedoninë.

Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së

“Këto janë ato reforma që po i ofron fronti evropian. Me grushta sulmojnë objekte strategjike, e rrezikojnë trafikun ajror, e rrezikojnë sigurinë ajrore dhe të avionëve aleatë. Të njejtit ata do t’i shihni teksa shetisin lirshëm rrugëve, sepse prokurorët dhe gjykatët i kanë të atyre”.

Të premten, Gjykata e Apelit, e liroi Bekim Nezirin, nga arresti shtëpiak dhe e zëvendësoi me masën për marrjen e pasaportës. Vendimi i Apelit vjen pasi gjykata e parë nuk pranoi kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit për Nezirin dhe një tjetër person të dyshuar. Prokuroria e lartë mbështeti qëndrimin për lirimin e Nezirit, duke argumentuar mungesën e provave të mjaftueshme për të mbështetur akuzat kundër tij dhe të tjerëve të dyshuarve. Përveç Nezirit, edhe Almir Ramdedoviq, është liruar nga arresti shtëpiak, me gjykatën që nuk ka gjetur arsye për caktimin e masës së paraburgimit. Për të dyshuarit e tjerë, gjykata ka caktuar arrest shtëpiak deri në vendosjen e masave të mëtejshme. Më 4 janar, disa persona kishin hyrë në objektin e kontrollimit të fluturimeve dhe kishin sulmuar të punësuarit në kontrollin e fluturimeve. Sipas kreut të Sindikatës së Kontrollorëve, gjatë kohës së sulmit, mbi 36 avionë kanë qenë duke fluturuar në hapësirën ajrore të Maqedonisë së Veriut.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Që nga mosha 15 vjeçe ishte në koma, ndërroi jetë në moshën 36-vjeçare “Princi i fjetur” i Arabisë Saudite

Princi saudit Al-Waleed bin Khalid Al-Saud është ndarë nga jeta në moshën 36-vjeçare, pasi kaloi më shumë se dy dekada në koma pas një aksidenti të rëndë automobilistik në Londër në vitin 2005, kur ishte vetëm 15 vjeç.

I njohur gjerësisht si “Princi i fjetur”, Al-Waleed pësoi një hemorragji cerebrale dhe gjakderdhje të brendshme në tru si pasojë e aksidentit tragjik. Prej asaj kohe, ai u mbajt në jetë me aparatura, por nuk arriti kurrë të rikuperohej plotësisht apo të rifitonte ndërgjegjen.

Vdekja e tij u bë e ditur nga babai i tij, Princi Khaled bin Talal Al Saud, përmes një postimi prekës në rrjetin social X (ish-Twitter), ku citoi një varg nga Kurani dhe tha:

Me zemra që besojnë në vullnetin dhe caktimin e Allahut, dhe me trishtim të thellë, e njoftojmë ndarjen nga jeta të djalit tonë të dashur: Princit Al-Waleed bin Khaled bin Talal bin Abdulaziz Al Saud. Allahu e mëshiroftë.”

Princi Khaled u angazhua personalisht në kujdesin për të birin ndër vite dhe kundërshtoi çdo thirrje për të shkëputur aparaturat që e mbanin në jetë.

Lajmi për ndarjen nga jeta të princit ka prekur mijëra njerëz në rrjetet sociale, ku hashtag-u “Princi i fjetur” është bërë viral. Përdorues nga mbarë bota kanë shprehur ngushëllimet e tyre.

“Zoti e mëshiroftë Princin Al-Waleed. Ngushëllime të sinqerta për familjen,” shkroi një përdorues.
“Jeta jote ishte një bekim për familjen dhe botën,” shkroi një tjetër.

Lutjet mortore për Princin Al-Waleed do të mbahen sot në Xhaminë Imam Turki bin Abdullah në Riad.

Continue Reading

Lajme

Izraeli po i lë civilët në Gaza të uritur, përfshirë 1 milion fëmijë, thotë UNRWA

Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) përsëri ka akuzuar autoritetet izraelite se po përdorin urinë si armë lufte kundër popullsisë civile të Gazës, transmeton Anadolu.

UNRWA në platformën sociale X tha se “autoritetet izraelite po i lënë civilët të uritur në Gaza dhe midis tyre janë 1 milion fëmijë”.

Ajo përsëriti thirrjen e saj urgjente për heqjen e rrethimit të vazhdueshëm të Izraelit, duke theksuar, “Hiqni rrethimin. Lejoni UNRWA-në të sjellë ushqim dhe ilaçe”.

Pavarësisht detyrimeve ligjore ndërkombëtare për të mbrojtur civilët dhe për të lejuar shpërndarjen e ndihmës, Izraeli ka mbajtur një rrethim total në Gaza që nga 2 marsi, duke bombarduar konvoje, duke bllokuar kalimet kufitare dhe duke synuar pikat e shpërndarjes së ndihmës, veprime që janë dënuar gjerësisht si ndëshkim kolektiv dhe krime të mundshme lufte.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, dhjetëra fëmijë kanë vdekur tashmë nga uria dhe dehidratimi, ndërsa qindra mijëra të tjerë janë në rrezik për shkak të pasigurisë së përhapur ushqimore dhe rënies së shërbimeve të kujdesit shëndetësor.

Vetëm të shtunën, raportuan burime zyrtare palestineze, sulmet izraelite vranë të paktën 136 palestinezë, përfshirë 38 persona që prisnin ndihmë dhe tre fëmijë që vdiqën nga kequshqyerja e rëndë.

Që nga tetori i vitit 2023, Izraeli në Gaza ka vrarë të paktën 59 mijë palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë. Bombardimet e pamëshirshme kanë shkatërruar enklavën, pothuajse kanë shembur sistemin shëndetësor dhe kanë krijuar kushte të ngjashme me urinë.

Continue Reading

Lajme

Shkup-Bllacë, VLEN-i thotë se nis finalizimin e rrugës së shumëpritur!

Një ndër rrugët më të shumëpritura për shqiptarët, korridori jetik që lidh Shkupin me kufirin e Bllacës, po hyn në fazën e saj përfundimtare! Kështu e nis njoftimin për media koalicioni VLEN, ndërsa informon se Ndërmarrja Publike “Rrugët Shtetërore” ka hapur procedurat për prokurim publik për fazën përgatitore të projektit final për ndërtimin e kësaj rruge, një hap konkret që vulos vullnetin tonë për të kthyer në realitet atë që për dekada ka mbetur vetëm premtim.

“Pas zhvatjes së pafundme dhe ngecjes së qëllimshme nga qeverisjet e kaluara, më në fund po i japim fund manipulimeve me këtë projekt. Në vend të fasadës e propagandës, sot kemi veprim, vendosmëri dhe rezultate. Vetëm një vit pas hyrjes në Qeveri, VLEN po prodhon zgjidhje dhe jo alibi, zhvillim dhe jo show politik. Ky është vetëm fillimi i një epoke të re për infrastrukturën shqiptare, epoka e llogaridhënies dhe punës konkrete. Për shumë vite me radhë, projekti Shkup-Bllacë u përdor si mjet zgjedhor, u stërpërdor për marketing politik, por sot, situata ka ndryshuar. Me VLEN në qeveri, projektet nuk lihen më në harresë, ato ecin përpara. Zhvatja dhe propaganda ishin metodë pune. Por sot, situata ka ndryshuar. Me hyrjen e VLEN në Qeveri, projekti ka marrë udhë dhe vullneti për punë po jep frytet e para. VLEN nuk premton për kamerë, VLEN vepron në terren”, thuhet në njoftimin e VLEN-it.

Kjo rrugë, thuhet tutje në njoftim, nuk është thjesht një lidhje infrastrukturore, por simboli i një fillimi të ri për shqiptarët: një rrugë drejt zhvillimit ekonomik, integrimit europian dhe respektit të ndërsjellë. “Po e kthejmë fjalën në vepër. Po i japim fund mashtrimit dhe stagnimit. Shkup-Bllacë, më afër se kurrë, sepse VLEN punon!”.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme6 hours ago

Që nga mosha 15 vjeçe ishte në koma, ndërroi jetë në moshën 36-vjeçare “Princi i fjetur” i Arabisë Saudite

Princi saudit Al-Waleed bin Khalid Al-Saud është ndarë nga jeta në moshën 36-vjeçare, pasi kaloi më shumë se dy dekada...

Lajme6 hours ago

Izraeli po i lë civilët në Gaza të uritur, përfshirë 1 milion fëmijë, thotë UNRWA

Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) përsëri ka akuzuar autoritetet izraelite se po përdorin urinë si armë lufte kundër...

Lajme6 hours ago

Shkup-Bllacë, VLEN-i thotë se nis finalizimin e rrugës së shumëpritur!

Një ndër rrugët më të shumëpritura për shqiptarët, korridori jetik që lidh Shkupin me kufirin e Bllacës, po hyn në...

Lajme18 hours ago

Nxehtësi ekstreme nga nesër! MSH: Qytetarët të tregojnë kujdes

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) ka paralajmëruar rritje të ndjeshme të temperaturave në Maqedoninë e Veriut nga data 20 deri...

Lajme1 day ago

42 milionë punëtorë në BE nuk përballojnë dot pushime njëjavore

Rreth 42 milionë punëtorë në Bashkimin Evropian, ose 15% e të punësuarve, nuk ishin në gjendje të përballonin pushime njëjavore...

Lajme1 day ago

Aksident fatal në Tetovë: Çiklisti 68-vjeçar ndërron jetë pas përplasjes me një veturë

Një aksident fatal ka ndodhur pasditen e djeshme në Tetovën. Rreth orës 15:30 në rrugën Lubo Bozhinovski, një automjet tip...

Lajme1 day ago

Marshi i 15-të i engjëjve në Koçan

Shoqata e qytetarëve “16 mars 2025 Koçan”, katër muaj pas tragjedisë në diskotekën “Puls” ku humbën jetën 62 persona mes...

Lajme1 day ago

Vazhdon bllokada, dështon edhe tentativa e 49-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Ka dështuar edhe përpjekja e 49-të për konstituimin e Kuvendit. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, u bëri thirrje subjekteve politike...

Lajme1 day ago

ASH: VMRO propozon punësime “pa përfaqësim të drejtë” në polici, VLEN bën avokatin

Pas uzurpimit të pozicioneve drejtuese në të gjitha institucionet, Qeveria monoetnike e VMRO-së tani ka vendosur të pastrojë nga shqiptarët...

Lajme1 day ago

VLEN: Një shtator i ri për Medresenë “Isa Beu”, drejtësi pas 40 vjetësh!

VLEN njofton se nga ky shtator, Medreseja “Isa Beu” do të jetë zyrtarisht si shkollë e mesme e barabartë në...

Trending