Lajme
Fidan: Turqia dhe Shqipëria janë dy kombe, dy shtete me afërsi historike
Ministri i Punëve të Jashtme të Türkiyes, Hakan Fidan, duke folur rreth marrëdhënieve Türkiye-Shqipëri tha se “Türkiye dhe Shqipëria janë dy kombe, dy shtete me afërsi historike dhe lidhje të palëkundura si shtet ashtu dhe si komb”, raporton Anadolu.
Këtë vlerësim Fidan e bëri pas takimit të tij me homologun shqiptar Igli Hasani në Tiranë.
Ai falënderoi Hasanin për mikpritjen duke shtuar se edhe më parë është gjendur në Shqipëri për detyra të ndryshme.
Fidan tërhoqi vëmendjen se me homologun e tij ka zhvilluar “një takim shumë të frytshëm”, duke shtuar se gjatë vizitës së tij do të takohet edhe me presidentin dhe kryeministrin e Shqipërisë.
Kryediplomati turk theksoi se mes liderëve të të dyja vendeve ka “një miqësi dhe solidaritet të sinqertë. “Türkiye dhe Shqipëria janë dy kombe, dy shtete me afërsi historike dhe lidhje të palëkundura si shtet ashtu dhe si komb”, tha Fidan.
Fidan nënvizoi se Türkiye dhe Shqipëria janë të vendosura për të avancuar marrëdhëniet dypalëshe në çdo fushë. Ai tha se të dyja vendet vazhdojnë të punojnë në shumë fusha të ndryshme si ekonomia, tregtia, diplomacia, çështjet rajonale dhe kultura.
Duke theksuar se bashkëpunimi mes dy vendeve mund të ndikojë në zhvillimin rajonal, Fidan tregoi se ka mekanizma të krijuar për ta çuar këtë edhe më tej. Fidan tha se në vitin 2024 synojnë të zhvillojnë takimin “E parë të Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik të Nivelit të Lartë”. “Ne kemi një vendosmëri që në fazën e parë të rrisim vëllimin e tregtisë mes dy vendeve në 2 miliardë dollarë”, u shpreh Fidan.
Kryediplomati turk informoi se në Shqipëri ka patur rastin të takohet edhe me biznesmenë turq dhe theksoi nevojën për avancimin e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve.
– Lufta kundër terrorizmit
Fidan më tej njoftoi se me homologun e tij kanë shkëmbyer mendime në fusha të ndryshme, përfshirë luftën kundër terrorizmit dhe sigurisë rajonale.
“Ritheksuam ndjeshmërinë e Türkiyes lidhur me pastrimin edhe të mbetjeve të fundit të FETO-s në Shqipëri. Ne patëm mundësinë të diskutonim se çfarë lloj masash mund të ndërmerren për këtë çështje dhe si të veprohet”, tha Fidan.
Ai gjithashtu rikujtoi se Shqipëria në vitin 2023 ka marrë përsipër anëtarësimin e përkohshëm në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB), duke e vlerësuar këtë periudhë si të suksesshme dhe një arritje të rëndësishme për diplomacinë shqiptare.
“Bashkëpunimi rajonal dhe solidariteti i Türkiyes do të vazhdojë me Shqipërinë si në platformat globale ashtu edhe në ato rajonale”, tha Fidan duke përgëzuar Shqipërinë për marrjen e presidencës së radhës së Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi nga Türkiye.
Ai e cilësoi këtë platformë të rëndësishme duke e theksuar nevojën e rigjallërimit më tej dhe se duhet të zbatohen projekte të kualifikuara.
Fidan tha se në takim gjithashtu kanë biseduar rreth çështjeve rajonale dhe globale. “Në veçanti, diskutuam për ndikimin e luftës Rusi-Ukrainë në Evropë, ndikimin e saj në sigurinë e Evropës, ndikimin e saj në ekonominë evropiane, ndikimin e saj në ekonominë dhe sigurinë globale”, tha Fidan.
Lajme
E quajti budalla, qeveria gjermane i përgjigjet komentit të Musk për Scholz
Me humor ironi, qeveria gjermane iu përgjigj komentit të djeshëm të Elon Musk për kancelarin Olaf Scholz, të cilin në postimin e tij në platformën e tij “X” e quajti “budalla”.
“Ka liri për budallenjtë në X,” tha zëvendës zëdhënësja e qeverisë Christiane Hoffmann kur u pyet.
E pyetur pse qeveria gjermane i mbante llogaritë e saj në X, “në një platformë që u jep gjithnjë e më shumë një platformë ekstremistëve”, Hoffmann tha se media sociale ishte një mjet i rëndësishëm për qeverinë në përpjekjen për të informuar për punën e saj dhe për të shpjeguar pozicionet e saj.
Musk e quajti kancelarin gjerman “budalla” pas rënies së koalicionit të tij trepartiak.
Lajme
Anulohet televotimi i së hënës për shkak të zhvillimeve në shtëpi
Televotimi i hapur të hënën, është vendosur që të anulohet.
Kështu ua bëri të ditur Vëllai i Madh banorëve të shtëpisë më të madhe në vend, transmeton Klankosova.tv.
“Për shkak të zhvillimeve në shtëpi, Vëllai i Madh ka vendosur që të anulohet televotimi i hapur të hënën. Të gjithë shikuesit që kanë votuar do të rimbursohen. Detajet tjera do të bëhen të ditur sot në ‘Prime’”, thuhet në njoftimin e Vëllait të Madh.
Ndërkaq të nomuniarit e kësaj jave ishin Rezi, Mevlani, Xheneta, Gjesti, Ana dhe Roneva.
Lajme
Shtatë raste të dhunës në familje u raportuan në Polici në 24 orët e fundit
Policia e Kosovës në 24 orët e fundit ka regjisturar shtatë raste të dhunës në familje, raporton gazeta online Reporteri.net.
Një rast dhune është regjistruar në Fushë-Kosovë, dy raste në Prishtinë, dy raste në Pejë, një në Deçan dhe një në Gjakovë.
Në raportin e Policisë, bëhet e ditur se 4 persona janë arrestuar, derisa një person ndodhet në arrati.
DHUNË NË FAMILJE:
· Fushë Kosovë 06.11.2024 – 22:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare si dhe e ka kërcënuar verbalisht. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
· Prishtinë 06.10.2024 – 20:50. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë psikike ndaj ankueses femër kosovare. Në konsultim me prokurorin i dyshuari është intervistuar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
· Prishtinë / 07.11.2024-22:30. Dy të dyshuarit një mashkull dhe një femër kosovare dyshohet se pas një mosmarrëveshje janë rrahur-sulmuar në mes vete. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti nën hetime.
· Pejë / 07.11.2024 – 00:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti dyshohet se kishte shkaktuar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
· Pejë / 04.11.2024 – 16:30. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. I dyshuari gjendet në arrati, rasti nën hetime.
· Deçan / 07.11.2024-11. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka shkaktuar dhunë fizike dhe psikike ndaj familjes së tij. Gjatë kontrollit në shtëpinë tij i është gjetur dhe konfiskuar një armë me leje përkatëse pronë e të dyshuarit. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje
Gjakovë / 04.11.2024 – 16:30. Më 07.11.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti dyshohet se kishte shkaktuar dhunë psikike ndaj viktimës mashkull kosovar. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
-
Lajme2 weeks ago
Detaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lajme6 months ago
Këto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lifestyle6 months ago
Trashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme9 months ago
Burrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme9 months ago
Detajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
-
Lajme6 months ago
Ja kush janë 19 deputetët e koalicionit “Fronti Evropian” (LISTA)
-
Lajme6 months ago
Ja kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme6 months ago
KSHZ publikon rezultatet e para të zgjedhje parlamentare