Connect with us

Lajme

Paris: Protestueset hedhin supë mbi Mona Lizën

Dy femra kanë kaluar barrierën që mbron pikturën më të famshme në botë në muzeun e luvrit në Paris dhe sulmuan pikturën e njohur të Da Vinçit. Aktivistet mjedisore derdhën supë mbi xhamin e blinduar që mbron Mona Lizën, duke bërë thirrje për ushqim të shëndetshëm.

Dy aktivistet kishin veshur një bluzë me shkrimin “Përgjigje ndaj ushqimit” dhe bërtisnin para pikturës: ““Çfarë është më e rëndësishme? Arti apo e drejta për ushqim të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm? Sistemi juaj bujqësor është i sëmurë. Fermerët tanë po vdesin në punë,” thanë ato.

Pas këtyre thirrjeve ato ngritën lart duart e djathta, ndërsa punonjësit e Luvrit u kërkuan të pranishmëve të evakuoheshin.

Sigurimi i muzeut më pas shihet duke vendosur ekrane të zeza përpara tyre për të mos lejuar përjetësimin e situatës përmes celularëve apo kamerave.

Piktura e shekullit të 16-të nga Leonardo da Vinci është një nga veprat më të famshme të artit në botë dhe mbahet në Luvër në qendër të Parisit.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

E quajti budalla, qeveria gjermane i përgjigjet komentit të Musk për Scholz

Me humor ironi, qeveria gjermane iu përgjigj komentit të djeshëm të Elon Musk për kancelarin Olaf Scholz, të cilin në postimin e tij në platformën e tij “X” e quajti “budalla”.

“Ka liri për budallenjtë në X,” tha zëvendës zëdhënësja e qeverisë Christiane Hoffmann kur u pyet.

E pyetur pse qeveria gjermane i mbante llogaritë e saj në X, “në një platformë që u jep gjithnjë e më shumë një platformë ekstremistëve”, Hoffmann tha se media sociale ishte një mjet i rëndësishëm për qeverinë në përpjekjen për të informuar për punën e saj dhe për të shpjeguar pozicionet e saj.

Musk e quajti kancelarin gjerman “budalla” pas rënies së koalicionit të tij trepartiak.

Continue Reading

Lajme

Anulohet televotimi i së hënës për shkak të zhvillimeve në shtëpi

Televotimi i hapur të hënën, është vendosur që të anulohet.

Kështu ua bëri të ditur Vëllai i Madh banorëve të shtëpisë më të madhe në vend, transmeton Klankosova.tv.

“Për shkak të zhvillimeve në shtëpi, Vëllai i Madh ka vendosur që të anulohet televotimi i hapur të hënën. Të gjithë shikuesit që kanë votuar do të rimbursohen. Detajet tjera do të bëhen të ditur sot në ‘Prime’”, thuhet në njoftimin e Vëllait të Madh.

Ndërkaq të nomuniarit e kësaj jave ishin Rezi, Mevlani, Xheneta, Gjesti, Ana dhe Roneva.

Continue Reading

Lajme

Shtatë raste të dhunës në familje u raportuan në Polici në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës në 24 orët e fundit ka regjisturar shtatë raste të dhunës në familje, raporton gazeta online Reporteri.net.

Një rast dhune është regjistruar në Fushë-Kosovë, dy raste në Prishtinë, dy raste në Pejë, një në Deçan dhe një në Gjakovë.

Në raportin e Policisë, bëhet e ditur se 4 persona janë arrestuar, derisa një person ndodhet në arrati.

DHUNË NË FAMILJE:

· Fushë Kosovë 06.11.2024 – 22:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare si dhe e ka kërcënuar verbalisht. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

· Prishtinë 06.10.2024 – 20:50. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë psikike ndaj ankueses femër kosovare. Në konsultim me prokurorin i dyshuari është intervistuar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

· Prishtinë / 07.11.2024-22:30. Dy të dyshuarit një mashkull dhe një femër kosovare dyshohet se pas një mosmarrëveshje janë rrahur-sulmuar në mes vete. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti nën hetime.

· Pejë / 07.11.2024 – 00:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti dyshohet se kishte shkaktuar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

· Pejë / 04.11.2024 – 16:30. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. I dyshuari gjendet në arrati, rasti nën hetime.

· Deçan / 07.11.2024-11. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka shkaktuar dhunë fizike dhe psikike ndaj familjes së tij. Gjatë kontrollit në shtëpinë tij i është gjetur dhe konfiskuar një armë me leje përkatëse pronë e të dyshuarit. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje

Gjakovë / 04.11.2024 – 16:30. Më 07.11.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti dyshohet se kishte shkaktuar dhunë psikike ndaj viktimës mashkull kosovar. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme14 hours ago

E quajti budalla, qeveria gjermane i përgjigjet komentit të Musk për Scholz

Me humor ironi, qeveria gjermane iu përgjigj komentit të djeshëm të Elon Musk për kancelarin Olaf Scholz, të cilin në...

Lajme14 hours ago

Anulohet televotimi i së hënës për shkak të zhvillimeve në shtëpi

Televotimi i hapur të hënën, është vendosur që të anulohet. Kështu ua bëri të ditur Vëllai i Madh banorëve të...

Lajme14 hours ago

Shtatë raste të dhunës në familje u raportuan në Polici në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës në 24 orët e fundit ka regjisturar shtatë raste të dhunës në familje, raporton gazeta online Reporteri.net....

Lajme14 hours ago

Digjet një veturë “BMW” në Ohër

“Pak pas orës 01:30 është raportuar për një automjet të djegur në pjesën e vjetër të qytetit, në terren të...

Lajme14 hours ago

Kallëzim penal kundër një të punësuari në “Pyjet Kombëtare”, ka marrë ryshfet për të dhënë leje për prerje të druve

SPB Strumicë ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike Strumicë kundër B.K (39) nga Strumica për shkak të dyshimit...

Lajme14 hours ago

Një burrë sulmon me dru bashkëvendasin e tij nga Gostivari

Më datë 07.11.2024 në ora 16.30 në lagjen “Fazaneria 2” në Gostivar, zyrtarët policorë nga DPB Gostivari kanë arrestuar personin...

Sport14 hours ago

Lista e Kombëtares për dy ndeshjet e radhës, zbardhen emrat e përzgjedhur nga Silvinjo

Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshjet e fundit në Grupin B1 të UEFA Nations League në stadiumin “Air Albania”...

Lajme14 hours ago

Rritet çmimi i dizelit në Maqedoninë e Veriut

Komisioni Rregullator për Energjetik i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve...

Lajme14 hours ago

Nga e diela rënie të temperaturave për pesë deri në shtatë gradë

Nën ndikimin e një mase ajrore më të ftohtë nga veriu të dielën temperatura ditore do të ulet për pesë...

Lajme2 days ago

Ligji i “Branitellave”/ Deputetët shqiptar të bashkuar, s’ka ligj pa UÇK-në!

Kanë vazhduar përplasjet mes partive politike lidhur me ligjin e “Branitellave”, LSDM-ja opozitare insiston që kryetarja e Komisionit për Punë...

Trending