Lajme
Fidan: Nuk mund të heshtim deri sa dy milion njerëz në Gaza janë lënë të vdesin
Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, deklaroi se nuk mund dhe nuk do të hesht teksa dy milionë njerëz në Gaza janë lënë të vdesin nga bombardimet, uria dhe sëmundjet epidemike, raporton Anadolu.
“Komuniteti ndërkombëtar nuk duhet të pranojë kurrë bllokimin e ndihmës humanitare dhe furnizimeve mjekësore nga Izraeli për Gazën”, u tha Fidan gazetarëve në Bukuresht, pas takimit me homologen e tij rumune, Luminita Odobescu.
Fidan tha se gjatë takimit diskutuan situatën në Lindjen e Mesme, duke i bërë thirrje Izraelit të zbatojë masat e përkohshme të dalin nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në fillim të këtij muaji dhe të shpallë një armëpushim emergjent në enklavën palestineze.
Ai rikujtoi se Izraeli vazhdon sulmet e tij në Gaza, ku të mbijetuarit përballen me sfidat e urisë dhe epidemive të sëmundjeve.
“Nuk mund dhe nuk duhet të heshtim teksa dy milionë njerëz janë lënë të vdesin nga bombardimet, uria dhe sëmundjet epidemike”, tha ai, duke i kërkuar “opinionit botëror të ndërmarrë edhe një herë veprime vendimtare për të parandaluar këtë masakër”.
Gjatë takimit u diskutua edhe për Konventën e Montreux, e cila rregullon kalimin e anijeve nëpër ngushticat turke.
Fidan tha se Konventa e Montreux të vitit 1936 mbetet një “garanci” për sigurinë rajonale.
“Konventa e Montreux vazhdon të shërbejë si garanci për sigurinë e rajonit”, tha Fidan.
Ai theksoi se Ankaraja po zbaton marrëveshjen e nënshkruar midis 10 vendeve, përfshirë Türkiyen dhe Rumaninë, në një mënyrë “të paanshme dhe të përpiktë” dhe përsëriti se çfarëdo diskutim rreth saj nuk vjen parasysh.
Lajme
Roamingu falas me vendet e BE-së do të bëhet realitet së shpejti
Edhe një vit pas paralajmërimeve, qytetarët ende nuk mund të marrin shërbim të plotë për pajisjen digjitale me dokumente, pa pritur radhë të gjata në sportele. Ligji për dokumentet elektronike u miratua në janar të vitit të kaluar, por gjatë aplikimit për marrjen e certifikatave nga gjendja civile përmes platformës e-shërbime, qytetarët marrin përgjigje se aplikimi është i suksesshëm. Megjithatë, nuk ekziston mundësia që dokumenti të merret në formë elektronike, ndaj ata detyrohen sërish të paraqiten në sportele për ta marrë në version letre.
Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, deklaroi se shumë shpejt çdo dokument nga librat amë do të mund të merret edhe elektronikisht.
“Jemi në proces ndryshimesh për katër shërbimet që i ofron Drejtoria për Udhëheqjen e Librave Amë: certifikata e lindjes, e martesës, e vdekjes dhe vërtetimi për gjendjen martesore. Të gjitha këto, në një afat shumë të shkurtër – tashmë jemi në fazë testimi – do të transferohen në portalin kombëtar të shërbimeve dhe për secilin dokument do të mundësohet marrja edhe në formë elektronike. Qytetarët do të kenë mundësi të zgjedhin nëse duan ta marrin në sportel apo t’u dërgohet me postë”, tha Andonovski.
Andonovski foli gjithashtu edhe për roaming-un falas me Bashkimin Evropian, shërbimin e njohur si “roaming si në shtëpi”, i cili fillimisht ishte paralajmëruar për shtator, më pas u shty për dhjetor, ndërsa tani ai thotë se kjo mund të realizohet gjatë këtij viti, së bashku me Malin e Zi dhe Shqipërinë.
“Vërejtja ime ishte se deri në fund të vitit 2025 ne do t’i përmbushim të gjitha kushtet, por për shkak të kompleksitetit të tyre kemi edhe katër rregullore shtesë që duhet të harmonizohen. Prandaj, afatin e kemi zhvendosur dhe këtë e kam thënë edhe në një intervistë televizive – afati i ri është shkurti i vitit 2026. Elementi i dytë, ai politik, që gjithashtu e konsideroj të rëndësishëm, lidhet me lobimin dhe krijimin e një lloj presioni pozitiv që çështja ‘Roaming si në shtëpi’ të aktualizohet në nivel të Ballkanit Perëndimor”, deklaroi ministri Andonovski.
Edhe pse pritej që Maqedonia e Veriut tashmë të përfitonte roaming falas me BE-në, u bë e ditur se vendi nuk i ka përmbushur reformat e nevojshme. Ndërkohë, Komisioni Evropian konfirmoi se një lehtësi e tillë do t’u ofrohet Ukrainës dhe Moldavisë.
Lajme
Reagon ish presidenti Pendarovksi ndaj akuzave të Mivckovskit
Ish presidenti i Maqedonisë së Veriur, Stevo Pendarovski, përmes një postimi në profilin e tij në FB i është përgjigjur kuzave të kryeministrit të Maqedonisë, Hristjan Mickovski të dhëna sot. Në reagimin etij Pendarovski shkruan:
Në lidhje me deklaratën e sotme të Hristijan Mickoskit:
Me të vërtetë mendova t’i mos i jap rëndësi zotit Mickoski, sepse e kuptoj nevojën e tij për të mbuluar “rezultatet” katastrofale të qeverisjes së tij deri tani me komente për gjëra që nuk i kupton, por, për shkak të opinionit publik, do të duhet të shpjegoj disa gjëra që, fatkeqësisht për “ekspertin e energjetikës”, nuk i kanë shpjeguar më parë “avokatët e tij të mëdhenj”.
Konkretisht, Gjykata Kushtetuese që më shumë se pesë vjet më parë, me shumicë votash, KONFIRMOI se vendimet për gjendjen e jashtëzakonshme janë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet.
Së dyti, rregulloret me fuqi ligjore i miratoi dhe i implementoi Qeveria. A ka pasur aty keqpërdorime, institucionet shtetërore që tani janë nën kontroll të plotë të Mickoskit mund ta kontrollojnë kur të duan, nëse duan.
Së treti, të gjitha vendimet për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme i kam dorëzuar vetë në Kuvend, menjëherë pas përfundimit të asaj gjendjeje.
Më është e qartë se edhe kjo shpjegim nuk do ta ndalojë Mickoskin të vazhdojë të akuzojë dhe shpifë pa bazë, sepse kjo është, fatkeqësisht, mënyra e vetme se si është mësuar të qeverisë.
Lajme
Kërkohet paraburgim për gjykatësin që iu gjetën 350 mijë euro në mur
Pas serisë së hetimeve dhe kontrolleve të lidhura me gjyqtarin Gjoko Ristov nga Gjykata e Apelit në Shkup, Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka paraqitur zyrtarisht kërkesë në Këshillin Gjyqësor për caktimin e masës së paraburgimit ndaj gjyqtarit të dyshuar.
Nga Këshilli Gjyqësor theksojnë se vetëm ata kanë kompetencë të vendosin nëse do t’i caktohet paraburgim gjyqtarit Ristov – një vendim që mund të jetë kyç për rrjedhën e mëtejme të hetimit.
Sipas dispozitave ligjore, Këshilli i Gjyqtarëve duhet t’i shqyrtojë argumentet e Prokurorisë, duke vlerësuar nëse ekzistojnë baza për caktimin e kësaj mase, si rreziku i arratisjes, ndikimi mbi dëshmitarët apo mundësia e përsëritjes së veprës penale.
Kjo kërkesë vjen pas kontrolleve të kryera në shtëpinë e Ristovit dhe hetimeve të ndërlidhura për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe korrupsion.
Emri i gjyqtarit më herët ishte lidhur me rastin e ish-Avokatit të Popullit, Fehmi Stafa, i cili ndodhet në paraburgim për shkak të dyshimeve për pranimin e ryshfetit në vlerë prej 50.000 euro.
Sipas pretendimeve të prokurorisë, Stafa dyshohet se ka tentuar të ndikojë mbi një gjyqtar të Gjykatës së Apelit, çka u pasua me zgjerim të hetimit dhe aktivitete të shtuara të Prokurorisë Publike.
Nga Këshilli Gjyqësor kanë paralajmëruar se vendimi do të merret pas shqyrtimit të plotë të provave dhe argumenteve juridike të paraqitura nga palët, çka pritet të shënojë një kthesë të re në këtë rast që ka shkaktuar reagime të forta në rrethet gjyqësore dhe në opinionin publik.
Ky zhvillim ka hapur edhe më tej çështjet mbi pavarësinë, integritetin dhe besimin në sistemin e drejtësisë në vend, të cilat prej muajsh janë në fokus të debatit publik për shkak të një sërë rastesh të ngjashme.
-
Lajme2 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme1 year agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme2 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
