Connect with us

Lifestyle

E qara mund t’ju bëjë mirë për shëndetin

Njerëzit që qajnë perceptohen si të dobët. Ky paragjykim është shumë i gabuar, sepse e qara është një nga veprimet më të shëndetshme për organizmin.

Kur njeriu derdh lotë, me to çliron edhe ndjenjat më të shtypura brenda vetes. Për më tepër, e qara nuk asociohet vetëm me emocionet negative.

Njeriu mund të qajë edhe nga lumturia.

Ndonëse në vendin tonë, si dhe në vende të tjera të botës, e qara është një dobësi që i atribuohet vetëm gjinisë femërore, shkenca thotë se frenimi i emocioneve krijon probleme të thella psikologjike dhe të dobëson më shumë.

Studimet kanë zbuluar një sërë përfitimesh që i vijnë organizmit nëse njeriu nuk i mban lotët.

Përfitimet janë jo vetëm emocionale por edhe fizike.

E qara largon stresin

Njeriu përballet me mijëra momente stresuese çdo ditë.

Kjo ngarkesë emocionale duhet çliruar dhe lotët janë mënyra më e mirë për të hequr stresin dhe ndjenjat negative.

Lotët përmbajnë një substancë të njohur si adrenocorticotropinë, një hormon që lidhet me stresin.

Lotët përmbajnë edhe prolaktinë dhe encefalinë që janë substanca natyrale kundër dhimbjes.

Kjo është arsyeja përse ndiheni më të qetë pas një të qare.

Lotët shuajnë dhimbjen

Lotët kanë aftësinë të transformojnë emocionet negative në diçka të prekshme dhe të manovrueshme.

Nëpërmjet të qarës, njeriu mund të përballet më mirë me ndjenjat.

E qara është hapi i parë për të kapërcyer dhimbjen fizike dhe emocionale.

Për shembull, kur një fëmijë rrëzohet dhe lëndohet, reagimi i parë i tij është të qajë si pasojë e dhimbjes fizike.

E njëjta gjë vlen edhe për emocionet. Nëpërmjet të qarës, njeriu i jep formë të prekshme një emocioni negativ që lëndon.

E qara përmirëson humorin

Kur njeriu qan, truri prodhon endorfinë që rezulton në përmirësimin e konsiderueshëm të humorit.

Duke qenë se nëpërmjet lotëve, çlirohet tensioni, njeriu do të arrijë të shohë gjërat më qartë dhe të ngrihet përtej vështirësive.

Çështjet psikosomatike

Sipas të dhënave të AgroWeb,org, nëse truri përcepton se diçka po të lëndon, menjëherë gjeneron një kundërpërgjigje negative në organizëm.

Truri është si një thikë me dy presa.

Nëse nuk i çlironi emocionet, ndjenjat apo mendimet mund të shkaktojë çrregullime psikosomatike siç janë depresioni, ankthi dhe vetëvlerësimi i ulët.

Njërëzit e prekur nga depresioni ose ata që janë gijthë kohën të mërzitur dhe nuk e shprehin, vuajnë nga çrregullime me tretjen ose kanë oreks të dobët.

Për më tepër, ata janë të prirur të vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe problemet me frymëmarrjen.

Përmbajtja e lotëve dhe mërzisë shkakton jo vetëm probleme me stomakun, por edhe ekzema në lëkurë dhe probleme më të thella.

E qara përmirëson shikimin

Lotët lubrifikojnë membranat e syve.

Nëse ju i mbani lotët atëherë rrezikoni të dëmtoni shikiminin, sepse një nga funksionet kryesore të lotëve është të hidratojë sytë.

Lotët janë rezultat i disa reagimeve kimike dhe nxiten nga një sërë faktorësh:

Ambienti dhe njerëzit që ju rrethojnë

Agjentë të jashtëm që tjetërsojnë mukusin e syve

Marrëdhëniet biokimike mes trurit (kujtesa, emocionet, ndjenjat) personalitetit dhe humorit.

Është e rëndësishme të mësoni se nëse ju nuk qani dot, atëherë trupi do të qajë për ju.

E qara mbron trupin nga manifestimet fizike të dhimbjes.

Mirë është të derdhni lot lumturie, por edhe ato prej dhimbjes nuk duhet t’i frenoni pasi janë pjesë e natyrës njerëzore./AgroWeb.org


Top Channel

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lifestyle

Miss Maqedonia bie nga lartësia duke bërë ‘selfie’ dhe thyen 11 brinjë

Ish-Miss Maqedonia, modelja dhe influencuesja Emilija Rozman është rrëzuar në parkingun pranë “Gjirit të Eshtrave” në Ohër.

Në policinë e Ohrit më 6 korrik në ora 21:40 është raportuar se 32-vjeçarja nga Shkupi duke bërë fotografi pranë rrethojës metalike të parkingut në kompleksin turistik “Gjiri i Eshtrave” afër fshatit Peshtan të Ohrit, ka rënë dhe ka marrë lëndime të rënda. Emilia ka postuar në profilin e saj në Facebook nga shtrati i saj në spital dhe ka shpjeguar se si ndodhi aksidenti ku ka thyer 11 brinjë gjatë rënies prej 7 metra lartësi.

Continue Reading

Lifestyle

Trioja Diana, Sado & Gash sjell befasinë për publikun shqiptar, ja projekti

Të tre të rinjtë jetojnë në Memmingen të Gjermanisë dhe i kanë bashkuar forcat për ketë super project të cilin e kanë titulluar Mon Ami. Diana, Sado & Gash sjellin projektin e parë profesional të tyre. Kënga e titulluar Mon Ami është shkruar nga vetë artistët ndërsa për beat është kujdesur producenti gjerman Trico me Mix Master nga 1985 Studio, ndërkohë që video është punuar mjaft profesionalisht nga XL Films. I gjithë ky projekt mban vulën e menaxherit më të suksesshëm të skenës shqiptare Labinot Nuraj i cili në projekt shfaqet si producent ekzekutiv.

Continue Reading

Lifestyle

Angelina Jolie zbulon tatuazhin e ri në mes të gjoksit (FOTO)

Angelina parakaloi në tapetin e kuq të Tony Awards, e veshur me një fustan kadife ngjyrë të gjelbër nga Versace.

Sakaq, fotografët vunë re menjëherë tatuazhin e ri në gjoksin e yllit hollivudian.

Është një dallëndyshe në fluturim.

Ky zog ka një kuptim të thellë.

Thuhet se sjell bollëk në shtëpinë ku bën folenë. Dallëndyshet njihen për besnikërinë dhe aftësinë e tyre për t’u kthyer në të njëjtën fole vit pas viti.

Zogu gjithashtu simbolizon lidhjet e ngushta familjare dhe stabilitetin.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme21 hours ago

Paralajmëroi burgosjen e Vuçiqit nëse hyn në Kosovë pa leje, deklarohet Sveçla

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka folur për deklaratën e tij se nëse Vuçiq tenton të futet pa leje në...

Lajme21 hours ago

Ngritet kallëzim penal ndaj 36-vjeçarit për tentim vrasje ndaj kryetarit të komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimit

MPB njofton se SPB Shkup ka zbardhur ngjarjen penale nga 01.04.2024 në fshatin Aracinovë, rajoni i Shkupit, kur u raportua...

Lajme21 hours ago

5.601 persona kanë hequr dorë nga nënshtetësia e RMV-së në pesë vitet e fundit

Vende të ndryshme kanë rregulla të ndryshme për marrjen e shtetësisë. Disa lejojnë mbajtjen e dy ose tre pasaportave, e...

Lajme21 hours ago

Qeveria ka emëruar disa drejtorë, ja emrat

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dje në seancën e gjashtë ka marrë disa vendime për emërimin e disa...

Lajme21 hours ago

Rriten pensionet për 2500 denarë menjëherë! Qeveria sapo mbaroi seancën

Ministri, Aleksandar Nikollovski ka njoftuar se para pak minutash ka mbaruar seanca qeveritare, transmeton TV21. Në kuadër të kësaj seance,...

Lajme21 hours ago

SHBA-ja raportohet se u informua për një komplot iranian për v’rasjen e Trumpit

Autoritetet amerikane u informuan nga një person civil mbi një komplot nga Irani për vrasjen e Donald Trumpit, një zhvillim...

Lajme2 days ago

ASH: vLEN legjitimon planin e Stoilkoviçit për largimin e 3000 shqiptarëve nga administrata

Nga Aleanca për Shqiptarët kanë reaguar pas deklaratave të Bilall Kasamit lidhur me 3000 të punësuarit sipas Marrëveshjes së Ohrit,...

Sport2 days ago

Southgate jep dorëheqje nga Anglia

Gareth Southgate ka dhënë dorëheqje nga pozita e selektorit të Anglisë. Dorëheqjen e ka dorëzuar para pak minutash në Federatën...

Lajme2 days ago

Prokuroria do ta hetojë aksidentin e autobusit të NTP Shkup

Prokuroria Themelore e Shkupit njofton se ka hapur lëndë dhe po ndërmerr veprime për hetimin e aksidentit të autobusit të...

Lajme2 days ago

MPB konfirmon rastin me personin e vdekur që u gjet në fshatin Orman të Shkupit

Një burrë i rritur me inicialet Ç.R mbrëmë me lëndime të rënda në kokë është gjetur pranë një veture në...

Trending