Lajme
Përçarjet në ASH: Plumb para shtëpisë së Taravarit, dajak për një drejtor!
Dy mendime të ndryshme, mes kryetarit aktual dhe ish kryetarit, shkaktuan përçarje, zënka verbale, kërcënime e deri në dhunë, në partinë Aleanca për Shqiptarët.
Në shtëpinë e kryetarit Arben Taravarit në Gostivar, mengjesin e sotëm është gjetur një plumb. Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe japin detaje rreth kësaj ndodhie.
SPB Tetovë
“Sot (05 shkurt) në ora 09:34, J.J.(42) nga Gostivari ka raportuar në SPB-Tetovë se para derës së hyrjes së shtëpisë së A.T.(50) në Gostivar, është gjetur një plumb i armës automtike i kalibrit 7.62 milimetra”.
Menjëherë pas këtij rasti, reagoi sekretari i përgjithshëm i partisë, Krenar Lloga. Ai në facebook shkroi se, derisa të gjithë po përpiqemi të gjejmë rrugën e drejtë e të vertetë, bën thirrje për maturi e qetësi, pasi edhe nëse ndahen rrugët, këtë siç tha, ta bëjmë si njerëz të civilizuar e familjarë.
KRENAR LLOGA, SEKRETAR I PËRGJITHSHËM I ASH-SË
“Dënojmë çfarëdo lloj akti dhune shfaqur nga kushdo, ashtu siç e denojmë sot aktin qyqar që ka ndodhur ndaj bashkpartiakut tonë Arben Taravarit. Dhuna nuk është zgjidhje. Organet policore le ta zbardhin rastin dhe fajtorët të dalin para drejtësisë”.
Mbrëmjen e së dielës, u sulmua fizikisht edhe Drejtori i Agjencisë për Menaxhim me Pronat e Konfiskuara Driton Nebiu. Sipas tij, sulmuesi ka qenë Krenar Osmani, udhëheqës i grupit të tifo-grupit “Ballistët”. Nebiu deklaroi se nuk e njeh Osmanin, ndërkaq motivi sipas tij, mund të jetë ose për profesionin që ushtron ose për partinë.
ASH dënoi ashpër sulmin e mbrëmshën fizik nga ana e Krenar Osmanit, ndaj anëtarëve të Aleancës për Shqiptarët dhe Drejtorit, Driton Nebiut.
ASH
“Ngjarjet e këtilla janë të patolerueshme dhe kanë për qëllim njëllosjen e subjektit të vetëm politik që mbahet për traditë të vlerave demokratike dhe institucionale. Ju bëjmë thirje anëtarëve të denjë të Aleancës për Shqiptarët që të përmbahen në këto ditë vendimtare dhe të mos bien pre e personave që ia duan të keqen shtëpisë tonë të madhe dhe të pastër”.
Përndryshe, gjithëçka nisi prej statusit të Taravarit në facebook, ku kërkoi mbështetjen e Kuvendit të partisë, që në zgjedhjet e ardhshme ASH të garoj së bashku me opozitën shqiptare. Mirëpo, kjo nuk i pëlqeu ish kryetarit Ziadin Selës. Përmes një reagimi të tij, po ashtu në facebook veprimin e Taravarit e quajti akt qyqar që demton rëndë linjat ideologjike të ASH-së. Zyrtarët tjerë të partisë për të treguar se në cilën anë poziciohen, shpërndanin statusin e Taravarit apo Selës. Ky i fundit, në një pres konferencë që mbajti të dielën në mbrëmje ka thënë se në Kuvendin e partisë, që pritet të mbahet të shtunën do të kërkoj shkarkimin e Taravarit, nga posti i kryetarit. Ndërkaq, 19 anëtarë të përbërjes së fundit të Akademisë të Aleancës për Shqiptarët, kanë publikuar një deklaratë përkrahjeje për kryetarin Taravari. Emine Ismaili /SHENJA/
Lajme
Zeqiri: Uji në Tetovë është i pijshëm, qytetarët mund ta konsumojnë lirisht
Pas rastit me ndotjen e ujit në Gostivar, në Tetovë po bëhen çdo ditë analizat e ujit, përcjell TV21. Drejtor i NPK “Sharri”, Valon Zeqiri siguroi se në Tetovë uji është i pijshëm.
“Analizat na tregojnë se uji në Tetovë është i pijshëm dhe nuk ka asnjë problem, prandaj qytetarët mund ta konsumojnë lirisht”, tha mes tjerash Zeqiri.
Lajme
Një grua e moshuar është lënduar nga rënia e një peme në Karposh
Më 20.7.2026 në orën 20:25, SPB Shkup ka marrë njoftim se në zonën e Karposhit ka rënë një pemë dhe K.M. (86) nga Shkupi ka pësuar lëndime të rënda trupore, pas së cilës është transferuar në Institucionin Shëndetësor Publik “Shën Naumi i Ohrit” për ndihmë mjekësore.
Gjithashtu, një qytetar ka raportuar se, gjatë kërkimit të çantës së gruas së lënduar, ka gjetur një mjet shpërthyes, i cili më vonë është marrë nga vendi i ngjarjes për veprime të mëtejshme.
Prokurori publik është njoftuar dhe po merren masa për sqarim të ngjarjes./Telegrafi/
Lajme
Prokuroria nuk konfirmon nëse nëse në periudhën e kaluar janë dorëzuar raporte të sakta apo të rreme për cilësinë e ujit në Gostivar
A po kryheshin rregullish analizat e ujit në Gostivar nga Qendra për Shëndet Publik në Gostivar dhe Instituti për Shëndet Publik, dhe pse nga këto analiza nuk u konstatua me kohë ndotja e ujit, është një pistë tjeter që po e heton prokuroria.
Në brifingun me gazetarë, prokurorët thanë se për momentin nuk mund të konfirmojnë nëse në periudhën e kaluar janë dorëzuar raporte të sakta apo të rreme për cilësinë e ujit, pasi hetimet janë ende në zhvillim.
Për këtë arsye do të kryhen ekspertiza shtesë për mënyrën e marrjes dhe analizimit të mostrave, ndërsa do të shqyrtohen edhe të gjitha analizat e ujit të realizuara gjatë këtij dhe vitit të kaluar. Nëse konstatohen parregullsi ose përgjegjësi të personave apo institucioneve të tjera, hetimi do të zgjerohet edhe ndaj tyre.
Ndërkohë, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njoftoi se analizat e kryera nga Qendra për Shëndet Publik në Gostivar më 29 qershor dhe 13 korrik e vlerësonin ujin si të sigurt për pije, edhe pse pikërisht më 13 korrik filloi rritja e numrit të pacientëve me probleme gastrointestinale.
-
Lajme8 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme8 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
