Lajme
Prej nesër punkti në “Prolet bëhet me termin, shtohen sportelet
Sot është dita e fundit që qytetarët mund të fotografohen për dokumente personale pa pasur nevojë të caktojnë termin në stacionin policor “Prolet” në Kisella Vodë, pasi që nga dita e nesërme punkti do të punojë me 14 stacione bazë, por me termine të caktuara paraprake. Ky transformim, siç njoftonë nga Ministria e Punëve të Brendshme, bëhet me qëllim që të vendoset rend në vend të kaosit, të lehtësohet dhe përshpejtohet marrja e dokumenteve personale për banorët e Shkupit.
MPB
“Nga dita e nesërme (07.02.2024) punkti për fotgrafimin e dokumenteve personale në Prolet, nuk do të punojë pa caktimin e termineve, por do të transformohet në punkt për caktimin e termineve, për të gjithë ata që kanë caktuar termin për fotografim në territorin e qytetit të Shkupit deri në fundin e vitit 2024”.
Qytetarët që tashmë kanë caktuar termin do të kontaktohen nga operatori ekonomik përgjegjës dhe do t’u ofrohet një termin i ri në një kohë shumë më të shkurtër. Në të njëjtën kohë, terminet që kanë mbetur të zbrazëta, nga pastrimi i listës, do të përdoren për rezervimet e ardhshme.
Gjithashtu nga MPB informojnë se nga data 12 shkurt qytetarët mund të caktojnë termine për fotografim, edhe në ndërrimin e dytë.
MPB
“Njoftojmë qytetarët se në ditët në vijim caktimi i termineve për fotografimin e dokumenteve personale do të bëhet vetëm përmes telefonit, ndërsa për shkaqe teknike caktimi i termineve përmes formës elektronike nuk mund të realizohet në ditët ne vijim”.
Punkti në “Prolet”, i cili deri më sot funksionon pa termine, u hap me synim për të lehtësuar procesin e marrjes së dokumenteve personale. Meqë ishte pa termin qytetarët pritnin me orë të tëra për të zënë radhën.
Pas datës 12 shkurt, dokumentet e vjetra të udhëtimit do të jenë të pavlefshme për përdorim jashtë vendit.
Lajme
Rama për “La7”: Shqipëria e së ardhmes do të jetë si Italia
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka dhënë mbrëmjen e djeshme një intervistë për “Piazza Pulita” në kanalin italian “La7”. Gjatë intervistës, kryeministri Rama ka thënë me bindje se Shqipëria e së ardhmes do të jetë si Italia.
“Kur më pyesin si do të jetë Shqipëria e së ardhmes, u them të shikojnë Italinë. Kjo është Shqipëria e së ardhmes”, u shpreh Rama.
Më tej, kryeministri nuk ka kursyer vlerësimet për homologen e tij italiane, Giorgia Melonin, për të cilën ka thënë se ka një marrëdhënie të mirë. Më tej, Rama ka shtuar se Meloni është një person shumë real dhe i drejtpërdrejtë.
“Kushdo që e njeh Giorgia Melonin nuk mund të mos ketë një marrëdhënie të mirë me të, ajo është një person shumë real dhe i drejtpërdrejtë”, tha Rama në “La7”.
Lajme
Kishte grabitur një barnatore, arrestohet 30-vjeçari nga Shkupi
MPB ka njoftuar se me datë19.09.2024, në orën 21:55, në territorin e komunës Aerodrom, zyrtarët policorë nga Njësia e Policisë Ndërhyrëse pranë SPB Shkup e arrestuan B.P. (30) nga Ilinden, Shkup. Ai dyshohet se rreth orës 21:30, në një farmaci në lagjen “Lisoçe e Re”, nën kërcënimin e një pistolete ndaj punonjësve, kishte marrë para nga qarkullimi ditor. Pistoleta u gjet dhe u konfiskua, ndërsa paratë u rikthyen pronarit.
Personi është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet një padi përkatëse.
Lajme
Cila kompani në Maqedoni vitin e kaluar ka dhënë 56.6 milionë euro vetëm për rroga?
ESM është prodhues shtetëror i energjisë elektrike dhe një nga kompanitë me numrin më të madh të të punësuarve në Maqedoninë e Veriut.
Vitin e kaluar kjo kompani ka paguar 56.56 milionë euro për paga të gati 4500 punëtorëve, ndërsa nga shitja e energjisë elektrike ka fituar 288 milionë euro, përcjell portali Faktor.
Kompania shtetërore e prodhimit të energjisë elektrike ESM (e njohur më parë si ELEM) ka paguar gjithsej 56.56 milionë euro vitin e kaluar për paga, sipas të dhënave zyrtare nga raporti i tyre financiar vjetor i përgatitur nga një auditim i pavarur.
Vitin e kaluar, ESM punësoi pothuajse 4,500 njerëz, shumica e tyre nga rajoni i Pellagonisë, përkatësisht komuna Manastir dhe Novaci, ku është vendosur kapaciteti më i madh prodhues i kompanisë – termocentrali REK Manastir dhe minierat e tij Suvodol dhe Brod-Gneotino. Përveç REK Manastir, kjo kompani ka edhe dy termocentrale të tjera. Njëra është në Osllomej të Kërçovës, ndërsa tjetra në Negotinë. ESM gjithashtu ka gjashtë hidrocentrale, një park me erë, një central të gazit dhe një drejtori në qendër të Shkupit.
Në të njëjtën kohë, grupi ESM operon një fabrikë për pjesë rezervë për nevojat e termocentraleve në Novaci, një prodhues i nxehtësisë në Shkup dhe Manastir dhe tre kompani turistike që menaxhojnë hotelet dhe objektet akomoduese të ESM.
-
Lajme4 months ago
Këto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lifestyle4 months ago
Trashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme7 months ago
Burrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme4 months ago
Ja kush janë 19 deputetët e koalicionit “Fronti Evropian” (LISTA)
-
Lajme7 months ago
Detajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
-
Lajme4 months ago
Ja kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme4 months ago
KSHZ publikon rezultatet e para të zgjedhje parlamentare
-
Lajme2 months ago
“Rexhep Asani zv/drejtor në ELEM”, Bilall Kasami tregon emrat e personave që Lëvizja Besa do të emërojë nëpër drejtori