Connect with us

Lajme

Vizbegu u bë me shkollë të re fillore për një mijë nxënës, pritet të hapet më 1 shtator

Në lagjen e Vizbegut në komunën e Butelit është ndërtuar një shkollë e re fillore “Vizbeg” në të cilin do të mund të mësojnë rreth njëmijë nxënës. Qeveria përmes MASH-it për ndërtimin e saj ka destinuar rreth 110 milionë denarë. Pritet të hapet nga 1 shtatori i këtij viti për vitin shkollor 2024/2025.

Shkolla ka 20 klasa të pajisura për program mësimor gjithpërfshirës, kabinete për shkenca natyrore dhe shoqërore, për muzikë dhe art, ashensor për nxënësit me nevoja të posaçme, bibliotekë… Pjesa tjetër e shkollave në komunën e Butelit, si dhe në komunën e Çairit dhe Shuto Orizares, ku janë regjistruar fëmijët nga ajo pjesë e qytetit, janë duke u shkarkuar.

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koordinim të Resorëve Ekonomik dhe Investimeve Fatmir Bytyqi gjatë vizitës deklaroi se nevoja për ndërtimin e shkollës së re në këtë pjesë të qytetit u bë e dukshme dhe me këtë objekt shkollor modern zgjidhen problemet e qytetarëve.

“Shkolla e re jo vetëm që do të plotësojë në mënyrë hapësinore nevojat për një proces cilësor arsimor, por do të shërbejë si qendër për zhvillimin social dhe kulturor të fëmijëve. Të gjithë fëmijët, përfshirë edhe ata me nevoja të veçanta, do të kenë qasje në arsimin fillor cilësor”, tha Bytyqi, duke theksuar rëndësinë e investimit në arsim, i cili, tha ai, është gurthemeli i prosperitetit ekonomik të vendit.

Ai apeloi te kryetari i komunës së Butelit sa më shpejtë t’i përfundojë procedurat ligjore që objekti të vihet në funksion dhe nga 1 shtatori të fillojë me realizimin e mësimit.

Sekretarja shtetërore në MASH, Biljana Kazanxhiska, ka deklaruar se në këtë pjesë të komunës së Butelit ka mungesë të objektit shkollor sepse, siç tha ajo, po zhvillohet, urbanizohet dhe po shtohet popullsia dhe është e nevojshme më të vegjlit të mësojnë afër vendbanimit të tyre.

“Objekti është kompletuar plotësisht dhe është bërë pranimi teknik, mbetet që zyrtarisht të përfundojnë procedurat ligjore nga vetëqeverisja lokale, që së shpejti të caktohet një drejtor për këtë objekt të bukur që do të vihet në përdorim”, tha Kazanxhiska.

Ajo theksoi edhe se këtë vit MASH ka buxhet më të madh për investimet kapitale deri tani prej mbi 1,3 miliardë denarë përkatësisht mbi gjysmë më shumë se vitin e kaluar. Me këto mjete, tha ajo, do të rikonstruohen 90 objekte shkollore, do të fillojë ndërtimi i pesë kapaciteteve të reja hapësinore në 15 shkolla.

Në pyetjen e një gazetari, zëvendëskryeministri Bytyqi iu përgjigj se vizita për të inspektuar shkollën e sapondërtuar nuk ishte pjesë e fushatës parazgjedhore.

“Ka kohë deri në parazgjedhje, që janë rreth 20 ditë para vetë zgjedhjeve, dhe i thashë se personalisht jam i interesuar për këtë, sepse në mandatin tim tre vjeç e gjysmë tashmë po vij në këtë lokacion për herë të tretë. Një herë kur nuk kishte asgjë, ishte një fushë. Qytetarët kanë 33 vjet që flasin për këtë shkollë, tre vjet më parë ishte vetëm një fushë, isha hera e dytë kur sapo kishin filluar punimet dhe sot jam i lumtur që shoh që më në fund po përfundojmë atë që dikush duhet të kishte përfunduar me dekada.  Sepse si një person që jeton në komunën e Butelit, si zëvendëskryeministër që u shërben të gjithëve në vend, dua shumë që fëmijët të kenë mundësi të mësojnë në një objekt që u garanton arsim cilësor për t’u bërë qytetarë të mirë të këtij vendi”, tha Bytyqi.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Trump: Po flasim me NATO-n për Grenlandën

Presidenti amerikan Donald Trump tha se Grenlanda është jetike për sigurinë kombëtare të SHBA-së dhe konfirmoi se diskutimet me NATO-n janë duke vazhduar në lidhje me territorin.

“NATO ka pasur marrëdhënie me ne për çështjen e Grenlandës. Ne kemi shumë nevojë për Grenlandën për sigurinë kombëtare”, tha Trump.

“Nëse nuk e kemi, kemi një boshllëk të madh në sigurinë kombëtare – veçanërisht kur bëhet fjalë për atë që po bëjmë në lidhje me Kupolën e Artë dhe të gjitha gjërat e tjera”, shtoi ai.

Trump nuk dha detaje specifike rreth iniciativave ushtarake ose të sigurisë që ai përmendi, por theksoi se SHBA-të po angazhohen në mënyrë aktive me aleancën për këtë çështje.

“Po flasim me NATO-n”, tha ai.

Trump tha se po shqyrton përdorimin e tarifave si mjet kundër vendeve që kundërshtojnë interesat e SHBA-së në lidhje me Groenlandën.

“Mund ta bëj këtë edhe për Grenlandën”, deklaroi presidenti amerikan, duke kujtuar një shkëmbim me presidentin francez Emmanuel Macron, në të cilin ai përdori kërcënimin e një tarife gjithëpërfshirëse prej 25% për të nxitur çmime më të larta të barnave në Francë.

Javën e kaluar, Trump sugjeroi që SHBA-të duhet ta “blejnë” Grenlandën për të parandaluar që Rusia ose Kina të fitojnë kontrollin e territorit autonom të Danimarkës.

Si Danimarka ashtu edhe Grenlanda kanë hedhur poshtë çdo propozim për të shitur territorin, duke riafirmuar sovranitetin danez mbi ishullin. /AA/

Continue Reading

Lajme

Policia e Maqedonisë së Veriut me njoftim të ri në lidhje me projektin “Qyteti i Sigurt”

Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se në kuadër të projektit “Qyteti i sigurt”, në periudhën nga 20 deri 31 janar do të bëhet testimi, kalibrimi dhe verifikimi i pajisjeve (kamerave) të vendosura për mbikëqyrjen e qarkullimit. Testimet do të realizohen çdo ditë në periudhën nga ora 08:00 deri në orën 20:00.

“Gjatë zbatimit të këtyre aktiviteteve, automjeteve në vendet ku kryhet testimi nuk do t’u lejohet të kalojnë ndërsa procedura është në zhvillim e sipër. Në javën e parë të periudhës së planifikuar, aktivitetet do të kryhen ekskluzivisht në vendet me kamera të instaluara në zonën e qytetit të Shkupit”.

“U bëjmë thirrje qytetarëve dhe të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë kufizimet e përkohshme, si dhe të tregojnë mirëkuptim, durim dhe bashkëpunim me qëllim që të sigurohet zbatimi i qetë dhe i sigurt i aktiviteteve të planifikuara”, thonë nga MPB.

Continue Reading

Lajme

Taravari me akuza të reja: Gjithmonë mbivotohesha në VLEN, tre me një!

Arben Taravari njëri nga ish liderët e VLEN-it, Arben Taravari në emisionin “Vetëm Intervistë” në Kanal 5 ka hedhur akuza të reja në drejtim të VLEN-it dhe liderëve të saj se për gjatë kohës kur ishte pjesë e këtij koalicioni në çdo temë në çdo debat që bëhej kur vinte pjesa e votimit pavarsisht arsyeshmërisë unë mbivotohesha në raport tre me një. Kjo qasje më la të kuptoj se ne dhe Alenaca për Shqiptarët ishte e pa dëshiruar në atë koalicion dhe dukej qartë që sdo të funskionoj, shkruan Top24

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme3 hours ago

Trump: Po flasim me NATO-n për Grenlandën

Presidenti amerikan Donald Trump tha se Grenlanda është jetike për sigurinë kombëtare të SHBA-së dhe konfirmoi se diskutimet me NATO-n...

Lajme3 hours ago

Policia e Maqedonisë së Veriut me njoftim të ri në lidhje me projektin “Qyteti i Sigurt”

Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se në kuadër të projektit “Qyteti i sigurt”, në periudhën nga 20 deri...

Lajme4 hours ago

Taravari me akuza të reja: Gjithmonë mbivotohesha në VLEN, tre me një!

Arben Taravari njëri nga ish liderët e VLEN-it, Arben Taravari në emisionin “Vetëm Intervistë” në Kanal 5 ka hedhur akuza...

Lajme4 hours ago

Isen Shabani merr mandatin si kryetar i Vrapçishtit

Isen Shabani mori mandatin si kryetar i Komunës së Vrapçishtit, ky edhe lexoi deklaratën solemne ku tha se detyrën do...

Lajme4 hours ago

Shkupi, Kumanova e Strumica qytetet me ajër më të ndotur në vend

Sipas të dhënave nga faqja e internetit “Air Care”, sot disa qytete në Maqedoni janë jashtëzakonisht të ndotura, me Strumicën...

Lajme4 hours ago

Pesë familje në Britani padisin TikTok-un pas vdekjes së fëmijëve nga “Blackout Challenge”

Pesë familje në Mbretërinë e Bashkuar pretendojnë se fëmijët e tyre humbën jetën duke tentuar të kryenin të ashtuquajturën “Blackout...

Lajme3 days ago

38% e adoleshentëve janë duhanpirës: A do ta kufizojë më në fund Maqedonia duhanin?

Në këtë vend, pirja e duhanit prej kohësh është konsideruar jo vetëm një zakon, por edhe një simbol i lirisë...

Lajme3 days ago

Shtresa e borës në Kodër të Diellit arrin 24 centimetra

Temperatura më e ulët mëngjesin e sotëm, prej -7 gradë Celsius, është regjistruar në Shkup, pranë Petrovcit, njofton Drejtoria për...

Lifestyle3 days ago

“Jam shpirt i lirë, s’më mban peng se gjërat kanë mbaruar” – Limi ia thotë troç Albës

Në një bisedë të hapur brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4, Limi ka folur për marrëdhënien e tij...

Lajme3 days ago

NPK-Sharri njofton: Një pjesë e Tetovës pa ujë për shkak një defekti

“Për shkak të një defekti në rrugën Bllagoja Toska, furnizimi me ujë të pijshëm është ndërprerë në një pjes të...

Trending