Connect with us

Lajme

11 fakte rreth ditës historike të Pavarësisë së Kosovës

Me rastin e 16 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, ju sjellim 11 fakte rreth ditës historike të 17 shkurtit 2008.

1. Pavarësia e Kosovës është shpallur me datën 17 shkurt 2008, në orën 15:39 minuta

2. Dizajnues i flamurit dhe i stemës së Kosovës: Muhamer Ibrahimi

3. Të parët që nënshkruan deklaratën e pavarësisë së Kosovës, ishin: presidenti Fatmir Sejdiu, kryetari i kuvendit, Jakup Krasniqi si dhe kryeministri i vendit, Hashim Thaçi.

4. Shtetet e para që njohën Kosovën si shtet pas shpalljes së pavarësisë ishin: Kosta Rika, SHBA, Franca, Afganistani, Shqipëria, Turqia, Britania e Madhe etj.

5. Pergamena e vjetër 200 vjeçare në të cilën është nënshkruar deklarata e pavarësisë së Kosovës, gjendet në zyrën e kryetarit të Kuvendit.

6. Përveç pergamenës, aty gjenden edhe lapsi me të cilin vënë nënshkrimet, listat e nënshkrimeve të deputetëve pjesëmarrës në seancë, si dhe flamuri i vendosur në seancën e shpalljes së pavarësisë.

7. Muzeu i Londrës ishte ai që ia fali Kosovës pergamenën për shpalljen e pavarësisë.

8. Flamujt e parë të Republikës së Kosovës ishin shtypur në Turqi.

9. Himni i Kosovës, i kompozuar nga kompozitori Mendi Mengjiqi, për herë të parë ishte intonuar në seancën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

10. Yjet e bardhë në flamurin e Kosovës simbolizojnë komunitetet e ndryshme që jetojnë në Kosovë, harta e verdhë simbolizon pasurinë e Kosovës, ndërsa ngjyra e kaltër simbolizon Evropën.

11. Prezente gjatë seancës së shpalljes së pavarësisë të Kosovës, me transmetime direkte kishin qenë edhe mediat më të njohura botërore si: CNN, BBC etj.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Zjarri në Çair u shua pas më shumë se 30 orëve

Zjarri që ka rënë dje në orën 01:50 në një depo në bodrumin e një objekti banesor në Çair është shuar.

“Për momentin zjarri është shuar plotësisht, por ende do të përcaktohet gjendja e pjesës së djegur të objektit dhe gjendja e banesave në ndërtesë”, informoi Qendra për Menaxhim me Kriza.

Zjarri që ra dje në Çair bëri që mbi 30 persona të kërkojnë ndihmë në Klinikën e Toksikologjisë për shkak të tymit.

Ministria e Brendshme ka deklaruar se po merren masa për zbardhjen e rastit.

Continue Reading

Lajme

Ahmeti i përgjigjet Mickoski: Ta provojmë humorin si do të dalë, nuk bëj fillma të holivudit!

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili i quajti “humor dhe satirë” kërkesën e BDI-së për veting.

“Ta shohim humorin se si do të shkojë. Filma të Hollivudit nuk bëjë unë këtu, dhe nuk jam skenarist i Hollivudit. Le të urdhërojnë, i bëjmë të gjitha”, deklaroi Ahmeti, i cili përveç vetingut, kërkon që të hetohet edhe privatizimi që nga vitet e ’90-ta, ku sipas tij janë diskriminuar shqiptarët në vazhdimësi.

Continue Reading

Lajme

Mickoski: Mendova se me shkuarjen e BDI-së në opozitë, përfundoi humori dhe satira

Kryeministri Hristijan Mickoski ka deklaruar sot se qëndrimet e Frontit Evropian po zbuten dhe nga retorika për destabilizim, tani ata kaluar në qëndrime më të buta, dhe po paralajmërojnë protesta.

Ai tha se është de drejtë demokratike të protestohet, ndërsa BDI-së, tha se i dëshiron ditë të mira në opozitë ku pret që të reformohen.

“Po ashtu të reformohen edhe me kuadro, me kuadro të reja, dhe ndoshta në zgjedhjet e ardhshme do të dalin me qasje tjetër nga ajo që e kemi parë më tepër se 20 vite, qasje ku qëllimi kryesor ka qenë sa më shumë të vidhet”, tha Mickoski.

Në lidhje me kërkesën e Ahmetit për veting për të gjithë funksionarët, Mickoski tha se ka menduar se me shkuarjen e BDI-së në opizitë, humori dhe satira e tillë ka përfunduar.

“Por ja, ata po vazhdojë. Në rregull, do të shohim në periudhën e ardhshme çfarë pason nga lloji i tillë i humorit dhe satirës dhe të shohim se deri ku do të arrijnë si parti politike”, shtoi më tej Mickoski.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme3 hours ago

Zjarri në Çair u shua pas më shumë se 30 orëve

Zjarri që ka rënë dje në orën 01:50 në një depo në bodrumin e një objekti banesor në Çair është...

Lajme4 hours ago

Ahmeti i përgjigjet Mickoski: Ta provojmë humorin si do të dalë, nuk bëj fillma të holivudit!

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili i quajti “humor dhe satirë”...

Lajme4 hours ago

Mickoski: Mendova se me shkuarjen e BDI-së në opozitë, përfundoi humori dhe satira

Kryeministri Hristijan Mickoski ka deklaruar sot se qëndrimet e Frontit Evropian po zbuten dhe nga retorika për destabilizim, tani ata...

Sport4 hours ago

Shkëlqeu ndaj Realit, Zhegrova: Ishte ëndërr

Edon Zhegrova ishte i jashtëzakonshëm në përballjen ndërmjet Lile dhe Real Madridit, e vlefshme për fazën e ligës në Ligën...

Lajme21 hours ago

Ahmeti: Nuk jemi të interesuar të hymë në qeveri, ne nuk jemi gomë rezervë

Me moton 100 ditë dështime, 100 ditë skandale, 100 ditë nënçmine, Fronti Europian ka nisur fushatën opozitare, nga ku nuk...

Lajme21 hours ago

Hezbollahu: Kemi vra’rë shumë ushtarë izraelitë gjatë luftimeve në jug të Libanit

Hezbollahu njoftoi se ka vrarë shumë ushtarë izraelitë në luftimet e drejtpërdrejta në dy qyteza në jug të Libanit, transmeton...

Lajme21 hours ago

Është stabile gjendja e të gjithë 43 pacientëve të hospitalizuar pas zjarrit në Çair

Gjithsej 43 persona janë hospitlaizuar pas zjarrit në një ndërtesë në Çair, që shpërtheu sot në mëngjes. Në Klinikën për...

Lajme21 hours ago

Zjarr në një ndërtesë në Çair, 30 persona kërkuan ndihmë për shkak të tymit

Një zjarr ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në një depo poshtë një ndërtese banesore në Çair të Shkupit duke përfshirë...

Lajme21 hours ago

Kryetari i kuvendit Afrim Gashi takohet me presidentin Erdogan

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, në kuadër të vizitës së tij në Türkiye është pritur në...

Sport2 days ago

Arsenal dhe PSG, sfidë e madhe në kryeqytetin britanik

Një tjetër përballje që ia vlen të shihet. Arsenali dhe Paris SG janë dy nga skuadrat europianë që më bukur...

Trending