Connect with us

Lajme

Katër shokë me uniformë ushtarake të UÇK-së, bëjnë homazhe në Prekaz

Të veshur me uniformë të UÇK-së, katër qytetarë kanë bërë homazhe pranë varreve të familjes Jashari në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Ata treguan për Ekonomia Online arsyen e veshjes me këtë uniformë.

Ata treguan emocionet që i kishin gjatë shpalljes së Pavarësisë, 16 vite më parë.

Mergim Musa, qytetar nga Buroja e Skenderajt, tregoi për Ekonomia Online arsyen e veshjes me këtë uniformë.

“Jemi në Prekazin legjendar për nder të Pavarësisë së Kosovës. Kemi ardh me festu bashkë me qytetarët. Arsyeja e veshjes me u uniformë është kjo uniformë që sot jemi të lirë kanë dhënë shumë kontribut njerëzit dhe nuk bën me e harru historinë e të kaluarës. Urime krejt shqiptarëve kudo që janë dhe shpresojmë se do të bëhet mirë edhe këtu dhe gjitha të mirat”, tha Musa.

Ndërsa Ymer Mecinaj mërgimtar tha për Ekonomia Online se dëshirë e tij është që të shtrihet sovraniteti në tërë territorin e Kosovës. Ai tregoi edhe emocionet e tij gjatë shpalljes së Pavarësisë më 17 shkurt të vitit 2008.

“Kemi ardh për pavarësinë e Kosovës. Urimi jonë jo vetëm por i gjithë shqiptarëve është që të shtrohet sovraniteti në gjithë Republikën e Kosovës. Kosova është mirë ka mujt me qenë shumë ma mirë por shpresojmë se Qeveria e re e çon procesin përpara. Ditën e shpalljes së Pavarësisë e kemi përcjell nga Norvegjia me një gëzim që nuk përshkruhet dhe nuk harrohet. Kemi pasur mysafirë edhe norvegjez që i kanë përcjell manifestimet në atë kohë. Nuk ka më mirë është një kënaqësi e veçantë për krejt shqiptarët. Nuk ka ma mirë”, Mecinaj që tash e sa kohë tha se jeton në Norvegji.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Një 19 vjeçar nga Shkupi ndërroi jetë nga një goditje elektrike

Në SPB Shkup mbrëmë në orën 23:43 është raportuar se në një aheng familjar  në Radishan të Shkupit nga goditja elektrike ka ndërruar  19-vjeçari L.L. nga Shkupi

Sipas raportit, pas daljes nga pishina, L.L. ai donte të lëshonte muzikë përmes mikstape-it dhe në atë moment ajo ra nga një qark i shkurtër.

Mjeku i Urgjencës Mjekësore ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për autopsi. Një ekip i policisë së Çairit ka inspektuar vendin.

Continue Reading

Lajme

V’ritet një person në Debresh të Gostivarit, policia jep detaje

SPB Tetovë njofton se sot është qëlluar me armë një 35-vjeçar nga fshati Debresh i Gostivarit.

“Sot (23.07.2024) në ora 17:15 në SPB Tetovë është raportuar se në Debresh të Gostivarit është qëlluar me armë zjarri daj personit R.K. (35) nga Debreshi, kurse si të dyshuar se e kanë kryer veprën janë dy vëllezërit J.V. dhe B.V. nga i njëjti fshat, të cilët ndodheshin në automjetin e pasagjerëve “Volvo” me targa zvicerane, B.V. është arrestuar kurse e ka dorëzuar edhe pushkën automatike me të cilin ka kryer krimin.

Po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit”, thonë nga SPB Tetovë.

Continue Reading

Lajme

Kuvendi sot pritet të votojë zëvendësministrat

Kuvendi sot do të mbajë seancën e 11-të, ku duhet të votohen zëvendësministrat në Qeveri, me çka do të kompletohet plotësisht ekipi qeveritar.

Seanca është caktuar për në orën 11:00 dhe në rendin e ditës është edhe Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për mbrojtjen shëndetësore – leximi i parë, me të cilin shfuqizohen drejtorët ekonomikë në institucionet dhe spitalet publike shëndetësore, si dhe verifikimi i mandatit të një deputeti në Kuvend.

Kryeministri e dorëzoi propozimin për zëvendësministrat në Kuvend javën e kaluar.

Për zëvendësministër në Ministrinë e Mbrojtjes propozohet Elfet Ismaili. Ismaili është ekonomist i diplomuar. Përvojën e tij të punës e filloi në Fondin për Rrugët Magjistrale dhe Rajonale. Nga viti 2006 deri në 2008 ishte drejtoreshë e GCP Posta Shkup 2, dhe nga 2008 deri në 2019 ishte e punësuar në AD Posta e Maqedonisë si bashkëpunëtore për marketing. Nga viti 2019 deri në 2024 ishte shoqëruese e një personi të deleguar në Delegacionin e RMV-së pranë NATO-s në Bruksel, Mbretëria e Belgjikës.

Për zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme propozohet Astrit Iseini. Iseini ka përfunduar Fakultetin për Edukim Fizik, Sport dhe Shëndetësi dhe ka marrë titullin doktor i shkencave në kinezologji, profesor i asociuar. Aktualisht është profesor i asociuar në Universitetin e Tetovës dhe në Fakultetin e Shkencave Bioteknike në Manastir.

Për zëvendësministër në Ministrinë e Drejtësisë propozohet Alen Dereban. Dereban është magjistër i drejtësisë në fushën e së drejtës ndërkombëtare dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, me provimin e kryer të drejtësisë. Nga viti 2014 ka një zyrë të tijën avokatie dhe ka qenë dy mandate këshilltar në Këshillin e Komunës së Strugës.

Për zëvendësministër në Ministrinë për Marrëdhëniet me Komunitetet propozohet Nezhdet Mustafa. Mustafa është profesor i diplomuar i filozofisë. Nga viti 1996 deri në 2002 ka qenë kryetar i Komunës së Shuto Orizares. Pastaj ishte pjesë e Kuvendit të Maqedonisë si deputet dhe nga viti 2006 deri në 2017 ka qenë i emëruar si Ministër pa portofol – Koordinator Kombëtar i Dekadës dhe Strategjisë për Romët.

Për zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme propozohet Zoran Dimitrovski. Dimitrovski është magjistër i shkencave politike dhe ka përvojë të gjatë pune në media si kryeredaktor. Dimitrievski nga viti 2020 deri në 2023 është zgjedhur për zëvendësministër për Vetëqeverisje Lokale.

Për zëvendësministër në Ministrinë për Çështje Evropiane propozohet Viktoria Trajkov. Trajkov ka përfunduar Universitetin Shën Klimenti i Ohrit në Manastir dhe ka marrë titullin doktor i shkencave ekonomike. Që nga viti 2010 është e punësuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme. Nga viti 2019 është zgjedhur docent në Universitetin e Shkupit.

Për zëvendësministër në Ministrinë e Financave propozohet Nikolçe Jankulovski. Jankulovski është doktor i shkencave ekonomike dhe aktualisht është profesor i rregullt në Departamentin e Agroekonomisë në Universitetin Shën Klimenti i Ohrit në Manastir. Ka botuar disa publikime vendore dhe ndërkombëtare.

Për zëvendësministër në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës propozohet Marjan Risteski. Risteski është ekonomist i diplomuar dhe nga viti 2005 deri në 2017 ka qenë kryetar i Komunës së Prilepit. Ka fituar disa çmime ndërkombëtare dhe vendore.

Për zëvendësministër në Ministrinë e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale propozohet Miroslav Labudoviç. Labudoviç është magjistër i elektroteknikës dhe teknologjive të informacionit. Nga viti 2022 është menaxher i inxhinierisë në Korporatën Telamon.

Për zëvendësministër në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujit propozohet Flakron Bezhjeti. Bezhjeti është profesor i shkencave politike në Universitetin Nënë Tereza në Shkup. Ka përvojë të gjatë pune në Fondin për Sigurime Pensionale dhe Invalidore të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ka qenë sekretar shtetëror në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe aktualisht është drejtues i Departamentit për Ankesa dhe Sugjerime në Sektorin Juridik.

Për zëvendësministër në Ministrinë e Shëndetësisë propozohet Jovica Andovski. Andovski është ekonomist i diplomuar dhe nga viti 2011 deri në 2017 ka qenë zëvendësministër i Shëndetësisë. Ka qenë drejtor i përkohshëm i Sekretariatit të Rrjetit Shëndetësor të Evropës Juglindore, si dhe koordinator kombëtar i SEEHN për Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Për zëvendësministër në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës propozohet Lulzim Aliu. Aliu është doktor i shkencave filologjike dhe profesor i rregullt i metodikës së mësimdhënies së gjuhës shqipe, letërsisë për fëmijë në Fakultetin Pedagogjik Shën Klimenti i Ohrit në Shkup, pjesë e Universitetit Shën Kirili dhe Metodi në Shkup. Nga viti 2023 deri në 2024 ka qenë prodekan.

Për zëvendësministër në Ministrinë e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë propozohet Gjoko Velkovski. Velkovski është ekonomist i diplomuar dhe ka përvojë të gjatë pune në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale. Ka qenë sekretar i qytetit të Shkupit dhe në qeverinë teknike ka qenë ministër teknik i Punës dhe Politikës Sociale. Nga viti 2013 deri në 2024 ka qenë këshilltar në Këshillin e Komunës së Çairit.

Për zëvendësministër në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale propozohet Erxhan Selimi. Selimi është magjistër i shkencave politike. Nga viti 2009 deri në 2014 ka qenë këshilltar në kabinetin e ministrit pa portofol. Nga viti 2014 deri në 2024 ka qenë nëpunës shtetëror në Sekretariatin e Përgjithshëm të Qeverisë dhe nga viti 2017 deri në 2024 ka qenë këshilltar në Këshillin e Qytetit të Shkupit.

Për zëvendësministër në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit propozohet Sedat Sulejmani. Sulejmani ka përfunduar Pedagogjinë Teologjike në Universitetin Uludag – Bursa në Turqi. Ka qenë zëvendësministër i Kulturës dhe që nga viti 2023 është i punësuar në Komunën e Tetovës si këshilltar për mbështetje administrative profesionale të inspektoratit komunal.

Për zëvendësministër për Transformim Digjital propozohet Radosllav Nastasiejeviç Vardziski. Nastasiejeviç Vardziski është magjistër i shkencave ekonomike në drejtimin e menaxhimit të marketingut dhe nga viti 2019 deri më sot punon në Komunën e Kumanovës.

Për zëvendësministër në Ministrinë për Administratë Publike propozohet Laze Jakimoski. Jakimoski është profesor i asociuar në Fakultetin Juridik – Kërçovë, Universiteti Shën Klimenti i Ohrit në Manastir. Ka botuar disa publikime vendore.

Për zëvendësministër në Ministrinë e Transportit propozohet Kaltrina Zekolli Shaqiri. Zekolli Shaqiri është doktor i shkencave. Nga viti 2016 deri në 2023 ka qenë profesore në Universitetin Nënë Tereza, Fakulteti i Shkencave Sociale dhe nga viti 2023 deri në 2024 ka qenë dekane e përkohshme.

Për zëvendësministër në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor propozohet Ane Lashkoska. Lashkoska ka diplomuar në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Matematike në Shkup dhe ka marrë titullin inxhiniere e kimisë. Lashkoska ka qenë për shumë vite deputete.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme2 hours ago

Një 19 vjeçar nga Shkupi ndërroi jetë nga një goditje elektrike

Në SPB Shkup mbrëmë në orën 23:43 është raportuar se në një aheng familjar  në Radishan të Shkupit nga goditja...

Lajme5 hours ago

V’ritet një person në Debresh të Gostivarit, policia jep detaje

SPB Tetovë njofton se sot është qëlluar me armë një 35-vjeçar nga fshati Debresh i Gostivarit. “Sot (23.07.2024) në ora...

Lajme14 hours ago

Kuvendi sot pritet të votojë zëvendësministrat

Kuvendi sot do të mbajë seancën e 11-të, ku duhet të votohen zëvendësministrat në Qeveri, me çka do të kompletohet...

Lajme14 hours ago

Taravari: BDI kurrë më s’do t’i fitojë zgjedhjet

Arben Taravari nga VLEN sërish komentoi angazhimin e ekspertëve ndërkombëtarë nga BDI, për zgjidhjen e çështjes së legjitimitetit, ku si...

Lajme14 hours ago

Arrestohet hajduti i drunjve në Shkup

Në rrugën magjistrale në drejtim të Pikë Kalimit Kufitar Bllacë e Poshtme, nëpunës policorë të Njësitit Mobil pranë Departamentit për...

Lajme2 days ago

Australiani kapet duke përdorur kokainë në një klub nate në Ohër

Policia këtë mëngjes,ka arrestuar J.N. (20) nga Australia për përdorim të kokainës në një klub nate në bulevardin “Hekurudha” në...

Lajme2 days ago

Dy persona e rrahin kumanovarin 22-vjeçar në mes të Shkupit

Kumanovari 22-vjeç eshte sulmuar fizikisht ne Shkup, nga ana e dy personave tjerë. Rastin e ketille ne polici e ka...

Lajme2 days ago

Tetova me mungesë të ujit të pijshëm për shkak të ndotjes së burimeve

Qyteti i Tetovës në këto temperatura të larta ka mungesë të ujit të pijshëm, për shkaka të ndotjes së ujësjellësit...

Lajme2 days ago

Shpenzimet për një familje në Maqedoni për muajin korrik, 60.570 denarë

Shpenzimet minimale të një familjeje në korrik kanë qenë 60.570 denarë dhe në krahasim me qershorin janë rritur për 245...

Lajme2 days ago

Taravari: BDI janë të mençur kur janë në opozitë, ideja e tyre është joserioze!

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari u pyet në lidhje me idenë e BDI-së për ndarjen e vendit në bazë të...

Trending