Connect with us

Lajme

Britania do të ndalojë përdorimin e telefonave celularë në shkolla

Britania e Madhe do të ndalojë përdorimin e telefonave celularë në shkolla, përfshirë edhe në pauzë, me arsyetimin se ndërpret orët e mësimit, transmeton Anadolu.

Në deklaratën e Ministrisë së Arsimit thuhet se 97 për qind e fëmijëve të moshës 12 vjeç e më shumë në vend kanë celularë personalë ndërsa është raportuar se ka patur rritje të ndjeshme të cilësisë së arsimit në shkollat ​​që ndalojnë individët në përdorimin e telefonit.

Gjithashtu edhe Agjencia e OKB-së për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO) ka bërë thirrje për ndalimin e telefonave celularë në shkolla, të cilat shkaktojnë bullizëm kibernetik dhe ndërprerje në mësime. Me aplikacionin e ri, drejtorët e shkollave do të mbështeten në ndalimin e përdorimit të celularëve gjatë gjithë kohës së mësimit, përfshirë edhe pauzat.

Më tej në deklaratë theksohet se telefonat nuk do të sillen fare në shkollë ose do të dorëzohen në kuti, kabinete apo kasaforta të mbyllura në hyrje të shkollave. Rreth 44 për qind e prindërve janë të shqetësuar për kohën që fëmijët e tyre kalojnë në celular dhe se kjo normë është 50 për qind në shkollat ​​e mesme dhe se do të investohen 10 milionë paund në rreth 700 shkolla për 3 vitet e ardhshme në kuadër të përpjekjeve të ndalimit.

Sipas hulumtimit të porositur nga qeveria, raportohet se 29 për qind e nxënësve të shkollave të mesme janë shprehur se pothuajse tek të gjitha orët e mësimit ka patur ngecje nga telefonat celularë.

Rezultatet e marra nga një shkollë që ndalonte përdorimin e telefonave celularë tregojnë se kultura arsimore në shkollën e paidentifikuar është përmirësuar, nxënësit mund të shkollohen në një mjedis më të qetë dhe komod dhe punonjësit janë më të fokusuar në arsim.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

MPB me detaje për tragjedinë e mbrëmshme në Shkup, ku bien nga lartësia e një banese një grua e moshuar dhe fëmija 9 vjeç

Nga MPB sot ma dalë me një raport reth ngjarjes që tronditi Shkupin mbrëmë ku një grua e moshuar vdiq nga lëndimet kurse fëmija është në spital. Nuk dihet ende se si ranë nga lartësia.

„Më 03.12.2024, në orën 19:40, në Sektorin e Punëve të Brendshme të Shkupit u raportua se dy persona kishin rënë nga një ndërtesë në territorin e Kisella Vodës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është konstatuar se gruaja D.S. (69) nga Shkupi ka vdekur nga lëndimet që ka marrë në vendin e ngjarjes, ndërsa një fëmijë 9-vjeçar nga Shkupi ka pësuar lëndime dhe është transportuar në kompleksin klinik „Nëna Terezë“ për ndihmë mjekësore. Po merren masa për zbardhjen e rastit“ – thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Continue Reading

Lajme

Iniciohet aktakuzë për parkingun e “egër” në Çair

Pas zhvillimit të procedurës paraprake, prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka iniciuar akuzë kundër një personi fizik dhe një personi juridik për veprën penale uzurpim të patundshmërive nga neni 225 i Kodit penal.

Siç informon Prokuroria publike e Maqedonisë së Veriut, 47-vjeçari i akuzuar, ka marrë në posedim pronën e huaj – tokën prapa Shtëpisë së Shëndetit Shkup – Poliklinika e Bit pazarit.

“Toka në pronësi të shtetit e cila i është dhënë për shfrytëzim Shtëpisë së shëndetit dhe si pronë në përdorim të përgjithshëm në Planin e detajuar urbanistik të komunës së Çairit, i akuzuari e ka shfrytëzuar për parking të improvizuar. Në emër dhe shpenzime të personit juridik ka vendosur rampë dhe një pikë pagesore dhe ka angazhuar një person për të kryer pagesë me çmim prej 50 denarë për 90 minuta shfrytëzim, duke kufizuar dhe kontrolluar hyrjen dhe daljen e tokës”, kanë thënë në PPRMV.

Së bashku me aktakuzën, prokurori publik në Gjykatën Themelore Penale Shkup ka paraqitur propozim të veçantë për caktimin e masës së kujdesit- ndalesë për kryerjen e aktiviteteve të punës, përkatësisht ndalesë për shfrytëzimin e tokës në fjalë.

Continue Reading

Lajme

Më ftohtë në Kodrën e Diellit, më së shumti borë në Hanet e Mavrovës

Temperaturë më e ulët e mëngjesit të sotëm   -2 gradë është matur në Kodrën e Diellit, ndërsa më e lartë në Gjevgjeli 8 gradë.

Siç informon DPHM, në Lazaropole janë matur -1 gradë, 0 në Hanet e Mavrovës, 1 në Krushevë, 2 në Berovë, 3 në Kriva Pallankë, Manastir dhe Dibër, 4 në Shkup-Zajçev Rid, Kumanovë, Tetovë, Pretor, Prilep dhe Ohër, 5 në Shkup-Petrovec, Vinicë dhe Demir Kapi dhe 6 në Shtip, Strumicë, Kavadar dhe Veles.

Lartësia e shtresës së borës mëngjesin e sotëm është 48 centimetra në Hanet e Mavrovës, 39 në Kodr[n e Diellit, 25 në Krushevë dhe 10 centimetra në Llazaropole.

Në 24 orët e fundit më së shumti sediment ujor prej 4 litra për metër katror ka në Prilep, 3 në Kodrën e Diellit, 2 në Krushevë, Topollçan dhe Pretor dhe 1 litër për metër katror në Manastir, Ohër, Dibër dhe Llazaropole.

Sot në orët e paradites do të ketë mjegull të dobët në disa lugina. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira, me reshje të dobëta shiu lokal, në zonat malore me borë të dobët. Gjatë orëve të natës në pjesët perëndimore në shumë vende do të ketë reshje shiu, kurse në zonat malore dhe në disa vende më të larta do të ketë borë. Temperaturat maksimale do të arrijnë nga 6 deri në 11 gradë.

Në Shkup paradite do të ketë mjegull të dobët, ndërsa gjatë ditës do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe i qetë. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 10 gradë.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme54 minutes ago

MPB me detaje për tragjedinë e mbrëmshme në Shkup, ku bien nga lartësia e një banese një grua e moshuar dhe fëmija 9 vjeç

Nga MPB sot ma dalë me një raport reth ngjarjes që tronditi Shkupin mbrëmë ku një grua e moshuar vdiq...

Lajme58 minutes ago

Iniciohet aktakuzë për parkingun e “egër” në Çair

Pas zhvillimit të procedurës paraprake, prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka iniciuar akuzë kundër një personi fizik dhe...

Lajme1 hour ago

Më ftohtë në Kodrën e Diellit, më së shumti borë në Hanet e Mavrovës

Temperaturë më e ulët e mëngjesit të sotëm   -2 gradë është matur në Kodrën e Diellit, ndërsa më e...

Lajme12 hours ago

Tragjedi në Shkup: Një grua ka ndërruar jetë, pas rënies nga ballkoni ndërsa një fëmijë po lufton për jetën

Një fëmijë 9-vjeçar po lufton për jetën në Qendrën e Urgjencës në Shkup, ndërsa një grua 70-vjeçare ka ndërruar jetë...

Lajme16 hours ago

19-vjeçares nga një fshat i Tetovës i gjendet plumba në Aeroportin e Ohrit

Më 02.12.2024, në ora 07:20, në Pikën Kufitare – Aeroporti “Shën Apostol Pali” në Ohër, gjatë daljes nga shteti, zyrtarët...

Lifestyle16 hours ago

U nda nga Ariana, Don Xhon në lidhje dashurie më një tjetër ruse

Reperi Don Xhon, nuk po mund të ndahet nga ruset. Këtë e ka bërë të ditur vet ai, pas një...

Lajme16 hours ago

Ndërron jetë Debbie Nelson, nëna e Eminem

Debbie Nelson, nëna e reperit Eminem, ka ndërruar jetë në moshën 69-vjeçare. Sipas mediave të huaja, Nelson vdiq më 2...

Lajme16 hours ago

Kumanovë, disa të rinj sulmohen me mjete të mprehta

Kumanova nuk po gjen qetësi. Edhe sot është regjistruar një rast i sulmit, por këtë herë disa të mitur janë...

Lajme16 hours ago

Afati i fundit për ndërrimin e patentave të shoferit me emrin e vjetër përfundon më 31 dhjetor 2024

Ministria e Punëve të Brendshme rikujton qytetarët se vlefshmëria e patentave të shoferit me emrin e vjetër të shtetit, në...

Lajme16 hours ago

Prokuroria kërkon paraburgim për një person i cili tentoi djegien e flamurit shqiptar

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka ngritur procedurë ndaj një 20 vjeçari, i cili dje ka tentuar të djegë flamurin...

Trending