Connect with us

Lajme

Gjermania nuk i pranon shtetasit e Maqedonisë me pasaportë të vjetër

Pasaporta e Maqedonisë me emrin e vjetër mund të jetë ende në përdorim në disa vende evropiane, por jo edhe në Gjermani. Burime diplomatike për DW shpjegojnë se me pasaportën pa emrin kushtetues nuk mund të futeni në Gjermani, nëse udhëtari vjen nga Maqedonia e Veriut apo ndonjë vend të tretë.

Ministri teknik i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, të hënën në deklaratë për mediat theksoi se “pasaporta e vjetër përdoret në Gjermani, Zvicër, Shqipëri, Kosovë”. Sipas tij, është turp që nuk vlen edhe në vend për shkak të rregullimit aktual ligjor, ndërsa zgjidhjen e sheh në ndryshimin e Ligjit për dokumentet e udhëtimit.

Edhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani i cili këto ditë po i viziton konsullatat në Gjermani, Zvicër dhe Itali, nga Berni e përshëndeti vendimin e Zvicrës për lejimin që qytetarët e Maqedonisë të udhëtonin me dokumentet e vjetra të udhëtimit. Mirëpo, Osmani nuk specifikoi nëse mendon për udhëtime me pasaportat e vjetra nga Zvicra drejt Maqedonisë, apo edhe anasjelltas, duke qenë se rekomandimi i deritanishëm për shtetasit e Maqedonisë jashtë vendit që nuk kanë pasaportë të re ka qenë që të nxjerrin dokumentet e udhëtimit.

Sa i përket Gjermanisë, situata atje është e qartë. Burime diplomatike thonë për DW se autoritetet gjermane po bëjnë gjithçka për të lehtësuar gjendjen e qytetarëve të Maqedonisë të cilët nuk kanë arritur të marrin pasaportën me emrin kushtetues dhe se ndihma ka për qëllim para së gjithash mbrojtjen e të drejtave të tyre. Kjo do të thotë se qytetarët e Maqedonisë mund të përdorin pasaportat e tyre me emrin e vjetër kushtetues për identifikim personal në atë vend, por nuk do të mund të hyjnë në vend nëse nuk kanë dokument të ri udhëtimi me emrin Maqedonia e Veriut.

Kjo do të thotë se mund të largohen nga Gjermania për në Maqedoninë e Veriut me pasaportën e vjetër, por jo anasjelltas.

Shoqata e Maqedonisë “Këshilli Qendror i shtetasve të Maqedonisë në Gjermani” me seli në Berlin, gjatë fundjavës ka paralajmëruar padi kundër Maqedonisë, nëse deri më 23 shkurt autoritetet nuk e ndryshojnë vendimin për vlefshmërinë e pasaportave me emrin e vjetër kushtetues dhe nëse nuk sigurohet dhënie më e shpejtë e pasaportave të reja.

Nga Shoqata thonë se me shpalljen e pasaportave me afat si të pavlefshme, pa ofruar kapacitete të mjaftueshme për dhënien e pasaportave të reja, kanë krijuar probleme të mëdha me të cilat shkelen të drejtat e njeriut të qytetarëve të Maqedonisë.

Pas hyrjes në fuqi të dispozitave të Marrëveshjes së Prespës të nënshkruar me Greqinë, nga 13 shkurti është ngushtuar rrethi i vendeve ku qytetarët e Maqedonisë mund të udhëtojnë dokumentet e vjetra të cilave nuk u ka skaduar afati, por janë të shtypura me emrin e vjetër të shtetit.

Me përjashtim të vendeve fqinjë si Kosova, Serbia dhe Shqipëria kur lejohet hyrja me letërnjoftim, në Bullgari dhe Greqi, si dhe në shumicën e vendeve evropiane, hyrje lejohet vetëm me dokumente me emrin e ri të shtetit. /DW

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Roamingu falas me vendet e BE-së do të bëhet realitet së shpejti

Edhe një vit pas paralajmërimeve, qytetarët ende nuk mund të marrin shërbim të plotë për pajisjen digjitale me dokumente, pa pritur radhë të gjata në sportele. Ligji për dokumentet elektronike u miratua në janar të vitit të kaluar, por gjatë aplikimit për marrjen e certifikatave nga gjendja civile përmes platformës e-shërbime, qytetarët marrin përgjigje se aplikimi është i suksesshëm. Megjithatë, nuk ekziston mundësia që dokumenti të merret në formë elektronike, ndaj ata detyrohen sërish të paraqiten në sportele për ta marrë në version letre.

Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, deklaroi se shumë shpejt çdo dokument nga librat amë do të mund të merret edhe elektronikisht.

“Jemi në proces ndryshimesh për katër shërbimet që i ofron Drejtoria për Udhëheqjen e Librave Amë: certifikata e lindjes, e martesës, e vdekjes dhe vërtetimi për gjendjen martesore. Të gjitha këto, në një afat shumë të shkurtër – tashmë jemi në fazë testimi – do të transferohen në portalin kombëtar të shërbimeve dhe për secilin dokument do të mundësohet marrja edhe në formë elektronike. Qytetarët do të kenë mundësi të zgjedhin nëse duan ta marrin në sportel apo t’u dërgohet me postë”, tha Andonovski.

Andonovski foli gjithashtu edhe për roaming-un falas me Bashkimin Evropian, shërbimin e njohur si “roaming si në shtëpi”, i cili fillimisht ishte paralajmëruar për shtator, më pas u shty për dhjetor, ndërsa tani ai thotë se kjo mund të realizohet gjatë këtij viti, së bashku me Malin e Zi dhe Shqipërinë.

“Vërejtja ime ishte se deri në fund të vitit 2025 ne do t’i përmbushim të gjitha kushtet, por për shkak të kompleksitetit të tyre kemi edhe katër rregullore shtesë që duhet të harmonizohen. Prandaj, afatin e kemi zhvendosur dhe këtë e kam thënë edhe në një intervistë televizive – afati i ri është shkurti i vitit 2026. Elementi i dytë, ai politik, që gjithashtu e konsideroj të rëndësishëm, lidhet me lobimin dhe krijimin e një lloj presioni pozitiv që çështja ‘Roaming si në shtëpi’ të aktualizohet në nivel të Ballkanit Perëndimor”, deklaroi ministri Andonovski.

Edhe pse pritej që Maqedonia e Veriut tashmë të përfitonte roaming falas me BE-në, u bë e ditur se vendi nuk i ka përmbushur reformat e nevojshme. Ndërkohë, Komisioni Evropian konfirmoi se një lehtësi e tillë do t’u ofrohet Ukrainës dhe Moldavisë.

Continue Reading

Lajme

Reagon ish presidenti Pendarovksi ndaj akuzave të Mivckovskit

Ish presidenti i Maqedonisë së Veriur, Stevo Pendarovski, përmes një postimi në profilin e tij në FB i është përgjigjur kuzave të kryeministrit të Maqedonisë, Hristjan Mickovski të dhëna sot. Në reagimin etij Pendarovski shkruan:

Në lidhje me deklaratën e sotme të Hristijan Mickoskit:

Me të vërtetë mendova t’i mos i jap rëndësi zotit Mickoski, sepse e kuptoj nevojën e tij për të mbuluar “rezultatet” katastrofale të qeverisjes së tij deri tani me komente për gjëra që nuk i kupton, por, për shkak të opinionit publik, do të duhet të shpjegoj disa gjëra që, fatkeqësisht për “ekspertin e energjetikës”, nuk i kanë shpjeguar më parë “avokatët e tij të mëdhenj”.

Konkretisht, Gjykata Kushtetuese që më shumë se pesë vjet më parë, me shumicë votash, KONFIRMOI se vendimet për gjendjen e jashtëzakonshme janë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet.

Së dyti, rregulloret me fuqi ligjore i miratoi dhe i implementoi Qeveria. A ka pasur aty keqpërdorime, institucionet shtetërore që tani janë nën kontroll të plotë të Mickoskit mund ta kontrollojnë kur të duan, nëse duan.

Së treti, të gjitha vendimet për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme i kam dorëzuar vetë në Kuvend, menjëherë pas përfundimit të asaj gjendjeje.

Më është e qartë se edhe kjo shpjegim nuk do ta ndalojë Mickoskin të vazhdojë të akuzojë dhe shpifë pa bazë, sepse kjo është, fatkeqësisht, mënyra e vetme se si është mësuar të qeverisë.

Continue Reading

Lajme

Kërkohet paraburgim për gjykatësin që iu gjetën 350 mijë euro në mur

Pas serisë së hetimeve dhe kontrolleve të lidhura me gjyqtarin Gjoko Ristov nga Gjykata e Apelit në Shkup, Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka paraqitur zyrtarisht kërkesë në Këshillin Gjyqësor për caktimin e masës së paraburgimit ndaj gjyqtarit të dyshuar.

Nga Këshilli Gjyqësor theksojnë se vetëm ata kanë kompetencë të vendosin nëse do t’i caktohet paraburgim gjyqtarit Ristov – një vendim që mund të jetë kyç për rrjedhën e mëtejme të hetimit.

Sipas dispozitave ligjore, Këshilli i Gjyqtarëve duhet t’i shqyrtojë argumentet e Prokurorisë, duke vlerësuar nëse ekzistojnë baza për caktimin e kësaj mase, si rreziku i arratisjes, ndikimi mbi dëshmitarët apo mundësia e përsëritjes së veprës penale.

Kjo kërkesë vjen pas kontrolleve të kryera në shtëpinë e Ristovit dhe hetimeve të ndërlidhura për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe korrupsion.

Emri i gjyqtarit më herët ishte lidhur me rastin e ish-Avokatit të Popullit, Fehmi Stafa, i cili ndodhet në paraburgim për shkak të dyshimeve për pranimin e ryshfetit në vlerë prej 50.000 euro.

Sipas pretendimeve të prokurorisë, Stafa dyshohet se ka tentuar të ndikojë mbi një gjyqtar të Gjykatës së Apelit, çka u pasua me zgjerim të hetimit dhe aktivitete të shtuara të Prokurorisë Publike.

Nga Këshilli Gjyqësor kanë paralajmëruar se vendimi do të merret pas shqyrtimit të plotë të provave dhe argumenteve juridike të paraqitura nga palët, çka pritet të shënojë një kthesë të re në këtë rast që ka shkaktuar reagime të forta në rrethet gjyqësore dhe në opinionin publik.

Ky zhvillim ka hapur edhe më tej çështjet mbi pavarësinë, integritetin dhe besimin në sistemin e drejtësisë në vend, të cilat prej muajsh janë në fokus të debatit publik për shkak të një sërë rastesh të ngjashme.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme11 hours ago

Roamingu falas me vendet e BE-së do të bëhet realitet së shpejti

Edhe një vit pas paralajmërimeve, qytetarët ende nuk mund të marrin shërbim të plotë për pajisjen digjitale me dokumente, pa...

Lajme11 hours ago

Reagon ish presidenti Pendarovksi ndaj akuzave të Mivckovskit

Ish presidenti i Maqedonisë së Veriur, Stevo Pendarovski, përmes një postimi në profilin e tij në FB i është përgjigjur...

Lajme11 hours ago

Kërkohet paraburgim për gjykatësin që iu gjetën 350 mijë euro në mur

Pas serisë së hetimeve dhe kontrolleve të lidhura me gjyqtarin Gjoko Ristov nga Gjykata e Apelit në Shkup, Prokuroria për...

Lajme11 hours ago

I ftohti me rreshje bore po vjen në Maqedoni

Një valë e re moti të ftohtë dhe reshjesh bore pritet drejt mesit të javës së ardhshme. Qendra Kombëtare Meteorologjike...

Lajme11 hours ago

Batinca nën rrethim/ Policia me aksion të gjërë për të kapur të dyshuarin për vrasjen e oficerit të ARM-së 

Njësitet e policisë rrethuan fshatin Batinc në Shkup dhe disa zona të tjera përreth në një përpjekje për të arrestuar...

Lajme1 day ago

Llotaria Shtetërore e Maqedonisë paguan personazhe të njohur dhe aktivistë partiak, Adelina Tahiri merr 50.000 denarë në muaj

Nga 35.000 deri në 60.000 denarë në muaj, Lotaria Shtetërore e Maqedonisë u paguan personave të jashtëm të angazhuar për...

Lajme1 day ago

Çdo i katërti nxënës në RMV ka luajtur bixhoz për para

Hulumtimi i institutit të Shëndetit Publik në Maqedoninë e Veirut tregon se gjatë 12 muajve të fundit, një në katër...

Lajme2 days ago

Qyteti i Shkupit do të ndajë nga 20.000 denarë subvencione për inverterë

Qyteti i Shkupit edhe këtë vit do të ndajë subvencione për inverterë, biçikleta dhe për pastrimin e oxhaqeve. Në programin...

Lajme2 days ago

Lëshohen autobusë Tetovë-Kodra e Diellit! Bileta kthyese kushton 200 denarë

Nga dita e sotme komuna e Tetovës ka lëshuar dy autobusë për në Kodër të diellit, edhe atë, një në...

Lajme2 days ago

Dauti: Safe City mund të hyjë në fuqi atëherë kur do të implementohet në të gjithë shtetin

Deputetja e ASH-së së Ziadin Selës-Ilire Dauti në një intervistë në Alsat ka deklaruar se Safe City mund të hyjë...

Trending