Lajme
Katër policë sulmuan sigurimin në një kazino, MPB nis hetimet
Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Penale dhe Standardeve Profesionale në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka bërë kallëzim penal kundër D.P, punonjës policie në Stacionin e Kontrollit Kufitar dhe Kalimit Kufitar Deve Bair, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për veprën “Dhunë” dhe kallëzim për vepër të konstatuar në bazë të Ligjit për veprat kundër rendit dhe qetësisë publike kundër N.D., po ashtu punonjës policie në Stacionin e Kontrollit Kufitar dhe të Kalimit Kufitar Deve Bair.
“Më datë 04.11.2023 në një kazino në Kumanovë, i raportuari D.P. ka sulmuar fizikisht një person të punësuar si roje në kazino dhe është sjellë në mënyrë agresive ndaj policëve të Stacionit Policor Kumanovë, të cilët po kryenin veprime zyrtare”.
“N.D., i cili ndodhej së bashku me D.P., ka prishur rendin dhe qetësinë publike dhe është sjellë në mënyrë agresive ndaj sigurimit. Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Penale dhe Standarde Profesionale ka dorëzuar propozim ndaj dy policëve për inicimin e procedurës për shkelje të rendit dhe disiplinës së punës nga neni 210 i Marrëveshjes Kolektive të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ndërsa për D.P. është shqiptuar masa e largimit nga vendi i punës deri në marrjen e vendimit në procedurë disiplinore”.
“Me marrjen e masave për zbardhjen e rastit u konstatua se gjatë ndërhyrjes D.K. dhe F.M., dy policët nga Stacioni Policor Kumanovë, ndaj një personi nga sigurimi i kazinosë nuk kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme zyrtare dhe nuk kanë përgatitur kallëzim ndaj tij. E ndaj tyre, Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminale dhe Standarde Profesionale ka paraqitur propozim për fillimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore nga neni 210 i Marrëveshjes Kolektive të Ministrisë së Punëve të Brendshme”, thonë nga MPB.
Lajme
Deklaratë e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë mbi ndryshimet e mundëshme kushtetuese në Maqedoninë e Veriut, lidhur me statusin e gjuhës shqipe
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë përcjell me vëmendje të veçantë debatin mbi ndryshimet e mundëshme ligjore nga ana e Gjykatës Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut, lidhur me statusin e gjuhës shqipe. Vënia në pikëpyetje e këtij statusi cënon jo vetëm të drejtat e shqiptarëve, por edhe vetë themelet e Maqedonisë së Veriut si një shtet multietnik dhe demokratik.
Gjuha shqipe nuk është thjesht një çështje gjuhësore; ajo është një simbol i identitetit, historisë dhe dinjitetit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, të cilët janë një popull shtet-formues në këtë vend.
Vlerësimi i saj si gjuhë zyrtare është rezultat i përpjekjeve të gjata dhe sakrificave të mëdha të shqiptarëve për barazi dhe drejtësi. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese në këtë çështje përbën një provë të rëndësishme për përkushtimin e shtetit ndaj parimeve të barazisë, unitetit dhe respektimit të të drejtave të komuniteteve etnike.
Çdo përpjekje për të zvogëluar rolin e gjuhës shqipe bie ndesh me frymën dhe parimet e Marrëveshjes së Ohrit, një marrëveshje historike që i dha fund konfliktit mbi baza etnike dhe krijoi bazën për bashkëjetesë dhe paqe të qëndrueshme.
Ne u bëjmë thirrje institucioneve të Maqedonisë së Veriut, aktorëve politikë dhe juridikë, si dhe partnerëve ndërkombëtarë, që të mbrojnë arritjet e deritanishme dhe të garantojnë respektimin e plotë të të drejtave të shqiptarëve si një shtyllë e rëndësishme e stabilitetit dhe integrimit euroatlantik të vendit.
Maqedonia e Veriut ka mundësinë të dëshmojë se është një model i suksesit të bashkëjetesës multietnike, dhe ruajtja e statusit të gjuhës shqipe është një gurë themeli në këtë drejtim.
Lajme
E dhimbshme: Vdes policja 22-vjeçare, pasi rrëshqiti nga Piramida në Tiranë
Një police e Shqipërisë, ka vdekur në Spitalin e Traumës në Tiranë.
22-vjeçarja u rrëzua ditë më parë nga Piramida në kryeqytetin e shtetit që i shërbente.
Ajo po merrte trajtim te Neurologjia prej më shumë se një jave në spitalin ku edhe dha frymën e fundit.
Lajme
Hyri “live” në Tik-tok nga Gjinekologjia, gjykata në Tetovë kërkon që që të kthehet në punë anesteziologu Valton Dervishi
Gjykata Themelore në Tetovë ka shfuqizuar vendimin e Spitalit të Tetovës për t’ia ndërprerë marrëdhënien e punës anesteziologut Valton Dervishi, i cili u dënua me 15 muaj burg, pasi kishte hyrë “live” në Tik-Tok nga Reparti i GJjinekologjisë, përcjell TV21. Sipas vendimit të gjykatës, spitali është i detyruar që ta kthejë në punë të njëjtën.
“Kërkesa e paditur e paditësit V.D. aprovohet. Ndërpritet vendimi për shfuqizim të marrëdhënies së punës pa afat…nga viti, e marrë nga i padituri, ISHP Spitali Klinik i Tetovës”, thuhet mes tjerash në vendimin e gjykatës.
-
Lajme2 months ago
Detaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lajme7 months ago
Këto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lifestyle7 months ago
Trashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme10 months ago
Burrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme7 months ago
Ja kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme10 months ago
Detajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
-
Lajme7 months ago
Ja kush janë 19 deputetët e koalicionit “Fronti Evropian” (LISTA)
-
Lajme7 months ago
KSHZ publikon rezultatet e para të zgjedhje parlamentare