Sport
FFM përmes Faton Zylbeharit përfaqësohet në UEFA për Media dhe Marketing
UEFA mblodhi pak ditë më parë në Budapest përfaqësues nga të 55 federatat anëtare në një aktivitet me rëndësi siç është Konferenca “UEFA Grow – Komunikimi dhe Marketingu”, për të shkëmbyer njohuritë dhe inovacionet më të fundit teknologjike me disa lektorë dhe ekspertë mjaft të njohur nga e gjithë bota.
Ndër temat kryesore të diskutuara përgjatë tre ditëve të konferencës, ishte analizimi i evolucionit televiziv, përdorimi i Inteligjencës Artificiale për efikasitet operacional, strategjitë për të angazhuar audiencën dixhitale dhe moshat e reja, rritja e futbollit të femrave dhe maksimizimi i vlerës së sponsorizimit.
Gjithashtu, të ftuar specialë ishin edhe trajneri i Portugalisë, Roberto Martinez, i cili ndau me të pranishmit idetë dhe eksperiencën e tij mbi komunikimin dhe menaxhimin e nivelit të lartë, si edhe shefi i arbitrimit në UEFA, Roberto Rosetti.
Federata e Futbollit të Maqedonisë u përfaqësua në këtë konferencë nga njëri prej përgjegjësit e Departamentit të Komunikimit, Faton Zylbehari dhe përgjegjësja e Departamentit të Marketingut, Aleksandra Pejkovska, ndërkohë që morën pjesë edhe përfaqësues të nivelit të lartë drejtues të UEFA-s.
Konferenca theksoi rolin qendror të UEFA-s në bashkëpunimin me të 55 federatat anëtare, pavarësisht nëse marrin pjesë ose jo në finalet e EURO 2024, për të krijuar një zë të bashkuar për turneun më të madh kontinental.
Nëpërmjet shkëmbimit të njohurive dhe ideve, UEFA po ndërton skenën e duhur për një turne që premton të jetë magjepsës dhe frymëzues, duke promovuar gjithashtu punën fantastike që secila prej federatave anëtare bën për të zhvilluar lojën.
Promovimi dhe zhvillimi i futbollit në të gjithë Evropën është në thelbin e UEFA Grow, një program i krijuar për të rritur futbollin evropian në mënyrë sistematike dhe strategjike në partneritet me federatat anëtare, duke i mbështetur ato që të jenë në gjendje të maksimizojnë potencialin e tyre të plotë si brenda dhe jashtë fushës.
Sport
Shkëndija reagon ashpër për referimin e Stavrevit, pyesin se çfarë ka ai kundër tyre?!
Klubi i Shkëndijës nga Tetova, ka reaguar për referimin e djeshëm të arbitrit Aleksandar Stavrev, në ndeshjen kundër Sileksit.
Sipas klubit tetovar, arbitri kishte disa vendime diskutabile, që ndikuan dukshëm në rezultatin përfundimtar të ndeshjes.
Ja dhe komunikata e plotë:
Dje (e shtunë, 05.10.2024), në ndeshjen e xhiros së 9-të të Ligës së Parë, Sileksi – Shkëndija (0:0), e luajtur në Kratovë, për fat të keq, përsëri protagonizmin nga loja e vodhi arbitri Aleksandar Stavrev me disa vendime tepër diskutabile. Ndër të tjera, ai mori dy vendime për kartona të kuq ndaj lojtarëve tanë, të cilët janë tërësisht të diskutueshëm (sidomos i pari i Trumçit në minutën e 55-të).
Si klub, jemi lodhur nga ankesat e pafundme dhe reagimet tona ndaj mënyrës së ndarjes së drejtësisë në fushë, që vazhdimisht ka ndikuar në rezultatet tona. Kësaj radhe, përveç ankesës zyrtare që i është drejtuar Komisionit të Arbitrave pranë FFM-së, dalim publikisht me këtë komunikatë për të shprehur shqetësimin tonë të thellë për dëmet që na janë shkaktuar vazhdimisht nga arbitrat, dhe konkretisht nga Stavrev.
Nuk është hera e parë që ndeshjet direkte mes Sileksit dhe Shkëndijës referohen nga Stavrev, dhe për më shumë se një dekadë këto ndeshje kanë qenë të shoqëruara me “gabime” që, për çudi, gjithmonë ndodhin në dëm të Shkëndijës. Vendimet e tij kanë ndikuar drejtpërdrejt jo vetëm në rezultatin e ndeshjeve, por shpesh edhe në pozicionin tonë përfundimtar në renditjen e kampionatit.
Pyesim publikisht: Çfarë ka Stavrev kundër Shkëndijës? Pse këto gabime të përsëritura ndodhin vetëm ndaj nesh?
Apelojmë fuqimisht te organet kompetente të FFM-së që të marrin masa konkrete dhe të mos justifikojnë më gabimet e arbitrave. Kjo duhet të jetë hera e fundit që ne të jemi “viktima” e padrejtësive në fushë nga arbitrat në përgjithësi dhe Stavrevi në veçanti.
Sport
Silvinjo publikon listën e futbollistëve për dy ndeshjet, ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë
Kombëtarja shqiptare do t’i luajë dy ndeshjet e radhës në UEFA Nations League, ndaj Çekisë (11 tetor, “Epet Arena”, 20:45) dhe Gjeorgjisë (14 tetor, “Mikheil Meskhi Stadium”, 20:45).
Trajneri Silvinjo ka publikuar sot (e premte) listën me 24 lojtarë të grumbulluar për dy ndeshjet në transfertë, njofton Federata Shqiptare e Futbollit, transmeton “Zëri”.
Në portë janë Thomas Strakosha, Elhan Kastrati dhe Alen Sherri. Në mbrojtje Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Andi Hadroj, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Marash Kumbulla dhe Enea Mihaj.
Në mesfushë Ylber Ramadani, Kristjan Asllani, Amir Abrashi, Adrion Pajaziti, Qazim Laçi, Nedim Bajrami dhe Ernest Muçi.
Në sulm Jasir Asani, Taulant Seferi, Arbër Hoxha, Myrto Uzuni dhe Mirlind Daku.
Grumbullimi i lojtarëve do të nisë që të dielën në Tiranë me futbollistët që do të përfundojnë më herët impenjimet me skuadrat e tyre, ndërsa grupi i lojtarëve pritet të jetë i plotë të hënën më 7 tetor. Seancat stërvitore do të zhvillohen në “Shtëpinë e Futbollit”, ndërsa të enjten kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Çekisë.
Sport
Shkëlqeu ndaj Realit, Zhegrova: Ishte ëndërr
Edon Zhegrova ishte i jashtëzakonshëm në përballjen ndërmjet Lile dhe Real Madridit, e vlefshme për fazën e ligës në Ligën e Kampionëve të cilën skuadra franceze e fitoi me rezultat minimal 1-0.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e realizoi David në fund të pjesës së parë nga penalltia e cila erdhi për shkak të një prekje me dorë brenda zonës pas një goditje të lirë të Edon Zhegrovës.
Reprezentuesi kosovar ishte i jashtëzakonshëm gjatë gjithë 90 minutave dhe në fund u shpall si lojtari më i mirë i ndeshjes. Për këtë çmim dhe paraqitjen e tij, Zhegrova ka reaguar pas ndeshje duke thënë se “ishte një ditë historike për klubin por edhe një ëndërr që të luajë në këto nivele”.
-
Lajme5 months ago
Këto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lifestyle5 months ago
Trashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme8 months ago
Burrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme5 months ago
Ja kush janë 19 deputetët e koalicionit “Fronti Evropian” (LISTA)
-
Lajme8 months ago
Detajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
-
Lajme5 months ago
Ja kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme5 months ago
KSHZ publikon rezultatet e para të zgjedhje parlamentare
-
Lajme3 months ago
“Rexhep Asani zv/drejtor në ELEM”, Bilall Kasami tregon emrat e personave që Lëvizja Besa do të emërojë nëpër drejtori