Lajme
Fronti Europian në Zhelinë/ Sulejmani: Do të jemi fitues absolut, në vazhdimësi bisedojmë se cila do të jetë diferenca, e jo fitorja, sepse fitorja është e padiskutueshme
Fronti Europian sonte është ndalur për bashkëbisedim me banorët e komunë së Zhelinës. Përveç kandidatit për president, Bujar Osmanit të pranishëm ishin edhe kryeministri Talat Xhaferi, Sekretari i përgjithshëm i BDI Faton Ahmeti si dhe kandidatët për deputet në Zonën së VI-të zgjedhore Ilirie Dauti, Arjanit Hoxha, Fatmire Isaki etj.
Talat Xhaferi i siguroi banorët e komunës së Zhelinës se zgjedhjet do të jenë europiane dhe të lira.
“Në cilësinë e kryetarit të Qeverisë sigurojë se zgjedhjet do të jenë të lira, do të jenë shprehja e vullnetit tuaj, ashtu siç e meritoni të shprehni të lirë vullnetin. Ne i mbajmë mirë ato kohëra kur duhej ti mbrojmë kutit e votimit. Nuk ka nevojë më për atë. Ne duhet të tregojmë cilësinë tonë europiane, ne jemi europian, mbi gjysmën e popullit e kemi europian dhe atë kulturë e kemi dhe duhet ta bartim këtu. Ajo është e lindur si kulturë, jeton me ne dhe atë duhet ta shprehim të lirshëm”, tha në fjalën e tij Xhaferi.
Bujar Osmani në fjalën e tij tha se për Frontin Europian do të shkruajnë librat e historisë.
“Nuk jeni të vetëdijshëm për peshën e këtij momenti historik, sepse ashtu është e zakonshme. Momentet historike në periudhën që ndodhin pak vlerësohen nga bashkë-kohanikët, por historia e tregon peshën e vërtet të misioneve të tilla. Për herë të parë kemi arritur bashkim të plotë të komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, por ajo që është edhe me rëndësishme, që më respekton edhe bënë krenare ajo që jam pjesë e kësaj gjenerate, është se komunitetet tjera na zgjedhin ne shqiptarët si mbrojtës të të drejtave të tyre”, tha Osmani.
Ilire Dauti theksoi se njerëzit nuk bashkohen dhe bashkëpunojë për shkak të dallimeve që kanë, por bashkohen dhe bashkëpunojnë për shkak të ngjashmërive dhe gjërave të përbashkëta që i kanë.
“Në Frontin Europian na kanë bashkuar gjërat e përbashkët për të cilat ne punojmë dhe i përfaqësojmë”, tha ajo.
Faton Ahmeti kërkoi mobilizim maksimal në zgjedhjet presidenciale të 24 prillit, dhe ato parlamentare të 8 majit.
“Të gjitha partitë politike që jemi pjesë e frontit të angazhohemi, të mobilizohemi në maksimum të përkrahim kandidaturën e presidentit Bujar Osmani. Bujar Osmani të bënë krenarë të bëjsh fushatë për të”, tha Ahmeti.
Fatmire Isaku potencoi se për herë të parë Fronti Europiane i bëri bashkë të gjitha forcat progresive që kanë për qëllim të promovojnë bashkëpunimin, zhvillimin e qëndrueshëm dhe paqen në vend.
Arjanit Hoxha tha se ndryshe nga opozita të cilën e ka bashkuar Hristijan Mickoski, partitë e koalicionit Fronti Europian janë bashkuar për një kauzë të madhe politike.
“Ne jemi bashkuar për një kauzë të madhe. Ndërsa çështja tjetër që ne nuk e kemi lejuar të ndodhë, ndërsa opozita e ka lejuar, që ti bashkon Hristijan Mickoski. Ne nuk duhet ta lejojmë këtë dhe duhet t’i tregojmë se për shqiptarët vendosin shqiptarët, nuk mund të vendosin as partitë maqedonase, as partnerët strategjik të cilët i kanë me sezone, kur ju duhen dhe kur nuk ju duhen. Momenti historik i bashkimit tonë është i ngjashëm me momentin historik të asaj që ndodhi në vitin 2001. Askush nuk pyeste në atë kohë, a është PPD, a është PDSH, por të gjithë u bashkuan në uniformën e UÇK-së”, tha Hoxha.
Kryetari i degës së BDI në Zhelinë, Emir Sulejmani tha se Fronti Europian garanton stabilitet, paqe, ekonomi dhe prosporitet.
“Në anën tjetër kemi një rrugëtim të paqartë i cili nuk e dimë se nga na orienton dhe nga na çon. Ne kemi vendosur të mos flasim për oponentët tanë shqiptarë, pasi që nuk i llogarisim si konkurrent politik. Ne do të jemi fitues absolut, dhe në vazhdimësi po bisedojmë se cila do të jetë diferenca, e jo fitorja, sepse fitorja është e padiskutueshme”, tha Sulejmani.
Lajme
Gjendet një trup i pajetë brenda një hoteli në Tetovë
Me datë 05.09.2024 në ora 11:40, në SPB Tetovë nga Emergjenc Mjekësore e Tetovës kanë raportuar se në një hotel në Tetovë ndodhet një person i vdekur, i cili nga mjeku i Mjekësisë Emergjente ka konstatuar vdekjen pa shenja dhune.
“Është konstatuar se bëhet fjalë për P.J.R (68) nga Britania e Madhe. Prokurori publik dhe zyrtarët policorë nga SPB- Tetovë kanë kryer këqyrje në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të Prokurorisë Publike, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion”, thuhet në kumtesën e SPB Tetovë.
Lajme
Mira Murati në listën e the ‘Time’, shqiptarja mes njerëzve që po bëjnë revolucion në botë
Çdo vit revista prestigjioze amerikane, publikon listën me 100 personat më me ndikim. Këtë vit ‘Time’ ka renditur emrin e shqiptares Mira Murati, në mesin e 100 personave më me ndikim në teknologjinë që po bën revolucion në botë inteligjencën artificiale.
‘TIME 100 AI’ nderon figurat që po bëjnë hapat gjigantë të transformimit teknologjik. Mes tyre është shefi i Google, Sundar Pichai, ndërsa Mira Murati është në listën e inovatorëve.
Shefja e teknologjisë në gjigantin OpenAI, sipas shkrimit të “Time”, ka qenë një prej figurave udhëheqëse në rritjen meteorike të kompanisë.
Ajo ka qenë një prej personave kyç në zhvillimin e modeleve ChatGPT dhe DALL-E, të cilat bënë që bota të mësojë se çka është inteligjenca artificiale.
Murati është vlerësuar si udhëheqëse në kompani, edhe për versionin e ri të robotit me të cilin po komunikojnë njerëzit, GPT-40, falë edhe interaksioneve me zë në kohë reale.
Lajme
Fidan: Ne do të vazhdojmë ta mbështesim Kosovën në arenën ndërkombëtare
Ministri i Jashtëm i Türkiyes, Hakan Fidan, i cili gjendet për vizitën në Kosovë, tha se vendi i tij do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në arenën ndërkombëtare, raporton Anadolu.
Pas takimit me homologen e tij, Donika Gërvalla-Schwarz, të dy kryediplomatët mbajtën një konferencë të përbashkët për media.
Duke folur për vizitën e tij në vend, Fidan tha se “kosovarët nuk janë vetëm miqtë tanë, por edhe vëllezërit tanë”.
Kryediplomati turk gjithashtu foli edhe rreth mbështetjes që Türkiye i jep Kosovës.
“Ne e kemi mbështetur gjithmonë Kosovën në arenën ndërkombëtare dhe do të vazhdojmë ta mbështesim”, tha Fidan.
Ministri turk pritet të zhvillojë takime edhe me zyrtarë të tjerë të lartë të vendit. Ai përveç takimeve me zyrtarë të tjerë do të vizitojë edhe qytetet Prizren dhe Mamushë, si dhe selinë e KFOR-it, ku Türkiye nga tetori i vitit 2023 mban kryesimin.
Në Prishtinë, ministri Fidan udhëtoi pas vizitës së tij të djeshme në Maqedoninë e Veriut.
– Marrëdhëniet Türkiye-Egjipt
Fidan, mes tjerash theksoi dëshirën e përbashkët për të zhbllokuar potencialin e plotë të partneritetit mes Türkiyes dhe Egjiptit.
“Egjipti dhe Türkiye kanë një vullnet të fortë për të realizuar potencialin e plotë të të dy vendeve, si në marrëdhëniet dypalëshe ashtu edhe në çështjet rajonale”, tha Fidan në përgjigje të pyetjes së një gazetari.
Fidan shtoi se zyrtarizimi i marrëdhënieve “brenda një kuadri sistematik” mund të shërbejë si një model për rajonin.
Komentet e ministrit turk pasojnë vizitën e presidentit egjiptian, Abdel Fattah al-Sisi, të mërkurën në kryeqytetin turk Ankara.
-
Lajme4 months ago
Këto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lifestyle4 months ago
Trashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme7 months ago
Burrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme4 months ago
Ja kush janë 19 deputetët e koalicionit “Fronti Evropian” (LISTA)
-
Lajme6 months ago
Detajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
-
Lajme4 months ago
Ja kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme4 months ago
KSHZ publikon rezultatet e para të zgjedhje parlamentare
-
Lajme2 months ago
“Rexhep Asani zv/drejtor në ELEM”, Bilall Kasami tregon emrat e personave që Lëvizja Besa do të emërojë nëpër drejtori