Connect with us

Lajme

Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e stadiumit/ Ajdini: Mbetemi të përkushtuar ndaj Tetovës

Drejtori i Ndërmarjes për transport “Tetova transport”, z. Arbër Ajdini pak javë më parë ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për ndërtimin e stadiumit të qytetit të Tetovës me përfaqësuesin ligjor të e-Property, z. Arbën Kurtishi.

Projekti i ndërtimit i cili filloi dje në një ceremoni zyrtare në prani të një numri të madh të qytetarëve, do të jetë një nga projektet më moderne që ekzistojnë jo vetëm në vend por edhe në rajon, të cilin ekipet e futbollit të vendit, rajonit por edhe më gjerë do të mund ta shfrytëzojnë, derisa qytetarët e Tetovës që me vite e kanë ëndërruar, më në fund do të mund të gëzojnë një stadium modern me të gjitha standardet europiane.

Duke mbetur të përkushtuar, siç është shprehur drejtori Ajdini, do të zhvillojmë edhe më tej infrastrukturën e qytetit përsa i përket fushës sportive, derisa Tetova po transformohet çdo ditë e më shumë me projekte madhore për të mirën e qytetarëve.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Pas Norvegjisë, Spanja dhe Irlanda vendosin të njohin shtetin palestinez

Kryeministri irlandez, Simon Harris dhe ai spanjoll, Pedro Sanchez në një deklaratë të mërkurën thanë se do të njohin shtetin palestinez.

“Ne do ta njohim Palestinën për shumë arsye dhe mund ta përmbledhim me tre fjalë, paqe, drejtësi dhe qëndrueshmëri”, tha Pedro Sanchez.

“Ne duhet të sigurohemi që zgjidhja me dy shtete të respektohet dhe të ketë garanci reciproke të sigurisë. Është thelbësore që të dyja palët të negociojnë për paqen dhe është për këtë arsye që ne e njohim Palestinën”.

“Kjo njohje nuk është kundër Izraelit, nuk është kundër hebrenjve. Nuk është në favor të Hamasit që është diçka që është thënë. Kjo njohje nuk është kundër askujt, është në favor të paqes dhe bashkëjetesës”, theksoi kryeministri spanjoll.

Continue Reading

Lajme

Paga mesatare neto në mars 40.496 denarë

Paga mesatare mujore neto për të punësuar në mars të këtij viti arrin 40.496 denarë dhe është 16 për qind më e lartë se muaji i njëjtë i vitit të kaluar, kumton Enti Shtetëror për Statistikë (ESHS).

Kjo rritje ka ardhur si rezultat para së gjithash i rritjes së pagës mesatare mujore bruto për të punësuarit në sektorët: Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër te kondicionuar (22.2%), administratë publike dhe mbrojtje; sigurim social i detyrueshëm (21.7%) dhe arsim (20.9%).

Rritja e pagës mesatare mujore bruto për të punësuar, krahasuar me muajin paraprak është vërejt në sektorët: Minierat dhe guroret (7.8%), akomodim dhe shërbim ushqimor (7.3%) dhe industria përpunuese (6.1%).

Paga mesatare bruto gjatë muajit mars 2024 është 60 803 denarë.

Continue Reading

Lajme

Këto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it

Negocitata mes VMRO DPMNE-së dhe koalicionit VLEN për formimin e Qeverisë së re janë drejt finalizimit.

Burime të portali ZYRTARE.net brenda palëve negociuese mëson se koalicionit VLEN i është dhënë edhe zyrarisht pozicioni i kryetarit të Kuvendit, ndërsa sa i përket posteve ministrore i janë dhënë dikasteri i Ekonomisë, Ekologjisë, ai i Shëndetësisë, ministria e Sistemit politik, ministria e Punës dhe politikë sociale si dhe një ministri pa resor.

Sa i përket zëvëndës ministrave, koalicioni VLEN do të ketë zv ministra në Bujqësi, Kulturë, Arsim, Mbrojtje, Transport si dhe zëvëndës në MPB.

Zyrtare.net mëson se poashtu koalicioni VLEN do të ketë edhe 5 sekretar shtetëror, ndërsa gjatë ditëve në vijim do të konfirmohen edhe zyrarisht emrat që do të marrin përgjegjësit nga koalcioni VLEN në qeverinë e re. /ZYRTARE.NET/

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme8 hours ago

Pas Norvegjisë, Spanja dhe Irlanda vendosin të njohin shtetin palestinez

Kryeministri irlandez, Simon Harris dhe ai spanjoll, Pedro Sanchez në një deklaratë të mërkurën thanë se do të njohin shtetin...

Lajme8 hours ago

Paga mesatare neto në mars 40.496 denarë

Paga mesatare mujore neto për të punësuar në mars të këtij viti arrin 40.496 denarë dhe është 16 për qind...

Lajme1 day ago

Këto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it

Negocitata mes VMRO DPMNE-së dhe koalicionit VLEN për formimin e Qeverisë së re janë drejt finalizimit. Burime të portali ZYRTARE.net...

Lajme1 day ago

Gjendet një trup i pajetë në lumin Vardar tek ura e Gurit në Shkup

Dje rreth orës 20:00 në ujërat e lumit Vardar është vërejtur trupi i pajetë i një burri. Sipas dëshmitarëve okular,...

Lajme1 day ago

30 ditë paraburgim për Lupço Palevski Pallçon

“Për shkak të interesimit të mediave për përcjelljen e punës së gjykatës, Gjykata Penale njofton se i dyshuari për vrasjen...

Lajme1 day ago

Erdogan reagon ashpër kundër Eurovizionit: Ky event kërcënon familjen tradicionale

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka kritikuar Konkursin e Këngës në Eurovizion. Ai shprehet se kjo ngjarje muzikore “inkurajon neutralizimin...

Lajme1 day ago

Një familjes katër anëtarësh për të kaluar muajin i duhen 1 000 euro

Vlera e shportës minimale sindikale për majin 2024 është 60.090 denarë. Kjo i bie së për një familje katëranëtarëshe duhen...

Lajme2 days ago

Një i vdekur dhe dy të lënduar nga aksidenti i rëndë në autostradën Shkup – Kumanovë

Aksidenti rrugor ka ndodhur rreth orës 15:00, kur një makinë në të cilën ndodheshin tre persona ka dalë nga autostrada...

Lajme2 days ago

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë...

Lajme2 days ago

Kërkohet të lëshohet urdhër-arrest ndaj kryeministrit izraelit Netanyahu

Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP) Kerim Khan njoftoi se ka paraqitur kërkesë për lëshimin e urdhër arrestit ndaj kryeministrit...

Trending