Lajme
Ali Ahmeti: Me një fishekzjarrë që gjuajti Mickoski unë gjuajta me top dhe nuk ka më të shtëna!
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, nga tubimi qendror i Frontit Evropian në Tetovë, tha se sot është dita e dëshmorëve dhe ata janë kujtuar në të gjitha vendet, që nga Likova, Struga e Tetova.
Ai tha se ata së bashku me kryeministrin kanë kujtuar që ta kthejnë shtatoren e Tahir Sinanit në Brozë.
“Sot ne jemi këtu, për të bërë porosi, për të gjithë ata, të cilët mendojnë që ky Front, kaq fort i organizuar, e i etabluar me një mision historik që vendin tonë ta anëtarësoj në BE. Asniherë nuk kam dalë që të them atë s’mund ta bëj. Por sot, unë jam edhe më i fort me vëllezërit e mi të Frontit, dhe kemi dhënë një betim, që ky vend vendin e ka në BE. Ky vend, duhet të jetë i anëtarësuar fuqiplotë, ky vend, duhet të ketë paqe stabilitet, e siguri dhe në miqësi të përhershme me SHBA-të, ashtu sic e anëtarësuam bashkë ne këtu që jemi, bashkë me komunitet brenda Frontit në NATO, kështu këtë realitet do ta bëjmë edhe anëtarësimin në BE. Alternativë tjetër nuk ka. Ata zëra të mekur që dëgjohen, a e pat me një fishekzjarrë që gjuajti Mickoski unë gjuajta me top dhe nuk ka më të shtëna. Do të doja t’i inkurajojë t’ju japë forcë të rive të rejave, të jenë ballë lartë e të vendosur se asnjëherë nuk do të zhgënjehen me vëllezërit e tyre të Frontit”, tha Ahmeti.
Ahmeti tha me 8 maj duhet të votoni për ata që e bën historinë apo për ata që nuk dinë dy hapa para t’i bëjnë.
Lajme
Drejtori i Kullosave shtetërore, Hasani vizitoi njësinë rajonale në Prilep
Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Menaxhim me Kullotat Shtetërore, z. Bashkim Hasani, zhvilloi një vizitë pune në njësinë rajonale të Prilepit.
Njësia rajonale e Prilepit është një nga njësitë më të mëdha të kësaj ndërmarrjeje, e cila me shumë sukses menaxhon kullotat shtetërore në këtë rajon. Kjo vizitë shënon angazhimin e vazhdueshëm të ndërmarrjes për përmirësimin e menaxhimit dhe mbështetjen e punës së njësive rajonale.
Lajme
Ahmeti: Nëse konfirmohet fajësia, Grubi vet do të tërhiqet nga funksionet partiake
Ne nuk i kontestojmë vendimet e Departamentit amerikan të shtetit, zoti Grubi e ka të drejtën e ankimimit, do bëjë procesin në drejtim të fakteve, sepse kjo e drejtë i njihet zotit Grubi në vendimin e Departamentit të Shtetit dhe zoti Grubi sigurisht që nuk do të dëmtojë subjektin e vet, familjen e vet, Bashkimin Demokratik për Integrim deri në momentin që ky proces të ketë një epilog, deklaroi sot lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.
Unë mendoj që Grubi është i përgjegjshëm dhe ndërgjegjshëm, nuk ka nevojë ta largojë partia, sigurisht që do të tërhiqet vet”, tha Ahmeti.
Kujojmë që Grubi u vendos në “listën e zezë” amerikane së bashku me gjykatësin Enver Bexheti, pasi kanë qenë të përfshirë në korrupsion në një lëndë që lidhet me ish-drejtorin e DSK-së Sasho Mijallkov, i cili para dy viteve, po ashtu u vendos në “listën e zezë”.
Lajme
Taravari: Përshëndes vendimin e Gjykatës Kushtetuese, besoj Blendi e ka marrë vesh këtë lajm
Kreu i Aleancës për Shqiptarët, nga koalicioni VLEN, Arben Taravari e ka përshëndetur vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese.
-
Lajme2 months ago
Detaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lajme7 months ago
Këto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lifestyle7 months ago
Trashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme10 months ago
Burrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme7 months ago
Ja kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme10 months ago
Detajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
-
Lajme7 months ago
Ja kush janë 19 deputetët e koalicionit “Fronti Evropian” (LISTA)
-
Lajme7 months ago
KSHZ publikon rezultatet e para të zgjedhje parlamentare