Sport
Lista e Shqipërisë, Sylvinho vendos për Brojën dhe Asanin
Trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho do të publikojë ditën e hënë (16:00) listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në Euro 2024.
Kuqezinjtë bëjnë pjesë në grupin B me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën. Tifozët po presin me emocione listën e teknikut brazilian, ndërkohë që me shumë gjasa Armando Broja dhe Jasir Asani do të jenë pjesë e listës.
Dy sulmuesit kanë mbërritur në Shqipëri dhe po stërviten në “Shtëpinë e Futbollit”. Duke nisur më herët se të tjerët përgatitjet.
Broja ndoqi nga afër edhe takimin Skënderbeu-Vllaznia (3-2), i vlefshëm për vendin e tretë në Superiore.
Dy ndër lojtarët më cilësorë të Kombëtares, nga të cilët pritet shumë në Gjermani 2024, janë të karikuar në maksimum. Dhe po presin me padurim të nisin stërvitjen bashkë me shokët e skuadrës.
Shqipëria do të përfaqësohet nga 26 futbollistë në Europian. Futbollistët fillimisht do të grumbullohen në Shqipëri e më pas në fundin e muajit maj do të udhëtojnë drejt Austrisë.
Kombëtarja do të zhvillojë dy takime miqësore përpara nisjes së turneut. Kundër Lihtenshtejnit (3 qershor, 20:00) dhe Azerbajxhanit (7 qershor, 19:00), në “Haladas Sportkomplexum”.
Në datën 8 qershor kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Gjermanisë, ku do të zhvillojnë përgatitjet për finalet e Europianit, në kampin bazë në SportCentrum Kaiserau. Në afërsi të Dortmundit.
Kombëtarja kuqezi do të debutojë në finalet e Europianit në datën 15 qershor. Në takimin e parë ndaj Italisë, që do të luhet në orën 21:00, në stadiumin “Signal Iduna Park” të Dortmundit.
Sport
Dita e ndeshjes: Kosova nis edicionin e ri të Ligës së Kombeve si nikoqir i Rumanisë
Sot (e premte), Kombëtarja e Kosovës do të luajë në shtëpi ndaj Rumanisë në ndeshjen e parë të edicionit 2024/25 të Ligës së Kombeve.
Dardanët janë nikoqir të rumunëve të takimin e sotëm të vlefshëm për Grupin 2 të Ligës C.
Ky takim është paraparë të zhvillohet me fillim nga ora 20:45 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kryeqytet.
Ekipi i përzgjedhësit gjerman, Franco Foda, është gati për këtë përballje dhe synon ta nis edicionin e ri me fitore.
Te ekipi jonë të gjithë lojtarët janë gati për këtë ndeshje, ndërsa pritet edhe debutimi i mesfushorit të sapoardhur Elvis Rexhbeçaj.
Sport
Xhaka së bashku me Haaland, Vinicius e Bellingham në kërkim të Topit të Artë
Lista e ngushtë e nominimeve për Ballon d’Or 2024 është publikuar para ceremonisë së ndarjes së çmimeve që zhvillohet muajin e ardhshëm.
Ylli anglez, Jude Bellingham, është në mesin e 30 të nominuarve pas një viti të jashtëzakonshëm me klubin dhe kombëtaren.
Një numër i madh i lojtarëve të Premier Ligës gjithashtu janë të përfshirë në këtë listë, përfshirë Ruben Dias, Phil Foden dhe Erling Haaland të Cityt. Edhe portieri i Aston Villas, Emi Martinez është në garë për top-çmimin në kategorinë e portierëve.
Mes të nominuarve është edhe Granit Xhaka i Bayer Leverkusen, i cili me klubin pati sukses të jashtëzakonshëm sezonin e fundit, por edhe me kombëtaren nuk është se i munguan rezultatet.
Për çmimin e klubit të vitit janë nominuar Manchester City, Real Madrid, Borussia Dortmund, Girona dhe Bayer Leverkusen.
Po ashtu, edhe të rinjtë e Manchester United, Kobbie Mainoo dhe Alejandro Garnacho janë nominuar për Kopa Trophy, bashkë me fituesin e Euro 2024, Lamine Yamal.
Disa nga futbollistët e nominuar për Ballon d’Or:
Jude Bellingham – Real Madrid
Phil Foden – Man City
Ruben Dias – Man City
Federico Valverde – Real Madrid
Emiliano Martinez – Aston VIlla
Erling Haaland – Man City
Nicolas Williams – Athletic Bilbao
Granit Xhaka – Bayer Leverkusen
Artem Dovbik – Roma
Toni Kroos – Real Madrid
Vinicius Jr – Real Madrid
Martin Odegaard – Arsenal
Dani Olmo – Barcelona
Florian Wirtz – Bayer Leverkusen
Mats Hummels – Roma
Sport
Shkëndija prezanton sulmuesin Liridon Latifin
Shkëndija ka prezantuar këtë të shtune sulmuesin, Liridon Latifin. Kuqezinjtë me 30 vjeçarin kanë firmosur kontratë një vjeçare me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër.
“Të jesh pjesë e Shkëndijës është nder. Gjithë karrierën kam luajtur për të dalë kampion, diçka që kërkohet gjithmonë edhe nga Shkëndija. Këtu ka një grup shumë të mirë të lojtarëve, shumë kualitet dhe shpresoj që edhe unë si një forcë shtesë të ndihmoj Shkëndijën të dalim kampion”, u shpreh mes tjerash Liridon Latifi.
Ky i fundit gjatë karrierës së tij ka luajtur për Flamurtarin dhe Prishtinën në Kosovë, Skënderbeun dhe Kukësin në Shqipëri, para se të transferohej në Pushkash në Hungari dhe Sherif Tiraspol në Moldavi. Pas rikthimit në futbollin shqiptar përmes Vllaznisë së Shkodrës, sezonin e kaluar Latifi u aktivizua me Tiranën, ndërkohë kjo do të jetë eksperienca e parë në futbollin e Maqedonisë. Kujtojmë se në nivel ndërkombëtar, Latifi ka përfaqësuar Shqipërinë në kategoritë e moshave dhe ka regjistruar 5 paraqitje zyrtare me Kombëtaren A të Shqipërisë, teksa gjithashtu ka dy paraqitje në fazën e grupeve të Liga Europës me Skenderbeun e Korçës.
-
Lajme4 months ago
Këto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lifestyle4 months ago
Trashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme7 months ago
Burrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme4 months ago
Ja kush janë 19 deputetët e koalicionit “Fronti Evropian” (LISTA)
-
Lajme6 months ago
Detajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
-
Lajme4 months ago
Ja kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme4 months ago
KSHZ publikon rezultatet e para të zgjedhje parlamentare
-
Lajme2 months ago
“Rexhep Asani zv/drejtor në ELEM”, Bilall Kasami tregon emrat e personave që Lëvizja Besa do të emërojë nëpër drejtori