Lajme
Sekuestrohen 22 orë në vlerë prej 272 mijë denarë
Nëpunësit doganor në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit gjatë kontrollit të valixheve të një udhëtari nga Turqia zbuluan 22 orë të brendit “Nika” në vlerë të përgjithshme prej 272 mijë denarë të cilat ai nuk i ka raportuar gjatë hyrjes në shtet.
Nga Drejtoria Doganore sot informuan se pasagjeri i cili ka mbërritur me fluturim nga Stambolli, ndërsa ishte orëndreçës me profesion, në pyetjen e nëpunësve doganor nëse ka diçka për të deklaruar, ai është përgjigjur se nuk ka asgjë, pastaj është dërguar në kontroll me skenar.
Orët janë sekuestruar, ndërsa kundër pasagjerit do të ngritet procedurë kundërvajtëse.
Lajme
Drejtori i Kullosave shtetërore, Hasani vizitoi njësinë rajonale në Prilep
Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Menaxhim me Kullotat Shtetërore, z. Bashkim Hasani, zhvilloi një vizitë pune në njësinë rajonale të Prilepit.
Njësia rajonale e Prilepit është një nga njësitë më të mëdha të kësaj ndërmarrjeje, e cila me shumë sukses menaxhon kullotat shtetërore në këtë rajon. Kjo vizitë shënon angazhimin e vazhdueshëm të ndërmarrjes për përmirësimin e menaxhimit dhe mbështetjen e punës së njësive rajonale.
Lajme
Ahmeti: Nëse konfirmohet fajësia, Grubi vet do të tërhiqet nga funksionet partiake
Ne nuk i kontestojmë vendimet e Departamentit amerikan të shtetit, zoti Grubi e ka të drejtën e ankimimit, do bëjë procesin në drejtim të fakteve, sepse kjo e drejtë i njihet zotit Grubi në vendimin e Departamentit të Shtetit dhe zoti Grubi sigurisht që nuk do të dëmtojë subjektin e vet, familjen e vet, Bashkimin Demokratik për Integrim deri në momentin që ky proces të ketë një epilog, deklaroi sot lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.
Unë mendoj që Grubi është i përgjegjshëm dhe ndërgjegjshëm, nuk ka nevojë ta largojë partia, sigurisht që do të tërhiqet vet”, tha Ahmeti.
Kujojmë që Grubi u vendos në “listën e zezë” amerikane së bashku me gjykatësin Enver Bexheti, pasi kanë qenë të përfshirë në korrupsion në një lëndë që lidhet me ish-drejtorin e DSK-së Sasho Mijallkov, i cili para dy viteve, po ashtu u vendos në “listën e zezë”.
Lajme
Taravari: Përshëndes vendimin e Gjykatës Kushtetuese, besoj Blendi e ka marrë vesh këtë lajm
Kreu i Aleancës për Shqiptarët, nga koalicioni VLEN, Arben Taravari e ka përshëndetur vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese.
-
Lajme2 months ago
Detaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lajme7 months ago
Këto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lifestyle7 months ago
Trashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme10 months ago
Burrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme7 months ago
Ja kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme10 months ago
Detajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
-
Lajme7 months ago
Ja kush janë 19 deputetët e koalicionit “Fronti Evropian” (LISTA)
-
Lajme7 months ago
KSHZ publikon rezultatet e para të zgjedhje parlamentare