Lajme
Gashi: Nuk besoj se dikush tjetër e do Maqedoninë më shumë se unë!
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në një intervistë për televizionit Sitel, i është rikthyer sërish deklaratës së tij të dhënë për Radio Televizionin e Kosovës se “Kosova është atdheu i tij”, deklaratë kjo që shkaktoi reagime të shumta në opinion.
Gashi, mes tjerash shpjegon se gjuha shqipe ka tre fjali për atdheun.
“Ka vendlindja, mëmëdheu që në anglisht është ‘Motherland’ që nuk është në maqedonasit dhe ka atdhe kjo bukvalisht tregon se ku ke lindur. Kështu që, shihni, unë jam rritur në Shkup, kojshit e mi të parë kanë qenë maqedonas, gjuhën shqipe dhe maqedonase e kam folur njëkohësisht, unë nuk kujtojë se kur kam filluar të flas maqedonisht. Fqinjët e mi më së shumti kanë qenë maqedonas, unë jam rritur në ambient të tillë dhe nuk e di se si është të kesh urrejtje ndaj tjetrit”, ka deklaruar Gashi.
I pyetur se sa ai e donë Maqedoninë, Gashi tha se “po ta pyetni atë, nuk besoj se ka dikush tjetër që e donë më shumë se unë”.
“Por për shkak se kjo nuk mund të matet, nuk mundet ta vërtetojë se unë jam ai që e dua më shumë. Por nuk mendoj se mund të ketë dikush që e do më shumë se unë. Unë kam lindur këtu, çdo gjë që kam bërë në jetën time është këtu. Dëshirojë që ky shtet të jetë i avancuar, një nga më të mirët në rajon, kjo është ëndrra ime politike”, ka deklaruar mes tjerash Gashi.
Lajme
Dimitrievski: Përkatësia etnike nuk duhet të jetë privilegj për punësim
Kryetari i Komunës së Kumanovës dhe kryetari i Lëvizjes ZNAM, Maksim Dimitrievski, sot nga Kumanova tha se të gjithë duhet të përpiqen për cilësi në punësim, për t’i dhënë mundësi punësimi më të mirëve, pavarësisht se cilës bashkësi etnike i takojnë
Dimitrievski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas manifestimit qendror të Kushtit përkujtimor, theksoi se nuk mund të komentojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
“Sa për “balancuesin” nuk kam çfarë të komentoj këtu. Qëndrimi i subjektit tim politik që e di, i përfaqësuesve në pushtetin ekzekutiv që përfaqësojnë politikat tona është i qartë. Të gjithë qytetarët duhet të kenë të drejta të barabarta dhe përkatësia etnike nuk duhet të jetë privilegj për disa në fushën e punësimit, përveç avokimi për sasinë politike, në thelb duhet të përpiqemi të marrim cilësi dhe t’i japim një shans cilësisë më të mirë pavarësisht se nga cili komunitet etnik vjen apo nga populli maqedonas. Në bazë të “balancuesit”, Gjykata Kushtetuese ka marrë vendimin e saj dhe këtu nuk mund të komentoj asgjë, por e mirëpres atë vendim”, tha Dimitrievski.
Ai ka uruar qytetarët për 11 tetorin, duke theksuar se Kumanova tradicionalisht e ka shënuar ditën e luftës maqedonase kundër fashizmit dhe ka bërë thirrje për unitet dhe kompleksitet të të gjithë qytetarëve të vendit.
Lajme
Sánchez bën thirrje ndërkombëtarëve të ndalojnë shitjen e armëve në Izrael
Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez i bëri sot thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndalojë menjëherë shitjet e armëve në Izrael, duke dënuar njëkohësisht sulmet izraelite ndaj forcave paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara në Liban (UNIFIL).
Sanchez tha pas një takimi me Papa Françeskun në Vatikan se Spanja kishte ndaluar shitjen e armëve për Izraelin në tetor 2023 dhe i bëri thirrje pjesës tjetër të botës që të bëjë të njëjtën gjë për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konflikteve në rajonin e Lindjes së Mesme, raportoi Reuters.
Në një sulm të forcave izraelite në një pikë vëzhgimi të përdorur nga UNIFIL, dy persona u plagosën sot, tha një burim i OKB-së dhe Ministria spanjolle e Mbrojtjes njoftoi sot se asnjë nga ushtarët spanjollë në mision në Liban nuk u plagos.
Forcat izraelite sulmuan gjithashtu UNIFIL të enjten, duke plagosur dy anëtarë të misionit indonezian dhe sulmi u dënua nga komuniteti ndërkombëtar. Spanja ka 650 ushtarë në UNIFIL.
Lajme
Për shkak të xhirimeve të një filmi, regjim i veçantë i komunikacionit në Shkup
SPB Shkup njofton qytetarët se me datë 12.10.2024 (e shtunë) në periudhën prej orës 06:00 deri në orën 18:00, për shkak të xhirimeve në urën e Belasicës, do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit.
Gjegjësisht, komunikacioni në rrugën “Belasica” (ura e Belasicës) do të mbyllet periodikisht nga kryqëzimi me rrugën “Gjuro Gjonoviq” deri në kryqëzimin me bulevardin “Goce Dellçev” në Shkup dhe do të zhvendoset përgjatë rrugëve përreth.
-
Lajme5 months ago
Këto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lifestyle5 months ago
Trashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme8 months ago
Burrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme5 months ago
Ja kush janë 19 deputetët e koalicionit “Fronti Evropian” (LISTA)
-
Lajme8 months ago
Detajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
-
Lajme5 months ago
Ja kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme5 months ago
KSHZ publikon rezultatet e para të zgjedhje parlamentare
-
Lajme3 months ago
“Rexhep Asani zv/drejtor në ELEM”, Bilall Kasami tregon emrat e personave që Lëvizja Besa do të emërojë nëpër drejtori