Lajme
Shtrenjtimi i bukës, qytetarët: po na shtrenjtojnë edhe kafshatën e bukës
Qytetarët habiten thuajse çdo ditë me çmimet e reja në tregje. Që nga e mërkura, qytetarët blejnë bukën e bardhë me rreth 10% më të shtrenjtë. Por edhe çmimet e produkteve tjera po rriten çdo ditë. Muajt e fundit po përballemi me një rritje të ndjeshme të çmimeve të prodhimeve elementare të jetës, veçanërisht të ushqimeve.
“Një familje duhet të ketë qaty diku, më së paku 1 mijë euro të ardhura për ti dalë në skaj muajit. A ku ti marrim? S’ke ku i merr! Gjithë punojnë por rroga të mira nuk ka e për të kapërcyer muaji ma mirë mos pyet. Kjo është!”, tha një qytetar.
“Ashtu e kanë politikën. A duhet dikush të ndërmerr masa? Ajo varet nga Qeveria. Sa është vështirë të ja dalë një familje? Për Zotin, shumë vështirë! Sa shpenzoni në muaj? Varet kush sa merr! Për ne konkretisht që jemi tre anëtarë të familjes sado që kursej më së paku për ushqim shpenzojmë 500 euro, pa përfshirë faturat dhe detyrimet tjera”, u shpreh një qytetare.
Nuk e di, nuk gjej fjalë të them për këtë situatë! Vështirë e kemi, jemi me një pension dhe s’ ja dalim dot. Po duhet të ndërmerren masa për përmirësimin e jetesës së popullit”, deklaroi një tjetër qytetare.
Nga Oda e Agro-biznesit i bëjnë thirrje qeverisë të ndërhyjë dhe të ndihmojë në zbutjen e kësaj goditjeje ekonomike. Kreu i kësaj Ode, Goran Georgievski tha se duhet të subvencionohen çmimet e grurit deri te vendosja e masave për kontrollin e çmimeve të nevojave bazë. Ai tha se këto çmime do të vazhdojnë deri në korrjet e grurit në vendin tonë dhe duke parë rendimentin e prodhimit vendor do të vendose më tej.
“Vendosja e embargos nga BE-ja ndaj blerjes së drithërave të Rusisë dhe Bjellorusisë, u reflektua në rritjen e çmimeve në bursën botërore të grurit dhe si pasojë ne që marrim nga vendet ndërmjetëse na është rritur kostoja e furnizimit me drithë. Rritja e çmimit të bukës për 10% në shitjen me pakicë, do të thotë se është rritur për 3 denarë, përkatësisht nga 33 tani një bukë është bërë 36 denarë”, njoftojnë nga Oda e Agro-Biznesit.
Çmimet e ushqimeve u rritën për të tretin muaj radhazi, njoftoi Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e Kombeve të Bashkuara. Në raportin e FAO-s thuhet se çmimet e drithërave në maj u rritën me 6.3% në krahasim me prillin. Ky ishte rezultat i një rritjeje të çmimeve të eksportit të grurit, duke reflektuar shqetësimet në rritje për kushtet e pafavorshme të të korrave që reduktojnë rendimentet për të korrat e vitit 2024 në zonat kryesore prodhuese, duke përfshirë pjesë të Amerikës së Veriut, Evropës dhe rajonit të Detit të Zi, përfshirë Ukrainën, Bjellorusinë dhe Rusinë.
Lajme
Dimitrievski: Përkatësia etnike nuk duhet të jetë privilegj për punësim
Kryetari i Komunës së Kumanovës dhe kryetari i Lëvizjes ZNAM, Maksim Dimitrievski, sot nga Kumanova tha se të gjithë duhet të përpiqen për cilësi në punësim, për t’i dhënë mundësi punësimi më të mirëve, pavarësisht se cilës bashkësi etnike i takojnë
Dimitrievski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas manifestimit qendror të Kushtit përkujtimor, theksoi se nuk mund të komentojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
“Sa për “balancuesin” nuk kam çfarë të komentoj këtu. Qëndrimi i subjektit tim politik që e di, i përfaqësuesve në pushtetin ekzekutiv që përfaqësojnë politikat tona është i qartë. Të gjithë qytetarët duhet të kenë të drejta të barabarta dhe përkatësia etnike nuk duhet të jetë privilegj për disa në fushën e punësimit, përveç avokimi për sasinë politike, në thelb duhet të përpiqemi të marrim cilësi dhe t’i japim një shans cilësisë më të mirë pavarësisht se nga cili komunitet etnik vjen apo nga populli maqedonas. Në bazë të “balancuesit”, Gjykata Kushtetuese ka marrë vendimin e saj dhe këtu nuk mund të komentoj asgjë, por e mirëpres atë vendim”, tha Dimitrievski.
Ai ka uruar qytetarët për 11 tetorin, duke theksuar se Kumanova tradicionalisht e ka shënuar ditën e luftës maqedonase kundër fashizmit dhe ka bërë thirrje për unitet dhe kompleksitet të të gjithë qytetarëve të vendit.
Lajme
Sánchez bën thirrje ndërkombëtarëve të ndalojnë shitjen e armëve në Izrael
Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez i bëri sot thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndalojë menjëherë shitjet e armëve në Izrael, duke dënuar njëkohësisht sulmet izraelite ndaj forcave paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara në Liban (UNIFIL).
Sanchez tha pas një takimi me Papa Françeskun në Vatikan se Spanja kishte ndaluar shitjen e armëve për Izraelin në tetor 2023 dhe i bëri thirrje pjesës tjetër të botës që të bëjë të njëjtën gjë për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konflikteve në rajonin e Lindjes së Mesme, raportoi Reuters.
Në një sulm të forcave izraelite në një pikë vëzhgimi të përdorur nga UNIFIL, dy persona u plagosën sot, tha një burim i OKB-së dhe Ministria spanjolle e Mbrojtjes njoftoi sot se asnjë nga ushtarët spanjollë në mision në Liban nuk u plagos.
Forcat izraelite sulmuan gjithashtu UNIFIL të enjten, duke plagosur dy anëtarë të misionit indonezian dhe sulmi u dënua nga komuniteti ndërkombëtar. Spanja ka 650 ushtarë në UNIFIL.
Lajme
Për shkak të xhirimeve të një filmi, regjim i veçantë i komunikacionit në Shkup
SPB Shkup njofton qytetarët se me datë 12.10.2024 (e shtunë) në periudhën prej orës 06:00 deri në orën 18:00, për shkak të xhirimeve në urën e Belasicës, do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit.
Gjegjësisht, komunikacioni në rrugën “Belasica” (ura e Belasicës) do të mbyllet periodikisht nga kryqëzimi me rrugën “Gjuro Gjonoviq” deri në kryqëzimin me bulevardin “Goce Dellçev” në Shkup dhe do të zhvendoset përgjatë rrugëve përreth.
-
Lajme5 months ago
Këto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lifestyle5 months ago
Trashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme8 months ago
Burrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme5 months ago
Ja kush janë 19 deputetët e koalicionit “Fronti Evropian” (LISTA)
-
Lajme8 months ago
Detajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
-
Lajme5 months ago
Ja kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme5 months ago
KSHZ publikon rezultatet e para të zgjedhje parlamentare
-
Lajme3 months ago
“Rexhep Asani zv/drejtor në ELEM”, Bilall Kasami tregon emrat e personave që Lëvizja Besa do të emërojë nëpër drejtori