Lajme
Mbi 150 të vdekur nga i nxehti ekstrem në Meksikë

Në Meksikë numri i personave që humbën jetën nga vala e të nxehtit që ka qenë efektive që nga fillimi i vitit është rritur në 155.
Sipas lajmeve në mediat meksikane, derisa numri i të vdekurve po rritet në vendin ku po përjetohet nxehtësi ekstreme, niveli i ujit në diga është në rënie.
Të paktën 155 persona kanë humbur jetën për shkak të motit jashtëzakonisht të nxehtë në të gjithë vendin që nga fillimi i vitit 2024, shumica prej tyre në Veracruz.
Temperaturat kaluan mbi 45 gradë Celsius në shtetet Veracruz, Tabasco, Tamaulipas, Nuevo Leon dhe San Luis Potosi.
Në deklaratën e Sekretariatit të Shëndetësisë thuhet se vetëm në periudhën 13-18 qershor nga temperaturat e larta kanë vdekur 30 persona.
Rreth 2.567 persona kërkuan ndihmë mjekësore në spitale për shkak të goditjes nga dielli.
Mësohet se vapa përvëluese do të vazhdojë deri më 5 tetor.
Në disa shtete të vendit sasia e ujit në diga ka rënë në nivele kritike për shkak të rritjes së shpejtë të shkallës së avullimit.
Shërbimi Meteorologjik Kombëtar njoftoi se më 9 qershor një valë e re e të nxehtit do të jetë efektive në të gjithë vendin dhe rekomandoi që pacientët kronikë të mos dalin jashtë në orë të caktuara, përveç rasteve kur është e nevojshme.
Lajme
CNN: Shpërthime dëgjohen mbi Tel Aviv

Shpërthime janë dëgjuar mbi Tel Aviv. Kjo pasi Izraeli paralajmëroi se kishte zbuluar raketa që po vinin nga Irani.
Pamjet në Reuters treguan mbrojtjen ajrore të Izraelit duke u përpjekur të kapte predha në qiell.
Është pak pas orës 1 të mëngjesit sipas orës lokale në Izrael.
Lajme
Incident me thikë në Çair, ka të plagosur

Në orët e para të mbrëmjes së sotme, një incident ka ndodhur në lagjen Çair të Shkupit, në afërsi të marketit VERO.
Sipas informacioneve jozyrtare, një person është plagosur me thikë, ndërsa dy të tjerë janë dërguar në spital me autoambulancë për ndihmë mjekësore.
Në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë menjëherë njësi të shumta të policisë dhe ekipe të ndihmës së shpejtë. Rrethanat dhe motivet e incidentit janë ende të paqarta, ndërsa autoritetet po hetojnë ngjarjen.
Lajme
CNN: Izraeli po pret të shohë nëse ShBA do ta ndihmojë në sulmin ndaj Iranit

Disa ditë pas sulmeve të Izraelit ndaj Iranit dhe programit të tij bërthamor, zyrtarë të lartë izraelitë po presin për të mësuar nëse Presidenti i SHBA, Donald Trump, do t’i ndihmojë për ta përfunduar punën.
Kështu raporton “CNN” duke cituar një zyrtar të lartë izraelit:
“Ne po presim vendimin e presidentit”.
Zyrtarët amerikanë dhe izraelitë kanë qenë në komunikim të vazhdueshëm rreth ecurisë së operacioneve ushtarake izraelite në Iran dhe mundësisë së përfshirjes së SHBA-së.
Por dy zyrtarë izraelitë thanë se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, nuk po e nxit në mënyrë të drejtpërdrejtë Trump-in që të miratojë sulme amerikane ndaj objektit bërthamor të Fordow, i cili ndodhet nën një mal.
“I gjithë operacioni bazohet në supozimin se SHBA do të bashkohet në një moment,” – tha një zyrtar i tretë izraelit.
Zyrtarët izraelitë këmbëngulin se Izraeli ka edhe opsione të tjera për të shkatërruar ose të paktën për të paaftësuar përkohësisht objektin bërthamor të Iranit në Fordow, por asnjë prej tyre nuk ka gjasa të jetë aq efektiv sa një sulm nga bombarduesit strategjikë amerikanë me bomba depërtuese prej 30,000 paundësh.
-
Lajme8 months ago
Detaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lajme1 year ago
Këto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lifestyle1 year ago
Trashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme1 year ago
Burrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme1 year ago
Ja kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme1 year ago
Detajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
-
Lajme1 year ago
Ja kush janë 19 deputetët e koalicionit “Fronti Evropian” (LISTA)
-
Lajme1 year ago
KSHZ publikon rezultatet e para të zgjedhje parlamentare