Connect with us

Lajme

Shi dhe breshër në Tetovë, kërkohet të shkyçet e tërë energjia elektrike

Komandanti i Njësitit të Zjarrfikësve në Tetovë ka kërkuar që të shkyçet rryma në tërë qytetin pas reshjeve të shiut.
Sipas tij, rreziku nga goditja e rrymës për qytetarët dhe zjarrfikësit është e lartë për shkak se janë përmbytur bodrumet e disa shtëpive dhe objekteve, informoi drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Stojançe Angelov.
Në numrin e telefonit 112 kanë arritur disa denoncime nga qytetarët për bodrume të përmbytura.
Stuhia që ka goditur Tetovën pasditen e sotme është përcjellë me reshje të dendura shiu dhe vende-vende breshër në madhësinë e një arre.
Bllokimi i trafiku është vërejtur në disa pika të qytetit. Qytetarët raportojnë se pas pikë pagesës në rrugën për Shkup, afër urës, ka shumë ujë dhe vozitja është jashtëzakonisht e ngadaltë, andaj për momentin ka turmë të madhe.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Në Gjykatën Penale dëshmoi tezja e të vrarës Vanja Gjorçevska

Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup, lidhur me vrasjen e Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezhovski sot dëshmoi tezja e Vanjës. Ajo foli për kërkimin e mbesës së saj.

Dëshmitarja Maja Spiroska në seancën e sotme gjyqësore, në pyetjet e prokurores Zhaklina Llazarevska, tha se ditën kur e kishin kuptuar se Vanja ishte zhdukur me miq me vetiniciativë kishin kërkuar nëpër kafene për informacione.

“Nga e marta tashmë çdo ditë ishte prezente, deri të dielën e më tutje. Të gjithë ishim në panik, të gjithë e kërkonim Vanjën. Kishte kolege nga puna e Zoricës, inspektorë, Sashko, nipi im, kur unë shkoja ai vinte në mbrëmje. E kërkuam, provonim të shihnim disa video xhirime”, tha ajo.

Sqaroi se babai i Vanjës, Aleksandar Gjorçevski, bashkë me mikun e tij Goce, të cilin ajo nuk e njihte, i kishin parë xhirimet, me çka, siç tha, në një moment e kishin zbuluar Citroenin.

“Sashko i solli xhirimet, i shikoi në dhomë në kompjuter. Në fillim ishte vetëm, më vonë erdhi Goce, nuk e di kush është. Me të, ata dolën, gjetën regjistrime, shikonin. Goce zbuloi automjetin Citroen në një moment, të mërkurën ose të enjten. Ai tha se unë mendoj se ne kemi disa të dhëna, është e mundur. Ajo mendoi se vetë burri kishte ardhur e kishte marrë dhe e kishte dërguar”, sqaroi ajo.

Tezja e Vanjës sot tha se habiteshin pse fëmijën do ta merrte dikush në mënyrë të organizuar. Tha se Aleksandri e ngushëllonte nënën Zorica me fjalët “mos u shqetëso, do ta gjejmë”.

Në pyetjen nëse Aleksandri në atë periudhë ka kërkuar diçka nga ajo, u përgjigj se i kishte thënë që t’i dërgojë porosi Ilon Maskut.

“Një kohë më thoshte se duhet t’i dërgoj porosi Ilon Maskut që ta gjejë me satelit”, tha ajo.

Lidhur me pyetjen a e di se Aleksandri ka dërguar porosi për shpërblim, ajo u përgjigj se e di vetëm për një porosi të fshirë të cilën e kishte marrë vesh nga njëri prej prindërve.

“E di se ka dërguar në grupin e prindërve, nuk e kam parë porosinë, sapo më treguan, ka shkruar kthejeni fëmijën, do tu jap para”, tha ajo.

Në vazhdimin e seancës së sotme gjyqësore dëshmojnë anëtarë dhe simpatizues të partisë politike “E djathta”.

Në seancën e parë gjyqësore të mbajtur të akuzuarit Lupço Palevski, Boro Videvski, Velibor Manev dhe Vllatko Keshishov, si dhe babai i vajzës, Aleksandar Gjorçevski u deklaruan se nuk ndjehen fajtorë.

Sipas akuzës, ata bashkë planifikuan grabitjen e vajzës 14-vjeçare me qëllim që të detyrojnë një anëtar të familjes së saj më të ngushtë të japë të holla si shpërblim. Përderisa grabitja e të dëmtuarit Pançe Zhezhovski në Veles ishte bërë me qëllim që ta detyrojnë që tua japë veturën “Citroen” që ta shfrytëzojnë për grabitje të fëmijës në Shkup.

E mitura Vanja dhe Pançe nga Velesi, të cilët ishin raportuar si të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, ishin gjetur të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit më 3 dhjetor 2023.

Lidhur me këtë rast është i dyshuar edhe një person për ndihmë pas kryerjes së veprës penale kundër të cilit procedura do të zhvillohet veçmas.

Gjykimin e udhëheq gjykatësi Ivica Stefanovski, ndërsa përfaqësues i akuzës është prokurorja Zhaklina Kërstevska.

Continue Reading

Lajme

Nesër mot me vranësira me reshje shiu, të cilat në disa vende do të jenë më të rrëmbyeshme

Moti nesër do të jetë me vranësira me reshje shiu të cilat në disa vende do të jenë më të rrëmbyeshme (mbi 20l/m2), informojnë nga DPHM.

Të premten dhe të shtunën në mëngjes do të ketë reshje shiu të cilat në pjesët malore dhe në vendet më të larta veçanërisht në pjesët perëndimore do të jenë të borës dhe do të formohet shtresë e dëborës.

Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar veriore, veçanërisht e shprehur të premten. Në ditët e fundjavës moti do të jetë stabil me temperatura më të ulëta të mëngjesit.

Continue Reading

Lajme

Tetovari kapet me 3312 mjete piroteknike ne kufirin e Jazhincës

Më 12 nëntor 2024, rreth orës 16:40, punonjësit e policisë nga Stacioni Policor për Mbikqyrje Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar të Jazhincës, kanë parandaluar një tentativë për kontrabandë të materialeve piroteknike. Gjatë kontrollit të një automjeti “Tiguan” me tabela regjistrimi nga Tetova, i drejtuar nga Z.S. nga Tetova, në bagazhin e automjetit janë gjetur disa pako që përmbanin gjithsej 3312 mjete piroteknike, përfshirë fishekzjarre, petarda, raketa dhe produkte të ngjashme.

Përmbajtja e materialeve piroteknike u sekuestrua dhe rastin e dokumentuan autoritetet. Pas përfundimit të procedurave hetimore, do të ngrihet akuzë për kontrabandë ndaj shoferit Z.S.

Ky rast tregon përpjekjet e vazhdueshme të policisë për të parandaluar trafikimin ilegal të materialeve piroteknike, të cilat paraqesin rrezik për sigurinë publike.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lifestyle4 hours ago

Auto Shkolla BEKO shënon përvjetorin e parë me OFERTË SPECIALE për kandidatët e rinj!

Në përvjetorin e saj të parë, Auto Shkolla BEKO nga Shkupi me seli në rrugën Xhon Kenedi numër 1, ka...

Lajme4 hours ago

Në Gjykatën Penale dëshmoi tezja e të vrarës Vanja Gjorçevska

Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup, lidhur me vrasjen e Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezhovski sot dëshmoi tezja e Vanjës....

Lajme4 hours ago

Nesër mot me vranësira me reshje shiu, të cilat në disa vende do të jenë më të rrëmbyeshme

Moti nesër do të jetë me vranësira me reshje shiu të cilat në disa vende do të jenë më të...

Lajme7 hours ago

Tetovari kapet me 3312 mjete piroteknike ne kufirin e Jazhincës

Më 12 nëntor 2024, rreth orës 16:40, punonjësit e policisë nga Stacioni Policor për Mbikqyrje Kufitare në Pikën e Kalimit...

Lajme7 hours ago

Pa ujë banorët e Çairit dhe Sopishtës

Pa ujë sot janë një pjesë e banorëve të Dobri Dollit të Shkupit, Komuna Sopishtë. Siç informon NP “Ujësjellësi dhe...

Lajme7 hours ago

Arrestimi i një personi në Tetovë i cili dyshohet për vra’sje, MPB jep detaje të reja

Ministria e Punëve të Brendshme ka dhënë detaje për aksionin e mbrëmshëm policor në fshatin Poroj të Tetovës, ku u...

Lajme1 day ago

Nga dita e premte, pajisje dimërore të detyrueshme për automjetet

Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se nga data 15 nëntor deri më 15 mars, sipas përcaktimeve të “Ligjit...

Lajme1 day ago

Tetovari ka sulmuar gruan dhe vajzën e mitur

Një 46 vjeçar akuzohet se ka dhunuar gruan dhe vajzën e mitur. “SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër K.K...

Lajme1 day ago

Xhirollogari e zbrazët dhe mungesë punëtorësh në pikën turistike Kodra e Diellit

Fillimi i mbarë i sezonit dimëror në pikën turistike të Kodrës së Diellit duket sikur mision i pamundur. Sipas Drejtorit...

Sport1 day ago

Milenko, drejtor ekzekutiv në KF “Vardar”, “Komitët” kundër: S’ka karakter!

Milenko Nedellkovski u emërua drejtor i ri ekzekutiv i klubit të futbollit “Vardar”. Në mbledhje morën pjesë edhe përfaqësues të...

Trending