Connect with us

Lajme

Silvinjo me valixhe në dorë, një ofertë portugeze tundon trajnerin e Shqipërisë

“Një “qejfmbetje” e opinionit sportiv nga ndeshja e fundit, një rinovim i munguar që përpara Europianit dhe interes nga disa klube, ngrenë dilemat nëse e ardhmja e Silvinjos do të jetë në krye të stolit të Kombëtares shqiptare apo jo”, shkruan sot Panorama sport në artikullin e saj me titull “Silvinjo me valixhe në dorë, një ofertë portugeze tundon trajnerin e Shqipërisë” dhe vazhdon:

“Trajneri mbërriti në janar të 2023-shit dhe pas Europianit përfundoi kontrata e tij dhe stafit ndihmës, si Zabaleta apo Doriva.

Ndërkohë, nga ana tjetër “Panorama Sport” mëson se Silvinjo ka një ofertë në tavolinë nga një klub në ligën portugeze.

Kjo i trazon disi ujërat në Kombëtaren shqiptare pasi ndeshjet e radhës vijnë shpejt, në shtator do të nisë edicioni i ri i Ligës së Kombeve dhe me thënë të drejtën, braziliani ka krijuar një raport të ngushtë me shumicën e grupit, pavarësisht se dikush mund të ketë pakënaqësi për minutazhin apo çështje të tjera.

Në fund të fundit Silvinjo vendos dhe ai do të gjykohet për vendimet e tij.

Mes dëshirës për tu rikthyer në një klub dhe mes “zjarrit” të kualifikueseve të Botërorit 2026 me kuqezinjtë, Silvinjo është në një udhëkryq me dosjen e trajnerit në dorë.

SITUATA- Një rinovim i munguar, ngre edhe më shumë dyshimet se trajneri po heziton për të vazhduar këtë projekt me Shqipërinë, apo ndoshta mund të ketë dëshirën për të vijuar, por nuk puqen kushtet financiare me Federatën Shqiptare të Futbollit dhe pas suksesit me kualifikimin në Europian, “steka” tashmë është ngritur disi më lart dhe rroga nuk mund të jetë e njëjtë.

Një largim të mundshëm e forcon më shumë interesi i disa klubeve në Europë, por edhe një ofertë që trajnerit i ka mbërritur nga një klub portugez, ku emri aktualisht nuk bëhet i ditur.

Ditë të nxehta, por një zgjidhje duhet të vijë sa më shpejt pasi grumbullimi i radhës është vetëm dy muaj më vonë.”/PANORAMASPORT

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Gjashtë punëtorë nga Nepali e lënë punën pa paralajmërim, pronarët nga Maqedonia ankohen në polici

Dukuria e shtetasve të Nepalit të punësohen në Maqedoninë e Veriut, duket se po bëhet gjithnjë dhe më prezente. Edhe pse disa prej tyre zënë vend të mirë në kompanitë e vendit, sërish zgjedhin të ikin.

Dy raste janë paraqitur vetëm dje në Polici, ku dy pronarë të kompanive të vendit kanë denoncuar se të punësuarit e tyre nga Nepali nuk janë paraqitur në punë dhe se kanë lëshuar vendbanimin, duke mos i paralajmëruar dhe pa ua kumtuar motivet.

Rasti i parë është paraqitur në Stacionin policor në Shën Nikollë, nga V.M.(34) nga Shën Nikolla, pronar i një kompanie private. Ai denoncoi në polici se 5 punëtorë të tij nga Nepali, me qëndrim të përkohshëm në Shën Nikollë, të moshës 27 – 38-vjeçare e kanë lëshuar vendin.

Rasti i dytë është paraqitur në Berovë, nga D.V.(44) nga Berova, udhëheqës në kompani private në Pehçevë.

Ai denoncoi në polici se 38-vjeçari nga Nepali, i punësuar te ai, e ka lëshuar vendin ku ka qenë duke qëndruar.

Continue Reading

Lajme

A do të vazhdojë Fatmir Bytyqi të jetë pjesë e LSDM-së?

I ftuar në Daily Click në TV21 është Fatmir Bytyqi nga LSDM nga ku foli nëse do të mbetet pjesë e LSDM-së ose do të ketë një rrugë tjetër që do të ndjekë, përcjell TV21. Bytyqi tha se pjesë e politikës është bërë për shkak të bindjeve ideologjike dhe siç thotë, nëse do të kishte ndonjë lëvizje që që jeton më mirë ideologjia social demokrate do ta mendonte por siç tha, Fatmir Bytyqi mbetet në LSDM.

“Unë në politikë kam hy për shkak te bindjeve ideologjike dhe vlerave që i takojnë LSDM-së. Po qe së në skenën politike do të kishte lëvizje tjetër që do të dëshmonte se ideologjia socialdemokrate jeton shumë më mirë se sa këtu ku është, ndoshta do e mendoja por ajo nuk është rast kështu që, Fatmir Bytyqi ngelet në LSDM”, tha Bytyqi.

Continue Reading

Lajme

Dimra pa borë, vera deri në 50 gradë, si do të jetë klima në Maqedoni në vitin 2080?

Temperaturat e larta dhe nxehtësia që ndjejmë si pasojë e ndryshimeve klimatike nuk do të ulen. Dimrat në Maqedoni dhe në vendet përreth do të jenë më të ngrohtë dhe rrallë do të bjerë borë, ndërsa valët e të nxehtit do të zgjasin më shumë me temperatura gati 50 gradë Celsius, raporton 360 Gradë, transmeton Portalb.mk.

Këto janë parashikimet e shkencëtarëve me ndikim që merren me ndryshimet klimatike. Njëri prej tyre, Matthew Fitzpatrick, profesor në Qendrën për Studime Mjedisore në Universitetin e Maryland, SHBA, krijoi një hartë interaktive duke përdorur të dhënat nga Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPPC).

Ai tregon edhe Maqedoninë, gjegjësisht kryeqytetin Shkupin dhe jep një parashikim se si do të jetë klima në më pak se gjashtëdhjetë vjet. Temperatura në Shkup në vitin 2080 gjatë periudhës së verës pritet të jetë 7,5 gradë më e lartë se ajo aktuale në vitin 2024. Do të jetë më thatë, pasi lagështia pritet të ulet me 12.4 përqind.

Edhe dimrat do të jenë më të ngrohtë, ndaj parashikohet të rriten me 4.7 gradë në krahasim me ato aktual në atë periudhë të vitit. Supozohet se në kushte të tilla nuk mund të priten reshje bore, ndërsa si faktor shtesë tregohet se lagështia e ajrit në muajt e dimrit do të jetë më e ulët se ajo aktuale për 1.7 përqind.

Hartën interaktive mund ta shihni në këtë link “Future Urban Climates”.

Fitzpatrick thotë se si rezultat i ndryshimeve klimatike, qytetet në hemisferën veriore do të kenë një klimë të ngjashme në pesëdhjetë deri në gjashtëdhjetë vjet me atë që kanë tani qytetet në jug.

Kështu për shembull, supozohet se nën ndikimin e ngrohjes globale, banorët e Oslos në Norvegji do të duhet të përshtaten me motin sepse temperaturat atje do të jenë të ngjashme me ato në Kroaci sot. Vjena do të ketë një klimë si Firence apo Genova, Londra do të jetë e nxehtë si Bordeaux dhe Miami si Abu Arish në Arabinë Saudite.

E dhënë e brendshme është se në krijimin e hartës interaktive “Future Urban Climates” merr pjesë edhe Teofil Nakov nga Maqedoia, i cili pas përfundimit të studimeve për biokimi në Universitetin Shën Kirili dhe Metodi në Shkup niset për në SHBA, ku doktoroi në biologji në Universitetin e Austin, Teksas.

Për simulimin e hartës interaktive u mblodhën të dhëna nga më shumë se 40,000 qytete dhe mbi 5,000 rajone.

Kujtojmë se këto ditë, në Maqedoninë e Veriut, temperaturat maksimale kanë arriur deri në 43 gradë celsius.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme11 hours ago

Gjashtë punëtorë nga Nepali e lënë punën pa paralajmërim, pronarët nga Maqedonia ankohen në polici

Dukuria e shtetasve të Nepalit të punësohen në Maqedoninë e Veriut, duket se po bëhet gjithnjë dhe më prezente. Edhe...

Lajme11 hours ago

A do të vazhdojë Fatmir Bytyqi të jetë pjesë e LSDM-së?

I ftuar në Daily Click në TV21 është Fatmir Bytyqi nga LSDM nga ku foli nëse do të mbetet pjesë...

Lajme11 hours ago

Dimra pa borë, vera deri në 50 gradë, si do të jetë klima në Maqedoni në vitin 2080?

Temperaturat e larta dhe nxehtësia që ndjejmë si pasojë e ndryshimeve klimatike nuk do të ulen. Dimrat në Maqedoni dhe...

Lajme11 hours ago

Vrasja e policit serb nga 33-vjeçari kosovar, reagon Aleksandër Vuçiq

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka reaguar për ngjarjen e ndodhur në qytetin e Loznicës, ku sipas autoriteteve të Beogradit 33-vjeçari...

Lajme11 hours ago

LSDM: Të shtëna të reja në Çair, me VMRO-në rrugët janë bërë të pasigurta për qytetarët

LSDM sot ka reaguar në lidhje me plagosjen e një 31-vjeçarit mbrëmë më Çair të Shkupit. Nga atje thonë se...

Lajme11 hours ago

Përleshja me armë në Çair, policia jep detajet

Një tridhjetë e një vjeçar nga Shkupi (D. B.) është plagosur në shkëmbimin e zjarrit të mbrëmshëm në Çair të...

Lajme1 day ago

Paralajmëroi burgosjen e Vuçiqit nëse hyn në Kosovë pa leje, deklarohet Sveçla

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka folur për deklaratën e tij se nëse Vuçiq tenton të futet pa leje në...

Lajme1 day ago

Ngritet kallëzim penal ndaj 36-vjeçarit për tentim vrasje ndaj kryetarit të komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimit

MPB njofton se SPB Shkup ka zbardhur ngjarjen penale nga 01.04.2024 në fshatin Aracinovë, rajoni i Shkupit, kur u raportua...

Lajme1 day ago

5.601 persona kanë hequr dorë nga nënshtetësia e RMV-së në pesë vitet e fundit

Vende të ndryshme kanë rregulla të ndryshme për marrjen e shtetësisë. Disa lejojnë mbajtjen e dy ose tre pasaportave, e...

Lajme1 day ago

Qeveria ka emëruar disa drejtorë, ja emrat

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dje në seancën e gjashtë ka marrë disa vendime për emërimin e disa...

Trending