Connect with us

Lajme

“Gjenocid pa ndëshkim”/ Studiuesi që dokumentoi rrëfime dhe intervista nga krimet greke ndaj çamëve, Hyqmet Zane: Janë përdhunuar gra, fëmijë të masakruar

Në qershor të këtij viti shënohet 80-vjetori i gjenocidit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë. Kuvendi i Shqipërisë ka caktuar me ligj 27 qershorin si “Dita e gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë nga shovinistët grekë”. Masakrat ndaj shqiptarëve të Çamërisë filluan që pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe do të kulmonin në përfundim të Luftës së Dytë Botërore.

Nga qershori i vitit 1944 deri në mars të vitit 1945, mijëra shqiptarë të Çamërisë përjetuan një gjenocid të ashpër nga forcat greke nën komandën e Napoleon Zervës, që rezultoi me vdekjen masive të mijëra civilëve, por edhe me dëbimin, shkatërrimin, grabitjen dhe konfiskimin e pronave të tyre.

Në vlerësimet e historianëve, por edhe të përfaqësuesve të shqiptarëve të Çamërisë, janë rreth 5 mijë shqiptarë të Çamërisë, civilë të pafajshëm, mes tyre të moshuar, gra dhe fëmijë që humbën jetën nga masakrat dhe nga vuajtjet, që shënon një periudhë tragjike të fatit të popullsisë çame.

Si pasojë e masakrave u spastrua etnikisht një popullsi prej 35.000 banorësh, shqiptarë muslimanë të Çamërisë që u vendosën kryesisht në Shqipëri si refugjatë.

Gjenocidi është dokumentuar edhe nga studiues dhe njohës të çështjes çame, ku mes tyre është edhe Hyqmet Zane, i cili ka arritur të dokumentojë rrëfime dhe intervista të shumë shqiptarëve të Çamërisë dhe Kosovës që kanë përjetuar gjenocidin, duke i përmbledhur në libra.

Për Agora News, Zane rrëfen mbi gjenocidin dhe masakrat, qëndrimin e shtetit shqiptar dhe angazhimin e vetë shqiptarëve të Çamërisë për këtë çështje.

Ai tregon se është një nga trashëgimtarët e atyre që erdhën nga Çamëria. “Babai dhe nëna ime, gjyshi dhe gjithë fisi im jemi nga Filati i Çamërisë. Ne u shpërngulëm më 14 korrik 1944. Unë jam krenar për origjinën time, që i përkas Çamërisë. Emri çam për mua është i nderuar. Ne jemi shqiptarë të Çamërisë dhe nga kjo pikëpamje jemi krenar”, tregon Zane.

Zane thekson se pas vitit 1991 u njoh me shumë burra çamë që kanë përjetuar dhe parë gjenocidin dhe masakrat.

“E kishin parë me sytë e tyre (gjenocidin), kishin përjetuar masakra dhe i intervistova dhe gjitha këto intervista bashkë me ato të Kosovës, i mblodha bashkë në një libër dhe e titullova ‘Kosova dhe Çamëria, dëshmi rrëqethëse’. Por me kalimin e kohës mora dhe dëshmi të tjera, po aq rrëqethëse dhe i ribotova në një libër që e quajta ‘Çamëria dhe Kosova: Gjenocid pa ndëshkim’, sepse vërtet gjenocidi dhe në Kosovë edhe në Çamëri nuk është ndëshkuar, veçanërisht në Çamëri”, thekson Zane.

Ndër anët më të tmerrshme të tragjedisë çame mbetet edhe përdhunimi i grave dhe masakrimi i fëmijëve, madje dhe foshnjat në barkun e nënës.

Zane flet edhe për masakrat, vrasjet dhe përdhunimet ndaj shqiptarëve të Çamërisë. “U vranë, u dogjën të gjallë, u nxorën fëmijët nga barku, i futën fëmijët në furrën e pjekjes, vranë pleq dhe burra, i masakruan, gratë i mblodhën dhe dogjën shtëpitë”, tregon ai.

Zane shprehet se ato që kanë parë gjenocidin me sy i rrëfenin me lot në sy masakrat dhe sipas tij të tmerrshme ishin masakrat në Paramithi.

Ai thekson se çështja çame është çështje dinjiteti, e rikthimit të të drejtave njerëzore dhe se masakrat nuk mund të mohohen.

“Shteti shqiptar duhet të kishte çuar një rezolutë Parlamentit Evropian, sepse çështja çamë është madhore, është një kauzë”, thekson ndër të tjera Zane.

Në fund ai thekson se do të dëshironte që data 27 të ishte një datë proteste, që të kuptohet që ekzistojnë çamët dhe çështja çame./BalkanWeb

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Mediat serbe citojnë Daçiqin: Vritet i dyshuari për vrasjen e policit serb

Zëvendëskryeministri i Serbisë, njëherësh ministër i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq, ka thënë të premten se është vrarë personi që në orët e para të së enjtes vrau një polic në Serbi.

Identiteti i personit të vrarë nuk është përmendur në komunikatën e lëshuar nga autoritetet serbe në pasditen e 19 korrikut.

Daçiq më herët gjatë së premtes tha se autoritetet ishin në kërkim të Faton Hajrizit, i dyshuar për vrasjen e policit dhe plagosjen e një tjetri në Lloznicë, qytet në pjesën perëndimore të Serbisë.

Ministria e Brendshme e Serbisë po ashtu publikoi fotografinë e Hajrizit dhe u bëri thirrje qytetarëve për bashkëpunim.

Autoritetet kryen kontrollet në dy anët e lumit Drina, që gjendet në kufi me Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës, pasi dyshonin se personi që kreu vrasjen mund të ishte nisur në atë drejtim, raportoi Radio Televizioni i Serbisë (RTS) më 19 korrik.

Sipas ndihmësdrejtorit të policisë Dragan Vasileviq, helikopterët dhe dronët u përfshin në kërkim.
Sulmi ka ndodhur në orët e para të së enjtes kur policia e ka ndalur veturën në të cilën ka qenë i dyshuari, për një kontroll rutinor, raporton REL.

Continue Reading

Lajme

Stuhia e shkurtër në Shkup shkaktoi shumë dëme

Moti i ligë ka përfshirë pasditen e sotme Shkupin me reshje të shiut dhe erë të përforcuar. Në komunën e Aerodromit është ndërprerë rryma, derisa disa semaforë madje kanë qenë jofunksional.

Në disa pjesë të Shkupit disa rrugë janë përmbytur, ndërsa për shkak të degëve të pemëve që kanë rënë në rrugë, në disa vende ka pasur edhe ngecje të komunikacionit.

Siç kanë konfirmuar nga Elektrodistribuimi, dy linjat e largpërçuesit 110 kilovolt që furnizojnë nënstacionet “Aerodrom” dhe “Lindje” ka probleme rreth furnizimit, me çka një pjesë e Shkupit është pa rrymë.

Prej atje thonë se dëme serioze në rrjetin e shpërndarjes ka shkaktuar stuhia e sotme në Shkup dhe se ekipet e Elektrodistribuimit janë në terren për të normalizuar furnizimin me energji elektrike.

Pas stuhisë, konsumatorët janë pajisur me energji elektrike, por pas një kohe të shkurtër furnizimi me energji elektrike është ndërprerë për shkak të dëmtimit që ka pësuar rrjeti i shpërndarjes.

Continue Reading

Lajme

A mungojnë 500 milionë euro në buxhetin e shtetit?

Kemi nevojë për rritje ekonomike të natyrshme dhe aktivitet ekonomik të kompanive dhe jo rritje artificiale të pagave. Ka vende me borxhe publike më të mëdha se i yni, por kjo nuk reflektohet negativisht si në rastin tonë, potencon analisti ekonomik, Abil Baush, për ribalansin e paraqitur të buxhetit. Ai pret rimëkëmbjen ekonomike në tremujorin e fundit të vitit.

“Nga Qeveria e re kërkuam t’i ndalojë disa shpenzime të panevojshme, p.sh. ndërmarrjet publike janë çdoherë në borxhe, duhet bërë reformë ku ato do të kishin rezultate të mira dhe nga ndërmarrjet humbëse të kalojnë në ndërmarrje profitabile.”, – deklaroi analisti ekonomik, Abil Baush.

Llukarevska për buxhetin: Është gënjeshtër se mungojnë 500 milionë euro

LSDM-ja akuzoi se VMRO-DPMNE-ja po e çon shtetin drejt humbjeve financiare. Ata thonë se në kohën kur ishin në pushtet arritën ta ulnin deficitin buxhetor në 3.6% dhe borxhin publik në 55%, ndërsa tani deficiti është rritur në 4.9% dhe borxhi publik në 68%.

“Gënjeshtra e parë është se është shpenzuar shumë dhe mungojnë 500 milionë euro nga buxheti për çka do të ketë përgjegjësi. Ky është një tentim i pasuksesshëm që të frikohen qytetarët për gjendjen e keqe, siç thonë ata. Deri në momentin e zgjedhjeve, nëse shihni platformën financa të hapura për transparencë, që LSDM-ja e vendosi mund të shihni se për të gjitha shpenzimet janë paraparë mjete dhe nuk mungon asnjë denarë.”, – theksoi deputetja e LSDM-së, Sanja Llukarevska, përcjell PRESSonline.al

Analisti Baush thotë se buxheti nuk është në vdekje klinike, siç tha ministrja Koçoska, por në vdekje, sepse mungojnë 32 miliardë denarë dhe për gjysmë viti janë shpenzuar mjetet e planifikuara për fund të vitit 2024.

Me ribalansin, sipas tij janë rialokuar 350 milionë euro nga projektet që kanë pasur realizim të dobët.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme5 hours ago

Mediat serbe citojnë Daçiqin: Vritet i dyshuari për vrasjen e policit serb

Zëvendëskryeministri i Serbisë, njëherësh ministër i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq, ka thënë të premten se është vrarë personi që...

Lajme8 hours ago

Stuhia e shkurtër në Shkup shkaktoi shumë dëme

Moti i ligë ka përfshirë pasditen e sotme Shkupin me reshje të shiut dhe erë të përforcuar. Në komunën e...

Lajme8 hours ago

A mungojnë 500 milionë euro në buxhetin e shtetit?

Kemi nevojë për rritje ekonomike të natyrshme dhe aktivitet ekonomik të kompanive dhe jo rritje artificiale të pagave. Ka vende...

Lajme8 hours ago

VLEN: BDI me patriotizëm të rrejshëm, por edhe me xhepat plot

BDI është bërë sinonim i krimit, korrupsionit dhe zhvatjes së bizneseve dhe qytetarëve, veçanërisht të shqiptarëve, thuhet në kumtesën e...

Lajme8 hours ago

Trump merr zyrtarisht nominimin e Republikanëve: Mund t’i ndal të gjitha luftërat me një telefonatë

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pranuar të enjten vonë – sipas orës lokale – nominimin e republikanëve për president...

Lajme8 hours ago

Aksident i rëndë në Serbi, humb jetën një grua nga Maqedonia e Veriut, familja po kthehej nga Sllovenia

Në një aksident të rëndë në autostradën mbi Predejan-Leskoc në Serbi, në hyrje të Grykës së Gërdelicës, ka ndodhur një...

Lajme1 day ago

Gjashtë punëtorë nga Nepali e lënë punën pa paralajmërim, pronarët nga Maqedonia ankohen në polici

Dukuria e shtetasve të Nepalit të punësohen në Maqedoninë e Veriut, duket se po bëhet gjithnjë dhe më prezente. Edhe...

Lajme1 day ago

A do të vazhdojë Fatmir Bytyqi të jetë pjesë e LSDM-së?

I ftuar në Daily Click në TV21 është Fatmir Bytyqi nga LSDM nga ku foli nëse do të mbetet pjesë...

Lajme1 day ago

Dimra pa borë, vera deri në 50 gradë, si do të jetë klima në Maqedoni në vitin 2080?

Temperaturat e larta dhe nxehtësia që ndjejmë si pasojë e ndryshimeve klimatike nuk do të ulen. Dimrat në Maqedoni dhe...

Lajme1 day ago

Vrasja e policit serb nga 33-vjeçari kosovar, reagon Aleksandër Vuçiq

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka reaguar për ngjarjen e ndodhur në qytetin e Loznicës, ku sipas autoriteteve të Beogradit 33-vjeçari...

Trending