Lajme
Sistematizimi në MPB, Toshkovski do t’i shqyrtoj vendimet e Bushit
Të gjitha vendimet e brendshme për sistematizim dhe aktet e nënshkruara në cilësinë e ministrit nga ana e ish zëvendësministrit të Brendshëm, Nazim Bushi do të shqyrtohet ligjërisht nga ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski. Nga kabineti i Toshkovskit thonë se ligjshmëria e vendimeve do të bëhet në përputhje me vendimin e Qeverisë i sjellë më 28 qershor.
Konkluzioni i Qeverisë numër 5581/1 i datës 28 qershor 2024
“Obligohen punëdhënësit nga sektori publik dhe shoqatat tregtare në pronësi të shtetit t’i ndërpresin procedurat për punësim në periudhë të pacaktuar dhe avancimet mbi bazën e informacioneve pozitive për sigurimin e mjeteve financiare nga Ministria e Financave për vitin 2024 nga periudha deri më 14.02.2024 të cilët kanë filluar me punë më 24 qershor dhe pas 24 qershorit 2024”.
Nga koalicioni VLEN thonë se të gjitha punësimet partiake të bëra pas shpalljes së zgjedhjeve dhe pas përfundimit të Qeverisë teknike, do të prishen dhe do të hapen konkurse të reja.
“Sigurisht që do të rishikohen dhe do të shqyrtohet mundësia e prishjes së atyre procedurave dhe rishikimi e hapja e tyre përsëri që të ketë mundësi çdo qytetarë të aplikojë dhe të gjej një vend pune”, tha Bilall Kasami, Koalicioni VLEN.
Përveç në Ministrinë e Brendshme, vendimet të tilla punë dhe avancime janë bërë edhe nëpër ministritë tjera me të cilat kanë udhëhequr kuadrot e BDI-së dhe LSDM-së. /Alsat.mk
Lajme
Gjendet një trup i pajetë brenda një hoteli në Tetovë
Me datë 05.09.2024 në ora 11:40, në SPB Tetovë nga Emergjenc Mjekësore e Tetovës kanë raportuar se në një hotel në Tetovë ndodhet një person i vdekur, i cili nga mjeku i Mjekësisë Emergjente ka konstatuar vdekjen pa shenja dhune.
“Është konstatuar se bëhet fjalë për P.J.R (68) nga Britania e Madhe. Prokurori publik dhe zyrtarët policorë nga SPB- Tetovë kanë kryer këqyrje në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të Prokurorisë Publike, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion”, thuhet në kumtesën e SPB Tetovë.
Lajme
Mira Murati në listën e the ‘Time’, shqiptarja mes njerëzve që po bëjnë revolucion në botë
Çdo vit revista prestigjioze amerikane, publikon listën me 100 personat më me ndikim. Këtë vit ‘Time’ ka renditur emrin e shqiptares Mira Murati, në mesin e 100 personave më me ndikim në teknologjinë që po bën revolucion në botë inteligjencën artificiale.
‘TIME 100 AI’ nderon figurat që po bëjnë hapat gjigantë të transformimit teknologjik. Mes tyre është shefi i Google, Sundar Pichai, ndërsa Mira Murati është në listën e inovatorëve.
Shefja e teknologjisë në gjigantin OpenAI, sipas shkrimit të “Time”, ka qenë një prej figurave udhëheqëse në rritjen meteorike të kompanisë.
Ajo ka qenë një prej personave kyç në zhvillimin e modeleve ChatGPT dhe DALL-E, të cilat bënë që bota të mësojë se çka është inteligjenca artificiale.
Murati është vlerësuar si udhëheqëse në kompani, edhe për versionin e ri të robotit me të cilin po komunikojnë njerëzit, GPT-40, falë edhe interaksioneve me zë në kohë reale.
Lajme
Fidan: Ne do të vazhdojmë ta mbështesim Kosovën në arenën ndërkombëtare
Ministri i Jashtëm i Türkiyes, Hakan Fidan, i cili gjendet për vizitën në Kosovë, tha se vendi i tij do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në arenën ndërkombëtare, raporton Anadolu.
Pas takimit me homologen e tij, Donika Gërvalla-Schwarz, të dy kryediplomatët mbajtën një konferencë të përbashkët për media.
Duke folur për vizitën e tij në vend, Fidan tha se “kosovarët nuk janë vetëm miqtë tanë, por edhe vëllezërit tanë”.
Kryediplomati turk gjithashtu foli edhe rreth mbështetjes që Türkiye i jep Kosovës.
“Ne e kemi mbështetur gjithmonë Kosovën në arenën ndërkombëtare dhe do të vazhdojmë ta mbështesim”, tha Fidan.
Ministri turk pritet të zhvillojë takime edhe me zyrtarë të tjerë të lartë të vendit. Ai përveç takimeve me zyrtarë të tjerë do të vizitojë edhe qytetet Prizren dhe Mamushë, si dhe selinë e KFOR-it, ku Türkiye nga tetori i vitit 2023 mban kryesimin.
Në Prishtinë, ministri Fidan udhëtoi pas vizitës së tij të djeshme në Maqedoninë e Veriut.
– Marrëdhëniet Türkiye-Egjipt
Fidan, mes tjerash theksoi dëshirën e përbashkët për të zhbllokuar potencialin e plotë të partneritetit mes Türkiyes dhe Egjiptit.
“Egjipti dhe Türkiye kanë një vullnet të fortë për të realizuar potencialin e plotë të të dy vendeve, si në marrëdhëniet dypalëshe ashtu edhe në çështjet rajonale”, tha Fidan në përgjigje të pyetjes së një gazetari.
Fidan shtoi se zyrtarizimi i marrëdhënieve “brenda një kuadri sistematik” mund të shërbejë si një model për rajonin.
Komentet e ministrit turk pasojnë vizitën e presidentit egjiptian, Abdel Fattah al-Sisi, të mërkurën në kryeqytetin turk Ankara.
-
Lajme4 months ago
Këto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lifestyle4 months ago
Trashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme7 months ago
Burrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme4 months ago
Ja kush janë 19 deputetët e koalicionit “Fronti Evropian” (LISTA)
-
Lajme6 months ago
Detajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
-
Lajme4 months ago
Ja kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme4 months ago
KSHZ publikon rezultatet e para të zgjedhje parlamentare
-
Lajme2 months ago
“Rexhep Asani zv/drejtor në ELEM”, Bilall Kasami tregon emrat e personave që Lëvizja Besa do të emërojë nëpër drejtori